Forumi Horizont | Gjithsej 104 faqe: « E parë ... « 45 46 47 48 49 50 51 52 53 [54] 55 56 57 58 59 60 61 62 63 » ... E fundit » Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- poezi te poeteve te huaj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2098)
EXEGI MONUMENTUM
(Ngrita një monument)
Një monument, që dora s`e gdhend, i ngrita vetes,
në udhëzën drejt tij s`do mbijnë shkurre e bar,
Nga kulla e Aleksandri më madheshtor, përjetë
Do mbajë kryet lart krenar.
Jo, unë krejt s`do vdes, se shpirt kam lirën time
Dhe baltë e hi n`u bëfsha, sërish do jem në jetë
E lavde do më thurren edhe kur rruzullimit
T`i mbetet vetëm një poet
Për mua do të flitet në mbarë tokën ruse,
Do ma permendin emrin, sikush në gjuhë të tij,
Sllaviani kryelartë e fini apo tunguzi,
Kallmiku, stepës pa kufi.
Do të mbes i dashur për popullin ngaherë,
Se ndjenjat më fisnike zgjoi vargu im,
Sepse liri kërkova në këtë shekull t`errët
Dhe për fatkeqët, përdëllim.
Pra bindju,, o muzë zotit, atë dëgjo c`të thotë,
As mos kërko kurorë, të sharat flaki tej,
Lavdinë apo shpifjen ti priti krejt gjakftohtë,
E mos u merr me budallenj.
Gjithsej 104 faqe: « E parë ... « 45 46 47 48 49 50 51 52 53 [54] 55 56 57 58 59 60 61 62 63 » ... E fundit » Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.