Forumi Horizont | Gjithsej 104 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- poezi te poeteve te huaj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2098)
leter e Tatjanes kushtuar Oneginit
(Tatjana konsiderohet si nje nga personazhet me te arrira te letersise, ndersa letra e saj nje rrefim shume i sinqerte ndjenjash, nga Aleksander Pushkin)
Po marr guximin t'ju shkruaj...
cdo deshire me vec te shpirtit tim
e di se eshte e drejta juaj
te me denoni me percmim?
Po ju qe shihni si po vuaj
me pak meshire sadopak
nuk do me prapsni zemerak.
Me pare desha te rri qete
per turpin tim besomeni
Ju s'do te dinit kurrsesi
po te mund te shpresoja vete
qe kur e kur me plot hare
te kem tju shoh ketu tek ne
qe tju degjoj si kuvendoni
tju them nje fjale dhe pastaj
ne zemer vec nje mall te mbaj
vec gjer serish te me takoni
po thone se ju s'rrini dot
ne fsht te heshtur,ju merziti
E ne....ne rrojme me te kote
plot gas se vini e na aviti
Pse ardhte vete ashtu ne fshat
na gjette te ky vend i qete?
T'ju njoh s'do kisha kurre fat
s'do kisha turbullim te shkrete
dhe afsh i shpirtit tim ne jete
duk'u qetuar kushedi
nje mikut mund ti behesha mike
dhe shoqe e jetes dhe besnike
dhe zonje e ndershme per shtepi
Nje tjeter...jo askujt ne jete
nuk do ti falja dashuri!
E ka vendosur qielli vete
jam jotja ne perjetesi!
Gjithe jeta ime me pat qene
nje peng se ty do te takoj
se zoti jeten ma ka dhene
qe gjer ne varr te t'adhuroj
perhera te kam enderruar
te ndjenja thelle mu ne gjit
me at veshtrim qe me trondit
ne zemer shpesh ta kam degjuar
ty zerin...Jo s'ish enderrim!
dhe sapo hyre te kuptova
me preke fort ,u pervelova
thashe:"eshte ai thesari im!"
s'eshte e vertete?po te kam ndier
me flisje kur me dhembshuri
ndihmoja njerezit e mjere
e kur ne shpirtin tim te mjere
me sillte lutja qetesi
edhe tani ndaj kesaj grime
A nuk je ti o endrra ime
qe n'erresire po ndricon
e vjen me prek me nur e hije?
s'je ti qe plot prej dashurie
shprese edhe gaz me numeron?
kush je ti?engjelli me shprese?
apo nje lajkatar pa bese?
ma hiq tani kete dyshim
kjo mbase nje enderr mund te jete
per zemren time .nje genjim
e ndryshe krejt fat i vertete...
po dhe keshtu ,jet edhe Fat
vec ty qe sot ti kam besuar
me qan me lot shpirt i ngrate
e mbrojtje vij per te kerkuar
Mendo:jam vetem ,s'kam ku flas
askush nuk mund te me kuptoje
mendja fillon te me leshoje
ne heshtje duhet te humbas
te pres;ti eja sic me k'enda
dhe shpresat ngjallmi perseri
a ma prish endrren qe tani
me te qetuara te renda
Mbarova! s'mund ta rilexoj...
po vdes nga frik'e turperuar
po nderit tuaj i besoj
me plot guxim duke shpresuar.
Gjithsej 104 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.