Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 4 [5]
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fotografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=244)
-- Fotografit HDR (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15689)


Postuar nga BvizioN datë 27 Gusht 2008 - 20:43:

Re: I'm a tech abuser!

Citim:
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti
Thjesht bej nje foto dhe pregatis dy te tjera (kopie) ne Photoshop duke i ndryshuar "levels"
Pastaj i hdr-oj ne Photomatix!


Ajo menyre perdoret vetem kur nuk ke asnje alternative tjeter.....pasi nje shkrepje nuk permban detaje te mjaftueshme per te gjeneruar nje HDR. Nje RAW permban gjithe detajet dhe eshte konsideruar si negativ digital....e prap se prap nuk arrin te krijoje te njejte kualitet sa tre apo 5 shkrepje te vecanta me ekspozura te ndryshme.

Pra, per te bere nje HDR te perkryer, menyra me e mire eshte te besh shkrepje individuale me eksposura te niveleve te ndryshme. Ose perdor shkrepje bracket ne baze te konfigurimit qe i ben aparatit.

Dhe perseri dy gjera jane te rendesishme ti kesh, pervec aparatit: 1) Trekembesh 2) Durim


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 28 Gusht 2008 - 01:58:

Po shkrepjet bracket si funksionojne? Na jep dot nje shpjegim te shkurter?


Postuar nga BvizioN datë 28 Gusht 2008 - 10:19:

Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Po shkrepjet bracket si funksionojne? Na jep dot nje shpjegim te shkurter?


Sigurisht. Vetem se nje gje duhet te keni parasysh, se nje praktike e tille ndryshon ne kamera dhe modele te ndryshme.

Cfare jane shkrepjet bracket? Kur nje shkrepje e butonit rezulton ne tre fotografi te nje pas njeshme te njejtit objekt, njera teper e erret, njera ndricim normal dhe tjetra teper e ndricuar. Konfigurimi ne aparat mund te behet i tille qe nje shkrepje bracket te rezultoje ne 5 fotografi.

Siq e thashe me teper, nje praktike e tille ndryshon ne kamera dhe modele te ndryshme. Megjithate.....sa per tu dhene nje ide.

Ne ekranin e Menu, tek settings....gjej funksionin "multiple exposures". Disa aparate te japin opsionin e 3 dhe 5 skrepjesh te nje pas njeshme. Pasi zgjedh "multiple exposures" dhe sa shkrepje, te del opsioni i ndricimit, qe eshte nje + - balance ndricimi, ne te cilen ti vendos se sa do e kete diferencen e ndricimit nje fotografi nga tjetra (E.V qe do te thote exposure value)

Praktikoje disa here deri sa tja marresh doren. Nje avantazh i madh i fotografise digjitale eshte se mund te besh me qindra fotografi te ti fshish te gjitha pa shpenzuar asnje kacidhe. Tjeter gje ishe epoka e fotografimit me filma ku fotografet do kishin shume kujdes per mos te shpenzuar filmin (qe ne shumicen e rasteve nuk ish dhe teper i lire per tu blere)


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 28 Gusht 2008 - 19:22:

Bardhok, me sa po kuptoj kjo qenka nje menyre le te themi "e automatizuar" per te bere 3 apo 5 shkrepje me exposure te ndryshme qe jo te gjithe aparatet e ofrojne!
U pa puna do e blej nje 40D :p


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 28 Gusht 2008 - 22:05:

Po jo mer taj, se edhe aparati im i lodhur e ka si funksion, jo me i joti qe ka dyfishin e megapikselave. Te i imi quhet AEB Mode. Auto Exposure Bracketing. Keshtu qe jepi drejtim dhe shfleto manualin e aparatit tend.

Ose shfleto gogolin.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 28 Gusht 2008 - 22:10:

Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Po jo mer taj, se edhe aparati im i lodhur e ka si funksion, jo me i joti qe ka dyfishin e megapikselave. Te i imi quhet AEB Mode. Auto Exposure Bracketing. Keshtu qe jepi drejtim dhe shfleto manualin e aparatit tend.

Ose shfleto gogolin.




Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 28 Gusht 2008 - 22:31:

Qeshe me paragrafin e pare apo me te dytin?


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 28 Gusht 2008 - 22:37:

Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Qeshe me paragrafin e pare apo me te dytin?


Qesha me injorancen time kundrejt aparatit tim!


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 28 Gusht 2008 - 22:55:

E po djale i mbare, lere shpaten dhe kape aparatin te familjarizohesh me te...

Shes te timin meqe ra fjala. Merre per 70 Euro.


  Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 4 [5]
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.