Forumi Horizont Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 »
Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- Biografia dhe Veprat te perkthyera ne Shqip te Erih Maria Remark (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1702)


Postuar nga i_lire datë 30 Mars 2004 - 21:41:

Remark ne moshen 13, dale me Wolf(ujk).


Postuar nga i_lire datë 30 Mars 2004 - 21:43:

1918, veshur ne uniformen gjermane, po me qenin e tij Wolf.


Postuar nga i_lire datë 30 Mars 2004 - 21:47:

Jutta Ilse Zambona

Remark u martua me Jutta Ilse Zambona, kercimtare dhe aktore, me 1925. Ishte nje lidhje teper pasionante. U divorcuan disa vjet me pas, por me 1938, ku Remark ishte i mbleseruar me Marlene Dietrich, u rimartua perseri me Jutta-n per t'i lejuar asaj emigrimin nga Zvicra dhe marrjen e lejes se qendrimit ne Shtetet e Bashkuara. Foto me poshte tregon ngjashmerine e saj ne feminitet me Marlene Dietrich, ku te dyja ndanin aftesine per t'i krijuar autorit dhimbje dhe per te pershkruar aq bukur personazhet e tij femra. (Zotni burre, e Jimmy? )


Postuar nga i_lire datë 30 Mars 2004 - 21:49:

Kjo eshte nje nga makinat e shumta te Remark ne Porto Ronco. Makinat e shpejta dhe garat ishin nje pasion pergjate gjithe jetes se tij. Ketij pasioni i ka kushtuar dhe librin e mrekullueshem "Qielli nuk ka preferenca"


Postuar nga i_lire datë 30 Mars 2004 - 21:52:

Si shumica e librave te tij karakteret kryesore pinin alkol te shumte, keshtu edhe ne jeten e Remark i cili ka konsumuar teper alkol dhe ka patur vetem pak periudha te "thata" per shkak te semundjes. Ne foto eshte duke shijuar shoqerine e dy vajzave ne Hollivud. (Zotni burre, te thashe Jimmy)


Postuar nga i_lire datë 30 Mars 2004 - 21:55:

Qent i kane dhene gjithmone Remark ndjenjen e shtepise dhe te se paturit dicka. Kete mund ta shohim qe nga fotot e tij ne rini me qenin Wolf dhe deri ne kete foto me qenin e tij Billy. I pelqenin qent sepse besonte ne shoqerine e tyre besnike.


Postuar nga i_lire datë 30 Mars 2004 - 21:58:

Qe pas publikimit te "Asgje e re nga fronti i perendimit" Remark mund te quhej njeri me te ardhura te mira per periudhen ku jetonte, edhe pse kishte probleme te shumta taksash ne Zvicer dhe Shtetet e Bashkuara. Ne foto Remark pozon perpara nje pune te Van Gogh. Ka patur nje koleksion teper te gjere te Degas dhe Cezanne, te cilit ishin dhe dy artistat e tij te preferuar, si edhe Renoir, Rubens e shume te tjere.


Postuar nga i_lire datë 30 Mars 2004 - 22:00:

Dale me 1939 ne Cannes me Marlene Dietrich. Remark mbajti per me shume se 30 vjet fotot e Marlene Dietrich, edhe pse lidhja e tyre zgjati 5 vjet. (ZOTNI O JIMMY ZOTNI)


Postuar nga i_lire datë 30 Mars 2004 - 22:04:

Me 1933 Remark emigroj ne Zvicer dhe me 1939, mbas nje viti qe shteti Gjerman i anulloj pashaporten gjermane, emigroj ne Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu ai zoteronte dhe identitet meksikan, e cila i nevojitej per te marre vizen amerikane ne Meksike dhe per te ndihmuar gruan e tij Jutta. Me 1947 ai u be shtetas amerikan. Foto me poshte me pullat neper pasaporta tregon se sa shume ka udhetuar Remark...


Postuar nga i_lire datë 30 Mars 2004 - 22:07:

Dale me 1952 ne Porto Ronco, me aktoren e mirenjohur Paulette Goddard. Paulete i dha atij ndjenjen e nje njeriu te nevojshem, te nje shkrimtari te kompletuar, edhe me te rendesishmen dashurine e sigurte te saj. Me shijen e tyre te holle u paten shpallur si nje nga ciftet me elegante te shekullit 20.


  Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 »
Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.