Forumi Horizont Gjithsej 59 faqe: « E parë ... « 40 41 42 43 44 45 46 47 48 [49] 50 51 52 53 54 55 56 57 58 » ... E fundit »
Trego 59 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- C`po ndodh ne Kosove? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4482)


Postuar nga azurro datë 17 Maj 2005 - 22:19:

Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica fton ne bisedime homologun kosovar, Bajram Kosumi

Lajmi i ores 6:35 PM



Vojisllav Koshtunica
BEOGRAD (17 Maj ) -Kryeninistri serb Vojisllav Koshtunica i ka derguar nje ftese zyrtare homologut te tij kosovar Bajram Kosumi nepermjet te ciles e fton ate ne nje takim qe do te mbahet ne Kosoven jugore, me 25 maj. Ne nje deklarate te bere disa dite me pare kryeministri kosovar eshte shprehur i gatshem per t'u takuar me kryeministrin serb, por dje zedhenesi i tij beri te ditur qe data e takimit mund te shtyhet per shkak te impenjimeve te kreut te qeverise kosovare ne Gjermani. Realizimi i takimit Kosumi -Koshtunica do te ishte takimi i pare ndermjet politikaneve kosovare dhe atyre serbe. Nderkohe disa dite me pare presidenti Tadic ftoi ne bisedime homologun e tij kosovar, Ibrahim Rugoven i cili e refuzoi kerkesen. em/em (ANSA/Balkanweb)




Kjo ftese me duke nga me anomalet dhe pa sence qe mund te ekzistoje. Si mund te marri guximin dhe te ftoje per bisedime ne Kosove kryeministrin e Kosoves nje person qe nuk i perket kesaje bashkesie por si memedhe te tije ka Serbine? Si mund te mendoje akoma se Kosova eshte pjese e Serbise? C`fare mendje te semure ka ky njeri? Si mund te ftohet njeriu ne shtepine e tije? Kush ta jep te drejten te behesh zot ne shtepine e tjetrit.
Ne qofte se Kosumi e pranon kete poshterim ska fjale tjeter pervec se fjales tradheti, dhe po te lejohet ky takim do te thote marrja fund e aspiratave te Kosovarve per nje shtet te pamvarur.


  Gjithsej 59 faqe: « E parë ... « 40 41 42 43 44 45 46 47 48 [49] 50 51 52 53 54 55 56 57 58 » ... E fundit »
Trego 59 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.