Forumi Horizont Gjithsej 104 faqe: « E parë ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 57 » ... E fundit »
Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- poezi te poeteve te huaj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2098)


Postuar nga SUNBELOVED datë 23 Prill 2004 - 18:23:

Poezi

UOLT UITMAN

O Kapedan!
Imi Kapedan!

Shkruar mbas vrasjes se Presidentit te USA Lincoln ne 1865

O Kapedan! imi Kapedan! udhetimi yne i tmerrshem ka mbaruar,
Anija perballoi cdo shkaterrim, cmimi qe kerkuam eshte fituar,
Porti eshte afer, kembanat degjoj, njerezit te gjithe ngazellejne,
Ndersa syte ndjekin bashin qendrestar, anija ogurzeze dhe e marre;
Por O zemer! zemer! zemer!
O kullim pikash te kuqe pergjakur,
Atje ne kuverte ku imi Kapedan dergjet,
Rene i ftohte dhe i vdekur.

O Kapedan! imi kapedan! ngrihu dhe degjo kembanat;
Ngrihu - per ju flamuri u shpalos - per ju ushtojne burizanet,
Per ju buqetat dhe kordelet behen kurore - per supe turma njerezore
Per ju therrasin ata, masa djaloshare, fytyrat e paduruara kthejne;
Ketu Kapedan! ate i shtrenjte!
Kjo dore nen koken tuaj!
eshte ndonje enderr kjo mbi kuverte,
Ju rate i ftohte dhe i vdekur.

Imi Kapedan nuk pergjigjet, buzet e tij te zbehta dhe te palevizshme,
Ati im nuk e ndjen doren time, ai s'ka me puls por as deshire,
Anija u ankorua shendoshe e mire, lundrimi i saj ka sosur dhe mbaruar,
Nga udhetimi i tmerrshem anija fitimtare hyn me qellim te fituar;
Ngazellehuni O brigje, dhe bini O kembana!
Por une mes pikellimit capitur,
eci kuvertes ku imi Kapedan dergjet,
Rene i ftohte dhe i vdekur.


  Gjithsej 104 faqe: « E parë ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 57 » ... E fundit »
Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.