Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 »
Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Udhetim ne hapsire (kuriozitete). (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17623)


Postuar nga Piktor datë 08 Shkurt 2010 - 18:51:

Eklipset.

Besoj se te gjithe e dime se ç'jane eklipset! Te pakten fenomenin e njohim te gjithe.
Me pak fjale eklipsi mund te pershkruhet sikurse ti je shtrire e po merr ca rreze te ngrohta dielli e vjen dikush te ze rrezen e diellit, - largohu ore se me zure diellin!!!
Pra eklipsi nuk eshte gje tjeter por pozicioni ne te njejten trajektore te zene, toka, hena dhe dielli.
Eklipsi mund te jete i plote ose i pjesshem.
Eklipsi diellit
Quhet eklipsi i diellit sepse hena gjate rruges se saj neper orbite arrin ne nje pike qe gjendet ne mes te tokes e diellit. Ne kete menyre ajo pjese e tokes qe ze hija e henes u eklipsua. Duke qene se hena e dielli levizin me shpejtesi te ndryshme, hija e henes spostohet neper siperfaqen e tokes me nje shpejtesi prej 2 km ne sekonde. Gjeresia e hijes se henes ne toke arrin deri ne 270 km. Koha me e gjate ne nje vend qe mund te verifikohet eklipsi zgjat 7.5 minuta. Gjatesia e hijes se henes kur del perpara diellit eshte 373.500 km.
Eklipsi anular (unazor) i diellit
Mirpo dime se hena ka nje distance mesatare nga toka rreth 384.400 km, keshtu nese distanca e henes nga toka eshte me madhe se rrezja e hijes se saj i bie qe hene mos ta shohim krejt te zeze, por te rrethuar nga flaket e diellit ne forme unaze, sepse hija nuk arrin ne toke.
Eklipsi i pjeseshem i diellit.
Do te thote qe qendra e diellit, henes dhe tokes nuk jane ne vije te drejte por shume afer kesaj, per pasoje hena zen vetem pjeserisht rrezen e diellit.

Eklipsi i henes.
Kemi eklips te plote kur qendra e diellit, tokes dhe henes jane ne te njejten linje.  Eklips te plote henor kemi  kur hena e plote hyn komplet ne konin e hijes se tokes. Nese hena hyn pjeserisht natyrisht qe edhe eklipsi do te jete i pjesshem.
Per kuriozitet gjatesia e konit te hijes se tokes eshte 1.382.00 km.
Ne diference nga eklipsi i diellit, eklipsi i henes shihet njelloj nga te gjitha pikat e tokes qe ne ato momente kane henen ne horizont.
E gjithe faza e eklipsit zgjat rreth 1 ore e 30 minuta.

Gjate nje viti mund te kemi te pakten 2 eklipse dhe maksimumi 7.
Nqs se jane vetem 2 atehere jane eklipse diellore.
Nqs se jane 7 kemi , 2 eklipse henore dhe kusuri dihet.

Ne raste shume te rralla kemi 3 henore dhe 4 diellore. 


Eklipse mund te verifikohen ne çfare do lloj pjese te tokes, megjithse jane te shumte si frekuence, ne te njetin vend mesatarisht i bie nje here ne 360 vite.
Per te pare nje eklips te plote te diellit ne Europe duhet te presim vitin 2026 pikerisht do te ndodhe me daten 12 Gusht. meqense pika maksimale eshte diku andej nga Deti i Ngrire i veriut ne perendim te Islandes tek ne ne Shqiperi do te jete aty tek 90%.

Si behet perllogaritja e datave dhe vendeve te eklipsit? Egsiston nje cikel qe quhet Cikli i Saros qe zgjat 23 hena rreth 18 vite, gjate ketij cikli, verifikohen 28 eklipse te henes 27 eklipse te plota te dielli dhe 16 eklipse unazore.


  Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 »
Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.