Forumi Horizont Gjithsej 57 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- Kodi i Da Vincit! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8040)


Postuar nga jimmy84 datë 10 Prill 2005 - 16:18:

O Shabe ta shohesh Kodin e Da Vincit si liber policesk per mendimin tim eshte si te vleresosh nje pikture te Da Vincit nga korniza. Aty e gjithe aventura eshte nje ngjarje e denje per nje film te "Agjentit 007" apo ndonje liber te Sherlok Holmsit, pra per mendimin tim pa asnje vlere artistike. Dhe prandaj une temen mbi kete liber nuk e hapa tek "Letersia" por e hapa te "Besimi fetar". E di gjithe ashtu qe Kisha e ka futur ne "listen e zeze" kete liber ashtu sic ka bere me cdo liber qe eshte anti-kishtar. Tema e diskutimit (qellimi i hapjes se temes) nuk ishte per "aventurat e heronjve te romanit" por per idete dhe teorite historiko-fetare dhe te shprehura nepermjet artit. Ne fakt megjithese Arti e distancon veten nga Politika, ai ka permbajtje politike dhe shpesh ka lidhje edhe me fene. Sepse edhe arti edhe politika edhe feja i kane rrenjet tek filozofia. Biles vete feja eshte nje filozofi dhe nje politike ne vetvete. Por me keto libra po hidhen teori qe rrezojne teori shekullore (te pakten te ketyre shekujve kur Kisha ka kontrolluar dhe censuruar gjithshka qe binte ne kundershtim me mendimin e saj). Pra une kerkoja mendimin tuaj mbi keto teeori dhe mbi ato fakte qe permenden ne liber po edhe ne libra te tjere qe keni lexuar ne lidhje me kete.


  Gjithsej 57 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.