Forumi Horizont | Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 » Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- poezi te poeteve te huaj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2098)
Ti s'me do? S'te dhimbsem sado pak?
Nuk ta mbushkam syrin apo si?
Prapseprap ti ndizesh e merr flake
Tek shterngohesh supeve te mi
Mike epsh e tera, lajka s'dua
As i vrazhed nuk te sillem dot
Vec me thuaj sa keshtu si mua
Puthur e shternguar ke gjer sot?
Une e di te gjithe hije u bene
Dhe s'ta shuan zjarrin pa mbarim
Preher pa u ulur ti s'ke lene
Si po rri tani ne preherin tim
Ne keto caste ndonje tjeter
Sjell ndermend ti syckat kur pulit
Mos pandeh se po merzitem teper
Tjeterkend kam dhe une ne shpirt
S'eshte fat kjo lidhje mendjelehte
Po nje flake casti, vec ta dish
Si te njoha rastesisht i qete
"Mirembetsh" do te them serish
Edhe ti do marresh udhen tende
Do besh pluhur diten plot merzi
Vecse mos lakmo ti prishesh mendjen
Kujt s'ka njohur puthje e dashuri
Krah per krahe me ndonje tjeter djale
Udhes kur te shkosh ti ku ta dish?
Ndoshta dhe une do te kem dale
Per shetitje, e shihemi serish
Ti me fort pas tjetrit do te ngjeshesh
Dhe me kryet ulur ftohtesisht
"Mirembrema" do me peshperitesh
Ndersa une "Mirembrema Miss"
Dhe asgje nuk do me turbulloje
S'do me dridhet shpirti per asgje
KUSH KA DASHUR S'MUND TE DASHUROJE
KUSH ESHTE DJEGUR S'MUND TE DIGJET ME
SERGEJ ESENIN
ALBANIAN MAN
E shoh qe e paske fiksim ESENIN E MADH.Po ta bej qejfin dhe po shkruaj nje poezi te tij
SKANDALISTI
Rrenes s`ia hap porten e dyqanit
Ka andrralla mjegulli i shpirtit
Pse me doli nami i sharlatanit
Pse me doli fama e skandalistit
S`jam kriminel,as pyllgrabites
Mbi fatkeqet s`kam qelluar kurre
Vetem jam nje vagabond shetites
Dhe perqesh cdo grua dhe cdo burre
Jam nje moskovit e sherret i prape
I degjuar cep me cep ne lagje
Dhe cdo qen me njeh me hunde e llape
Dhe kaloj rruges krejt ne paqe
Dhe cdo kale i rrjepur dhe gerdalle
Sa me sheh me nderon plot mall me koke
Kafshet,egersirat, gjene e gjalle
I sheroj me vjershat,i kam shoke
Republike mbaj ne koken time
Jo per gra parfumesh nder hotele
Fsheh nen strehe brenga dhe trishtime
Me ate tershere i jap nje pele
Miqesi me njerez nuk me mbeti
Kam nje tjeter mbeteri te lire
Po ketu per qafen e cdo mbreti
Jap kravaten time me te mire
Dhe tani s`helmohem shafranit
E pastrova mjegullin e shpirtit
Ja pse kam lavdine e sharlatanit
Ja pse kam lavdine e skandalistit.
A.S.PUSHKIN
LOTI
Dje per nje kupe me vere
Me nje husar qendrova
I heshtur e me shpirtin vrer
Ne rruge larg veshtrova
"Perse ne rruge", ai me thote
"Shikon e nuk ben ze?
Ti s`ke percjellur gjer me sot
Ndonje njeri ne te"
E ula koken i nemitur
Me duf i peshperita
"Husar,e shtrenjta me ka ikur..."
Se thelli psheretita
Ne kupeze nje pike lot
Prej syrit sec me
"Per vajza qan ti foshnje kot?
Mblidhe veten" trimi me tha
Husar ti brenge s`pe ne jete
Nga une pra mesoje:
"Mjafton nje pike lot, medet,
Qe kupen t`a helmoje!..."
Nje defrim vec tani me ka mbetur
Gishtat e dores fort fershelli
Kudo thone mbi mua s'ka tjeter
Skandaloz e rrugac ne Rusi
Humbje e madhe ky nam, por s'merzitem
Jeta humbje ka plot kesisoj
Turp qe zotin besova kaq vite
Por mjerim , tani qe se besoj
Kohe, o kohez e larget e arte!
Llava e jetes gjithcka e bente shkrumb
Une per tu djegur me qarte
Mbas skandalesh renda gjithkund!
---------------------
Ere, ere e debores moj ere
Merrmi vitet ne krahet e tu
Dua djalke te jem dhe nje here
Apo lule e lugines diku.......
Nen nje fyell bariu plot dhimbje
Dua syte ti mbyll ne harrim
Zile yjesh, me boren e mbremjes
Te me bien ne vesh papushim
Oh! Sa bukur e dredh ajo kengen
Nje tufan deshperimi kur derdh
Do te desha diku me nje kembe
Ndane rruges te rrija si bredh
Hingellima ne terr kur te ndieja
Te pushtoja kacuben perbri
Zgjati putrat o henez drejt meje
Merrmi brengat ne qiell tek ti
ESENIN
Faleminderit per poezine e te madhit Esenin , Jimmy84
Ku paskan humbur adhuruesit e poezise ne kete forum????
Po jap ca vargje te tjera nga te famshmet:
RUBAIRAT
O rrace njerezore e verbuar
O hic,mbi ere e pluhur e ndertuar
O hic,e korkolitur mbi Arushen
Perball e pas prej hicit rretuar
............................................
Per qenien e mosqenien jam munduar
E Qiell e Dhe kam matur e peshuar
po qe te gjitha i hodha ne ere! S`jam
i thelle vec n veren e kulluar.
Kur isha i ri kujtoja se e gjeta
Pallatin ku shkelqente e verteta,
Tani qe u mplaka e di qe s`dinja hic
E qe s`di hic nga Bota dhe nga Jeta
Kur isha i ri me zell me mall po milja
Doktore .Me Shenjtore e trobolitnja
Te thella argumenta,Po perhere
I marre hyja e me i marre dilnja
Me ta, te larten urtesi e mbolla
Me doren time e rrita e mbeshtolla
Dhe kjo ish tere pema qe m`u fal:
"Si uje zbrita dhe si ere dola"
..................................................
Si flake digjemi:Ku shumemi?
Si tym vertitemi:Ku turremi?
Si fishkemi e shtrydhemi,kufoma
Ne Llome kllitemi,Ku mbruhemi?
Te kthjellet lindim dhe te mvrejtur vdesim
Me gaz ia nisim dhe me vaj ja presim:
Me lot e zjarr e vrer te perveluar
Ne tym shpirt japim,e ne varr po zbresim.
Ketu qe, nga pa dashur po kercasim,
Dhe qe ketej pa dashur ku po shkasim?
Kupe mbi Kupe Vere sillnani
Kete mallkim t`a mbytim a t`a vrasim.
...........................................................
Dhe Qiellit rrotullonjes i therrita
Dhe e pyeta:"Cila eshte Drita
per djemte e tu te humbur n`erresire?"
"Nje mendje e verber!"tha nje ze nga prita.
...................................................................
Ne hapesire Dheu:Kokerr kumi
Dija dhe Shkenca jone:Fjale lumi
Njeriu kafshet lulet:Flluska brumi
Jeta dhe lufta jone:ENDERRA GJUMI
Meri - Merison
O Meri , eja ne dritare
Eshte ora jone e deshiruar!
C'kushtojne mijera thesare
perpara syve te adhuruar?
Mundim te madh do te duroja
Si skllavi qe duron i strukur
kur zemren tende ta fitoja
Moj Meri Merison, e bukur..
Dje me muzike e vjoli
nder djem e vajza kercimtare
mendimi im shkoi tek Ti
une isha atje, po s'ndenja fare.
Kish plot me nur sa s'behet me
po une thashe "nuk ka Jo
si Meri Merison asnje"
O Meri do ti ta mundosh
ate qe per ty zbret ne varr?
Do shpirt e zemer ti copetosh
per fajin se te do me zjarr?
Ne s'me pranon si dashnor
trego per mua pak meshire
Ti s'mund te kesh nje shpirt mizor
moj Meri Merison e mire..
( nga Robert Berns )
.....................
Nga Rrota e Fat e Zot s`kuptova hic
dhe vesh dyshimeve s`fitova hic
PerDijen shtatedhjete vjet luftova
Me kot i humba,nuk zbulova hic
Te paskan pare ca te shenjteruar
Kur une me qiri te kam kerkuar
Bej c`te mund po je dhe mbetesh i mbuluar
S`te gjej gjekund,me ndje,Zot i bekuar!
Nje qime ndan Genjeshtren nga e Verteta
Dhe Celes nje Elif te vetem gjeta:
Gjeje dhe ti,si une i verberi
dhe ndofta shkojme drejt te vete Jeta
........................................................
Parade e zbrazet,enderr eshte Bota
Dhe s`gjendet qysh i kthehet Rrota
Me dehje dhe me gaz i zbukurohen
Iluzionet,gjepurat e kota.
Poezi
UOLT UITMAN
O Kapedan!
Imi Kapedan!
Shkruar mbas vrasjes se Presidentit te USA Lincoln ne 1865
O Kapedan! imi Kapedan! udhetimi yne i tmerrshem ka mbaruar,
Anija perballoi cdo shkaterrim, cmimi qe kerkuam eshte fituar,
Porti eshte afer, kembanat degjoj, njerezit te gjithe ngazellejne,
Ndersa syte ndjekin bashin qendrestar, anija ogurzeze dhe e marre;
Por O zemer! zemer! zemer!
O kullim pikash te kuqe pergjakur,
Atje ne kuverte ku imi Kapedan dergjet,
Rene i ftohte dhe i vdekur.
O Kapedan! imi kapedan! ngrihu dhe degjo kembanat;
Ngrihu - per ju flamuri u shpalos - per ju ushtojne burizanet,
Per ju buqetat dhe kordelet behen kurore - per supe turma njerezore
Per ju therrasin ata, masa djaloshare, fytyrat e paduruara kthejne;
Ketu Kapedan! ate i shtrenjte!
Kjo dore nen koken tuaj!
eshte ndonje enderr kjo mbi kuverte,
Ju rate i ftohte dhe i vdekur.
Imi Kapedan nuk pergjigjet, buzet e tij te zbehta dhe te palevizshme,
Ati im nuk e ndjen doren time, ai s'ka me puls por as deshire,
Anija u ankorua shendoshe e mire, lundrimi i saj ka sosur dhe mbaruar,
Nga udhetimi i tmerrshem anija fitimtare hyn me qellim te fituar;
Ngazellehuni O brigje, dhe bini O kembana!
Por une mes pikellimit capitur,
eci kuvertes ku imi Kapedan dergjet,
Rene i ftohte dhe i vdekur.
ROBOTET E VDEKUR
HENRY W. TARGOWSKY
Robotet e vdekur
Iu ngjita kreshtave te valeve dhembsharra
Te rrihja tokat bosh,
Ku njesite digitale puqen ne ngjarje
Dhe rerat fotonike marrin forme.
Ku keshtjellat ne ajer pluskonin,
Sajuar nga rend te dhenash gjithkund,
Vizionet permbledhese aty fokusonin
Dhe ndjenin miljet pa fund.
Permbi rrezet e endrrave mekanike
Ku te vdekshmit canin rrugen e vet,
Takova copeza gjymtyresh roboti
Dhe tru ne crregullime krejt.
Cfare eshte ky vend i jetes boshe
Pa dhimbje per tu njohur,
As pasion, as zenke tokesore sndjeva
Ku frynin kiber-ererat fjolle.
Dhe ne kete hapesire te pakapshme
Pertej zbehtesise njerezore,
Atje te vdekur robotet u prefshin ne paqe
Dhe shqisat tona ngordhin prore.
Kenge e deshperuar
Pablo NERUDA
...Oh grua, nuk di si munde te me mbash
ne truallin e shpirtit tend, ne kryqin e kraheve te tu.
Me e tmerrshmja dhe e shkurtra qe deshira ime per ty
me e shqetesuara dhe e dalldisura, me makute dhe e ndere.
Varreze puthjesh, akoma perflaken varret e tua
pervelojne akoma luzmat e cukura nga zogjte
Oh, goje e kafshuar, gjymtyre te puthura
oh, dhembje te deshiruara, oh trupa te pleksur
oh, perqafim i cmendur shprese e force,
ne te cilin u bashkuam dhe u deshperuam.
E dhembshuria e embel, si uji e mjelli
e fjala sapofilluar ne buze
Ky qe fati im e me shtegtoi deshira ime
me te u rrezua deshira ime, gjithcka ne te qe anije, mbytje
I braktisur si skelat ne agim
vetem hija fergelluese me perdridhet nder duar
Ah me tej se cdo gje, ah shume me larg
Eshte ora te nisem, Oh i braktisur.
Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 » Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.