Forumi Horizont Gjithsej 65 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »
Trego 65 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Enver Hoxha per kosoven (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4753)


Postuar nga Beta_tester datë 29 Nëntor 2005 - 02:49:

O NAIM ME DEGJO MU MOS U LODH KOT SE NUK JA VLEN ME U MAR ME KTO QE PO SHKRUJNE KTU, SE JANE POPULL E POPULLI AQ DI LAL E AQ SHKRUN CA KA NIGJU E CA MENON.....


Puna eshte se dhe sikur te zgjidhet problemi Hoxha, nuk i sjell asnjerit dobi sepse ai ka vdek....


persa i perket politikes ajo eshte e thelle dhe nuk mund dhe sdo ta kuptojme dot kurre ne forumistet....

Un nuk pres dhe as kam pritur qe forumistet te marrin vesh nga kto pune dhe pse mund te kene lexu ndonje liber tek tuk, ku duhet me pa dhe kush e ka shkru at liber.....

un pres qe historine ta thone ata te zanatit ata qe dine per kte pune qe kane shfletu librat e biblotekave te mbare evropes, gjithashtu dhe ndonje kokerr e rralle qe te kete lexuar planet e shtetit shqiptar (arshivat e sherbimit sekret) mbi Kosoven.

eshte pak e veshtire per tu deshifruar por do te gjeni dhe nja dy rrjeshta ne librin "Titistet" ku thuhej si do te ishte fundi i jugosllavise dhe ashtu u be siç qe parashikuar ne at liber dhe qe eshte shkruar 22 vjet perpara se te shkoqej jugosllavia.

disa tipa me lart brroçkullisin pse nuk i dhame arme kosovareve, po pse mer ku jetonim ne ne xhungel? ishim te detyruar ti nenshtroheshim vendimeve te Evropes k****, sepse ajo i kishte ndare kufijte qysh ne 1913 ku Kosoven ja kishte dhene vellait te vogel te Rusise pa na pjerdhur ne hiç, dhe çamerine greqise.

Fati jone i keq filluan luftrat boterore e para dhe e dyta, dhe evropa k****, s'dinte mo ku ishte vet dhe jo te na i hidhte syte ne se ç'halle kishim.

nuk du me qene Enverist se as kam qene as du me qene nejhere.....

por ne kte moment jam duke qendru shtremet ne kolltukun tim dhe du me fol drejt ashtu siç e gjeti realiteti Shqiperine e mjere, me analfabete, komuniste, e balliste, etj etj.

Kur Enver Hoxha filloi punen per te ndertuar nje qeveri qe te punonte per Shqiperine pra, sapo mbas lufte, ai duhej te zgjidhte shume halle.
te ndertonte spitale,shkolla,te bente shtetin etj..

ai gjeti nje Shqiperi me 800.000 shqiptar morracake, analfabete, malarik, qe nuk mbaheshin ne kembe.

Ne 50 vitet qe vijuan me politiken e tij sipas kohes dhe bindjeve dhe idealit qe ishte ne ate kohe, ai arriti dmth qeveria e atehershme te ndertonte

shkolla per te gjithe...
uzina
kombinate
i hoqi perçet shqiptareve nga turqinia qe ishim zhyt
i hoqi zhulin(dyllin) malesorve qe nuk laheshin(perdornin dyll)
i shkolloi
krijoi universitet per here te pare
akademi shkencash per here te pare
akademi arti per here te pare
akademi dhe filjale te tjera qe si mbaj mend
i dha drite shqiperise deri ne kasollen e fundit te vermoshit per here te pare
i hoqi malarjen....malarikeve
i hoqi kasollet e i dha shtepia te gjithve "me oxhak"pa dallim feje krahine dhe ideje(perfshi ballistet)
i ngopi barkun shqiptareve
i dha dinjitetin ne bote (histori personale jashte)
per here te pare ne histori
u duken ne horizont:
Kirurget shqiptare
doktore
inxhinjere
arkitekt
piktor
stjudjues
ndertoi hidrocentralet gjigande ku jemi vendi i gjashte ne bote per km katror prodhuesi me i madh per energji hidro.(marre nga enciklopedia)

jam dakort me ju qe te gjtiha kto bota i kishte dhe ne asgje nuk shpikem, por bota i kishte se ja kishin lene trashegim eterit e tyre,
ndersa ne ç'kishim nga zogu vetem mushka e gomer.
ne i ndertuam ne 50 vjet ku i lam me goje hap evropen per çdo fushe te jetes.
moshen mesatare te shqiptarit e barazuam me ate te londinezeve pra 80 vjeç nga 38 vjeç qe ishte ne kohen e mbas lufte.

keto qe ju thashe te dashur miqte e mi jua thashe sepse jane te verteta ku askush nuk mund ti mohoje sepse nuk jane te lexuara ne asnje liber, por jane te skalitura ne memorjen e çdonjerit prej nesh kush jetoi ne shqiperi ne ato kohera.

Tju them te drejten pak malli me ka marre sepse nuk te ngiste kush as ne 12 te nates, mjaftonte nje polic te ruante gjithe qytetin, nuk kishim strese, punonim te gjithe(dhe une), 15 dit pushime ne vit me gabine(duhet te trasportoja frigoriferin nga shpia e mbani mend?)
shkoja me shoket te laheshim ne det qysh ne mars, buke e djath e domate me vete e me vrap ke guret...(jam durrsak)
por ka pas bukurine e vet, u njihje me njerez te rinj luanim letra gjith naten, kur u martoje e te jepnin apartament falas, ik e gjeje sot nje, me pak se 1000 euro metri katror ne tirane.

nuk du keqkuptime se i kam bezdi, thjesht shkruajta disa kujtime te miat gjithashtu dhe tuajat mbi shqiperine e ppsh. thjesht i thashe te bardhes, te bardhe e te zezes, te zeze.
falemderit atij qe pati durim deri ne fund te ktyre fjalve.


  Gjithsej 65 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »
Trego 65 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.