Forumi Horizont | Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 » Trego 59 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- C`po ndodh ne Kosove? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4482)
Miratohet qeveria e re dhe Bajram Kosumi, kandidatura e perzgjedhur nga ramush Haradinaj dhe e nominuar me vone nga presidenti Rugova, eshte kryeministri i ri i Kosoves.
ajo qe me beri pershtypje sot eshte deklarata e Jakup Krasniqit nga PDK-ja, parti e cila ishte kunder qeverise se re sepse donte nje qeveri me baze te gjere me kushtin qe Hashim Thaci te ishte kryeminister.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Jakup Krasniqi, tha se kjo parti kërkonte shtyrjen e zgjedhjes së kabinetit qeveritar dhe formimin e një komisioni hetimor për të hetuar përgjegjësinë eventuale të anëtarëve të kabinetit qeveritar për krime ordinere përfshirë, vrasjet, kërcënime shantazhe dhe krime ekonomike, siç u shpreh Krasniqi.
interesante kur vihen interesat kombetare ne loje kaq te rrezikshme...
si paten thene dikur.....u be italia po su bene italianet...
Pa ka shume mund te thuhet se u ''be kosova po su bene kosovaret''.
Jo se Kosova eshte e pavarur dhe eshte e bere 100% po mundesite e shanset i ka qe te behet e tille.Me politika te tilla po humbitet cdo gje e mire qe u arrit ne 1998 eme pas.Kam pershtypjen se problemet po imponohen ne menyra indirekte edhe nga jashte,sidomos nga Beogradi i cili nuk ka interes ne nje qetesim te gjendjes ne Kosove.
Shqiptaret atje kane pjesen me te madhe te fajit,pse s'jane bere as Shqipatret e Shqiperise as ata te Kosoves....
Nuk duam qe nuk duam te merremi vesht per dicka me te madhe se interesat tona te vogla
Duhet nxjerrë 1 ligj për Shqipërinë e Kosovën (shqiptarët në përgjithësi) ku të ndalohet shkelja e interesave kombëtare për disa dekada nga ana e pushtetarëve, politikanëve dhe medias, qoftë me deklarata, qoftë me veprime.
Nuk nxëkan mënd shqiptarët. Akoma interesat vetjake qëndrokan mbi Kombin dhe mbi të ardhmen.
argumentimi i thacit ishte
Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, Hashim Thaçi përsëriti nevojën e konsenzusit:
"Historia e Kosovës nuk fillon sot. Sot po ndodh një aksident politik në procesin politik të ndërtimit të shtetit modern dhe të pavarur të Kosovës. Kosovës dhe qytetarëve të saj mbi të gjitha u nevojitet stabiliteti, bashkëpunimi, qetësia, toleranca dhe konsenzusi në procesin politik për bërjen e pavarësisë."
dhe nje qeveri e gjere si ajo e Bajram Rexhepit eshte e vetmja menyre per ta realizuar kete, me kushtin qe ai te jete kryeminister. harrojne qe ne maj 2005 behet vleresimi perfundimtar teknik i standardeve dhe mire keq qeveria haradinaj pari nje dinamike te jashtezakonshme, ja moren doren, u vleresuan pozitivisht. tani sa te ndaheshin karriget sa te ndaheshin ministrat, sa te mesoheshin me punen vajti maji.
nderkohe qe haradinaj qe ne 8 mars qe dha doreheqjen e beri qe mos zvarritje puna sepse mund te shfrytezonte fare mire imunitetin e tij politik e mos shkonte ne hage, e caktoi Bajram Kosumin qartazi si kandidat per kryeminister qe mos zvarriteshin gjerat. qe ne 8 mars. sot jemi 23 mars. iku muaji vetem me diskutime me opoziten.
kush do humbiste me kete zvarritje tani? kosova apo thaci apo surroi?
Ka ndokush ndonej shpjegim ne lidhje me keta politikaj sepse unë nuk i kuptoj dot.
Ndonjehere pyes vehten, jemi te aft te qeverisim vendin ne shqipetaret apo jo?
Kush i jep te drejten Politikanve tane qe qeshtjen personale ta vene para asaj kombetare?
O PERENDIA pajtohem me ty plotesisht me ate qe thua ti po kush d oe bej ate ligj, ata qe jan ne parlament ?
Sikur ata te din te bejn ligje nuk do benin Gomarlleqe te tilla, qe mua me vjen turp per veprimet e tyre.
Vritet me arme zjarri vellai i Ramush Haradinajt, Enver Haradinaj
Lajmi i ores 4:55 PM
arkiv
PEJE (15 Prill) -Persona te panjohur kane vrare vellain i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Enver Haradinaj. 23 vjecari u plagos sot rreth ores 15:10, ne rrugen mes Raushiqit dhe Lubeniqit, ne rrugen Peje -Gjakove, nderkohe qe nga plaget e marra, pas nje kohe te shkurter ka vdekur ne spitalin e Pejes. Lajmin e kane konfirmuar edhe burimet spitalore ne qytetin e Pejes. Enver haradinaj ashtu si I vellai ka qene pjestar I ushtrise clirimtare te Kosoves (UCK). em/em (RTK/Balkanw
.......................................................................................................................
Mbas burgosjes se Kryeministrit te Kosoves Ramush Haredinaj vjen edhe ngjarja tjeter me tragjike vrasja e vllait te ish Krieministrit te Kosoves, Enver Haredinaj.
Kjo ngjarje te ben te reflektoshe shume per situaten e krijuar ne Kosove dhe gati gati te ben te besoshe se politika serbe dhe e qarqeve te ndryshme politike ne Evrop qe perkrahin ate po fiton ne Kosove. Kjo duket edhe me qarte ne krijimin e fundit te qeverise se Kosoves ku disa pjestare te qeverise jane akuzuar per perfshirjen ne disa krime ordinere. Pra ketu lind pyetja:
Kujte i sherben nje qeveri e tille e krijuar nga Rrugova?
Pse nuk u zgjodh nje qeveri gjitheperfshirse?
Pse keta persona te inkriminuar nuk hiqen nga qeveria?
Pse Rrugova heshte per nje gje te tille?
Kushe e dergoi R. Haredinaj ne Hage?
Jane shume pyetje qe me vijne ne mend ne kete moment dhe me bejne qe mendimet te me ngatrrohen sepse ka shume ngjarje te dyshimta qe nuk jane sqaruar.
Shpresoj me gjithe zemer qe ta keme gabim por kam nje parandjenjen se nje 18 Marsi me i pergjakur po pregatitet ne Kosove tani qe po afrojne bisedimet per statusin final te Kosoves.Le te shpresojme qe nje gje e tille te mos ndodhe kurre dhe vrasja e E . Haredinajt te mos kthehet ne nje shkendi qe do te ndeste "barin e thate"qe me kohe eshte grumbulluar ne Kosove
Sipas agjensise ANSA
Nje shperthim ne mes te nates ndodhi perpara nderteses se nje partie opozitore dhe ka plagosur tre femije ne kryeqytetin e Kosoves, Prishtine.
Shperthimi ka shkaktuar deme te medha matriale nderteses se Partise opozitare Ora e kryesuar nga Veton Surroi. Kosova kohet e fundit eshte perfshire nga disa episode dhune, ku mund te permendet ai kunder presidentit te kosoves Ibrahim Rugova.
Ky atentat eshte paralajmeruar disa jave perpara nga e ashtuquajtura organizat "Sigurimi i atdheut"duke kercenuar edhe jeten e disa liderave te opozites. Ajo qe aqe me te madhe trumbetohej nga te gjithe, mbajtja e qetsise ne keto situata vendimtare per Kosoven ku pritet te diskutohet statusi final i saje duket se me ane te ketyre atentateve po mundohen ti kalojne ne plan te dyte bisedimet per statusin perfundimtare te Kosoves. Pra "cuditerishte" po ndodhe ajo qe eshte paralajmeruar prej kohesh nga Beogradi se ne Kosove do te kete rremujra te ngjashme me ato te vitit te kaluar.
Pra sic shikohet tani qe po i vjen radha zgjidhjes perfundimtare te statusit dhe pamvarsise se Kosoves dora e UDB-se nepermjet spiunave ose me mire krrimbave te fshehur ne radhet e shqipterve te kosoves po mundohen te pengojne me cdo kushte pamvarsine e Kosoves. Me keto qe po ndodhin po vertetohen ato qe ish kryeministri Gjinxhic (i ekzekutuar nga sherbimet e fshehta serbe) kishte deklaruar per Kosoven. Ai kishte thene se:
"Kosova do te behet nje shtet i pamvarur por kete pamvarsi do ta paguaj shume shtrenjt".
Per fat te keq keto paralajmerime po behen ralitet sic ishte edhe vrasja e fundit e E. Haredinajt vllait te ish Kryeministrit te Kosoves R. Haredinaj te cilit ju be varrimi sot ne nje ceremoni ko moren pjes me mijra vet dhe shume figura te shquara te kosoves si dhe Kryeministri aktual i saje. Ajo qe ra ne sy ne kete varrim ishte mungesa e Presidentit te Kosoves Ibrahim Rrugova.
Nje permirsim i vogel per azurro
Shperthimi ka ndodhur pikrisht ne oren 22:10 ejo ne mesnate, qka ka skaktuar nje rrezik majft te madh per popullaten, pasi qe ne ate kohe ka shum njerz qe enden en ate zone edhe eshte ne qender te Prishtines.
Z.Kryeministri i kosoves e denon sulmin ndaj Partise poitike ORA dhe kerkon me shum informata nga policia ne lidhje me ngjarjen.
Mund te elaboroj dikush kete "denim" te zotri Adem Salihaj.
VEtem te behet nje krahasim i thjeshte. S.I.A. ne komunikaten e tyre thot:
Kemi majft plumba per ta mbrojtur Adem Salihajn, dhe ne kete komunikat kercenon nder te tjeret edhe Veton Surroin, ndersa, ky, Adem Salihaj kerkon nga policia me shum informata ne lidhje me rastin. Per çfar i duhen vella keto informata, sikur te thonte "kerkoj nga organet e drejtesise qe te ndriqohet rasti" do te kishte nje kuptim, mirpo te kerkoj informata, kjo me duket absurditet.
Nje gje eshte fare e qarte, aq thell ka arrit UDB-ja Serbe, sa nuk ka ku shkon me tej.
God Blees us
Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica fton ne bisedime homologun kosovar, Bajram Kosumi
Lajmi i ores 6:35 PM
Vojisllav Koshtunica
BEOGRAD (17 Maj ) -Kryeninistri serb Vojisllav Koshtunica i ka derguar nje ftese zyrtare homologut te tij kosovar Bajram Kosumi nepermjet te ciles e fton ate ne nje takim qe do te mbahet ne Kosoven jugore, me 25 maj. Ne nje deklarate te bere disa dite me pare kryeministri kosovar eshte shprehur i gatshem per t'u takuar me kryeministrin serb, por dje zedhenesi i tij beri te ditur qe data e takimit mund te shtyhet per shkak te impenjimeve te kreut te qeverise kosovare ne Gjermani. Realizimi i takimit Kosumi -Koshtunica do te ishte takimi i pare ndermjet politikaneve kosovare dhe atyre serbe. Nderkohe disa dite me pare presidenti Tadic ftoi ne bisedime homologun e tij kosovar, Ibrahim Rugoven i cili e refuzoi kerkesen. em/em (ANSA/Balkanweb)
Kjo ftese me duke nga me anomalet dhe pa sence qe mund te ekzistoje. Si mund te marri guximin dhe te ftoje per bisedime ne Kosove kryeministrin e Kosoves nje person qe nuk i perket kesaje bashkesie por si memedhe te tije ka Serbine? Si mund te mendoje akoma se Kosova eshte pjese e Serbise? C`fare mendje te semure ka ky njeri? Si mund te ftohet njeriu ne shtepine e tije? Kush ta jep te drejten te behesh zot ne shtepine e tjetrit.
Ne qofte se Kosumi e pranon kete poshterim ska fjale tjeter pervec se fjales tradheti, dhe po te lejohet ky takim do te thote marrja fund e aspiratave te Kosovarve per nje shtet te pamvarur.
se sapo lexova ne Balkan Web qe Kosumi e ka pranuar zyrtarisht ftesen por jo daten dhe vendin e mbajtjes.
ne fakt Azurro duhet te ulen per ceshtje teknike sepse nuk mund te zgjidhen gjerat ndryshe nese nuk bisedohet. madje per mendimin tim Kosova duhet te kishte ndjekur nje politike me agresive ndaj Serbise dhe jo te hezitoje te takohet. sepse hezitimi tregon inferioritet dhe tani kosova ska pse te ndihet inferiore dhe duhet te relaksoje marredheniet me serbine qe te mos plasi lufta serisht nese fitohet pavaresia.
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 » Trego 59 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.