Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Semundje Gastrointestinale (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12941)


Postuar nga NS-6 datë 08 Prill 2007 - 03:17:

te reja mbi mekanizmat molekulare te semundjeve te permendura me siper

Cod. B07042007

nje artikull qe gjeta ne internet dhe qe daton 15 mars 2007.te plote mund ta gjeni ne temen "scienze mediche".
nje grup nderkombetar kerkuesish ka arritur te identifikoje disa nga mekanizmat molekulare qe jane ne baze te patologjive si sindroma e irritimit te zorres se trashe,si dhe semundjeve te Kronit dhe rektokolitit ulceroz.
kjo gjetje eshte publikuar ne revisten "Nature".

duke perdorur metoda te sofistikuara gjenetike,kerkuesit arriten te formojne nje model miu qe nuk shprehte proteinen NEMO,qe eshte e nevojshme per te aktivizuar faktorin e transkriptimit NF-kB ne qelizat e lekures se zorreve,nje molekule kjo qe luan rol te rendesishem ne kontrollin e disa gjeneve qe kontrollojne imunitetin e lindur dhe ate te perfituar.gjenet qe kontrollohen nga NF-kB jane gjene per citokinat,per receptoret e citokinave,per molekula te lidhjes (te tipit te ICAM-it) dhe molekulat MHC (te rendesishme per njohjen e qelizave nga sistemi imunitar).
ne zorre,kjo molekule duket se merr pjese ne rregullimin e mekanizmave te pergjigjes kundrejt faktoreve te stresit.

minjte mutante zhvilluan nje infiamacion te rende te zorreve. "NF-kB vepron si sinjal mbijetese kundrejt ketyre qelizave" tha Pasparakis,njeri nga kerkuesit. "Ne mungese te saj,qelizat vdesin me shpejt dhe keshtu formohen zona te shkaterruara ne lekuren e zorreve". neper hapesirat qe formohen,bakteriet qe normalisht jane banore te zorreve,ku marrin pjese ne proceset e tretjes,arrijne te futen ne brendesi te faqeve te mureve te zorreve,ku veprimi i tyre shkakton nje pergjigje infiamatore dhe i jep origjine edhe semundjes.

"duket si nje rreth vetushqyes-shtoi kerkuesi-sepse sinjalet qe stimulojne infiamacionin mberrijne edhe ne qelizat qe jane te varfera me NF-kB,qe jane shume te ndjeshem kundrejt tyre,aq shume sa edhe te vdesin. ne kete menyre formohen hapesira te tjera per futjen e bakterieve dhe te shkaktojne keshtu nje pergjigje imunitare te vazhdueshme.

per me teper:
Le basi molecolari dell'intestino infiammato (Cod. A 07042007)


  Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.