Forumi Horizont Gjithsej 92 faqe: « E parë ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit »
Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- Biografia dhe Veprat te perkthyera ne Shqip te Erih Maria Remark (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1702)


Postuar nga Klodel datë 05 Prill 2004 - 18:29:

te rejat nga remarku :)

Mbretëria e Ëndrrave dhe Gam përfaqësojnë së bashku me Stacion në Horizont, tre prozat më të gjëra të të riut Erich Maria Remarque.
Mbretëria e ëndrrave ( Die Traumbude) u botua për herë të parë në vitin 1920 në shtëpinë botuese në Drezden Die Schönheit. Thuhet se publikimin e këtij libri, Remarku e financoi me shitjen e pjanos së tij të dashur.
Gam nuk u publikua gjatë jetë së Remarkut. Publiku gjerman me atë u njoh në përmbledhjen "Vepër e panjohur, prozë e hershme, vepra të mbetura, letra dhe ditare", të cilin e publikuan Thomas F. Schneider a Tilamn Westphalen ( Das unbekannte Werk. Frühe Prosa, Werke aus dem Nachlaß, Briefe und Tagebücher, Köln 1998). Sipas Thomas Shneiderit, Gam mendohet të jetë shkruar në vitet 1923-1924.
Në Mbretërinë e Ëndrrave dhe në Gam mundemi vetëm të nuhatim autorin e romanit Asgjë të re nga Fronti i Perëndimit, i cili u përkthye në rreth 40 gjuhë dhe që edhe sot, 70 vjet pas botimit të tij ende shitet në Gjermani me 40-50 000 libra në vit.
Mbretëria e Ëndrrave dhe Gam lindin në fazën e pjekurisë së Remarkut dhe janë një përgatitje për romanet e mëvonshme, të cilat autori shkroi gjithsej 14, përfshirë dhe romanin e fundit dhe të papërfunduar, Tokë e premtuar ( Das gelobte Land).

Në këto dy libra Remark ende nuk është ai vëzhguesi simpatik, objektiv dhe pak lakonik, i cili e ndjek jetën me sy të mprehtë dhe me një shkallë të lartë skepticizmi. Nuk i trembet patosit, siç është karakteristikë në veprat e tij të mëvonshme, nga të cilat jehon frikë nga ndjenjat tepër të forta, nga përjetimi tepër i thellë dhe nga vetmia e cila e shoqëroi në jetë.
Në punët e tij të hershme nuk ndahet nga heronjtë e tij, por luan rolin e bashkëmoshatarëve të tij dhe ndonjëherë e lejon veten që në mënyrë pothuajse të pakontrolluar të përfshihet me ta nga pasionet dhe dëshirat, gjë që shprehet në një patetikë shumë të madhe të gjuhës së tij. Tre romanet e tij të para i quan si " mëkatet e rinisë". Por edhe këtu lindin temat e tij kryesore, jeta, dashuria dhe vdekja, për momentin të shfaqura në vështirësitë si- frika nga vetmia, dëshira për shoqëri dhe mbështetja tek lidhja me femrën. Por është i ri dhe beson tek jeta.
" Jeta është gjithshka " thotë në mbyllje të Gam, me siguri nën influencën e "filozofisë të jetës" të Henri Bergson apo konceptet e Artur Schopenhauerit rreth "vullnetit për të jetuar"që në atë kohë ishin në modë.

Në Mbretërinë e Ëndrrave Remark ndahet me rininë e tij. Dedikimi i jetës artit dhe shoqërisë, të përmbledhura në ambjentin e bohemëve rreth Fritze Schrammit, ku në mënyrë post-adoleshente filozofojnë mbi jetën dhe janë absolutisht larg realitetit të saj, është mbi të gjitha një kujtim i autorit për rrethin e miqve në Osnabryk rreth piktorit, poetit dhe të dashuruarit pas këngëve Fritz Hörstemeir dhe një ndarje me rininë dhe ëndrrat e tij. Në papafingon e vogël në Liebigstraße 31, në këtë mbretëri ëndrrash filloi Remark në vitin 1916 të zbulojë idealet e jetës së tij: artet, bukuria dhe erotika. Diskutohej për jetën dhe artet, lexoheshin vargje, kompozohej muzikë. Vetë Remarku i binte me pasion pjanos. Por vdekja e shpejtë e Fritz Hörstemeirit 35 vjeçar dhe tronditjet e tjera psiqike, përjetimi i vdekjeve masive në frontin e luftës, qëndrimi në spital dhe vdekja e të jëmës- ishin kriza e jetës së Remarkut. Në jetën e tij hyn vdekja, i zë fole në subkoshiencë dhe më vonë pasqyrohet në themelin melankolik të shumë prej heronjve të librave të tij, në qëndrimin e tyre të tërhequr prej outsiders që dëshërojnë shoqëri dhe partnerë të dashur.

Edhe pse në këtë kohë lindin rreshtat e parë të dorëshkrimit të romanit të tij të madh për luftën, i nevojitet ende kohë që të marrë veten nga trauma psikologjike e shkaktuar nga fatkeqësitë e përjetuara dhe së bashku me këtë të maturohej nga ana konceptuale dhe stilistike. Dhe në një kohë që në qytetet e mëdha gjermane lindin rryma të reja shpirtërore dhe zhvillohen debate të zjarrta për shembull rreth inskenimeve të Bertold Brechtit dhe Ernst Tollerit, Remarku në Mbretërinë e Ëndrrave ndoshta falë dhe izolimit osnabryk zhytet në botën e tij dhe mbetet i influencuar nga humori dekadent. Nuk është befasi që kritikët letrarë janë të pamëshirshëm ndaj shpërthimeve të ekzaltuara të heronjve apo përshkrimeve kyçe të natyrës.


  Gjithsej 92 faqe: « E parë ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit »
Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.