Forumi Horizont | Gjithsej 54 faqe: « E parë ... « 43 44 45 46 47 48 49 50 51 [52] 53 54 » Trego 54 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Sa atdhetare jemi ne shqiptaret? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5060)
Atdhetarizmi eshte vete konstitucionalizmi i shtetit
Kur flitet per atdhetarizem duhet te kihet parasysh qe kjo te shtrohet se pari per ato nivele te cilat e mbartin dhe duhet ta shfaqin ate.Vetem pas kesaj problemi mund te trajtohet dhe per masen e gjere te shqiptareve.
Per ti ardhur ne ndihme arsyetimit tim po radhis disa nga kriteret qe duhen plotesuar per te qene atdhetare:
1. Te veshe interesin e kombit mbi ate vetjak,
2. Te punosh per te permiresuar shtetin tend d.m.th te kontribosh ne forcimin e tij,
3. Te permiresosh jeten e qytetareve te tu.
4. Te luftosh per interesat e kombit tend.
Pra sic mund te shihet nga pikat e rradhitura me siper atdhetarine kane mundesi per ta shfaqur me shpejte ata te cilet drejtojne jeten e vendit e me pas qytetaret e thjeshte.
Po te krahasojme jeten dhe gjendjen e Shqiperise me pikat e radhitura me siper do te kuptojme se jemi akoma shume larg atdhetarizmit. Jemi aq larg sa ndodhta ndonjeri qe do te lexoje opinionin tim mbi kete ceshtje do te shprehet se kriteret e radhitura me siper perbejne nje utopi (por kjo pak rendesi ka e rendesishme eshte qe ti shkojme ne thelb problemit).
Niveli me i larte i cili sipas analizes se mesiperme ka mundesi ta shfaqe me shpejt atdhetarizmin tregoi se nuk e mbart ate, atehere c'mund te thuhet per pjesen tjeter qe perbehet nga qytetaret?
C'mund te beje nje qytetar i thjeshte i cili nuk ka as ndihmen, as mbeshtetjen dhe as mbrojtjen e shtetit te vet? Sigurisht qe jeta e tij eshte me e rendesishme sesa shteti. Eshte normale qe nje shtet i cili injorohen, anashkalohen dhe nuk stimulon aftesite dhe kapacitetet e qytetareve te vet, te jete ne konflikt me ta(qytetaret). Kur ky konflikt nuk eshte konstruktiv, nuk gjen zgjidhje, atehere keta qytetare do te gjejne mundesi per te aktualizuar vlerat e tyre individuale dhe kjo mund te jete edhe jashte kufijve te shqiperise.Ne te shumten e rasteve mungesa e atdhetarise se qytetareve ndodh jo per faj te tyre.
Pershendetje o njerez te mire!
Gjithsej 54 faqe: « E parë ... « 43 44 45 46 47 48 49 50 51 [52] 53 54 » Trego 54 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.