Forumi Horizont Gjithsej 63 faqe: « E parë ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 »
Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Nga Pavarsia në Clirimin e Shqipërisë nga Nazi-Fashizmi (1912-1944) (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=255)
-- Shqiperia nen Pushtimin Gjerman (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2249)


Postuar nga Perendia datë 10 Mars 2005 - 08:01:

Deklarata e KANÇ për të drejtat e qytetarëve. 23 Tetor 1944

Deklaratë e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Shqipërisë mbi të drejtat e qytetarëve.

E bërë në Mbledhjen e Dytë të Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Shqipërisë.
......................................................
Duke shprehur dëshirat e drejta të popullit dhe vullnetin e tij për të ndërtuar 1 shoqëri njerëzore plot liri e dinjitet, pushteti demokratik i popullit shqiptar, i konkretizuar në këshillat nacionalçlirimtarë dhe në Këshillin Antifashist Nacionalçlirimtar të Shqipërisë, garanton:

-Të drejtat e barabarta përpara ligjit të të gjithë nënshtetasve shqiptarë.
-Lirinë e fesë dhe të ndërgjegjes si dhe të drejtat e barabarta të të gjitha feve.
-Lirinë e mbledhjes, të fjalës, të shoqërimit dhe të shtypit.
-Pronësinë private dhe sigurinë personale të qytetarit, si dhe lirinë e iniciativës private në jetën ekonomike.
-Të drejtat e barabarta të gruas me ato të burrit, si në jetën politike të vendit, ashtu edhe në veprimtarinë shoqërore.
-Të drejtën e zgjedhjes në Shqipërinë demokratike, të cilën zgjedhësit do ta ushtrojnë me votim të fshehtë, në bazë të së drejtës të zgjedhjes universale, të njëjtë dhe direkte. Të drejtën e zgjedhjes dhe të drejtën për t'u zgjedhur e ka çdo qytetar dhe qytetare që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe që nuk janë të zhveshur nga kjo e drejtë në bazë të ligjit. Luftëtarët e UNÇ e kanë këtë të drejtë pavarësisht nga mosha e tyre. Nga parimi i votimit të fshehtë dhe direkt mund të hiqet dorë për kohën e zgjatjes së Luftës Nacionalçlirimtare me vendim të KANÇ.
-Çdo qytetari i garantohet e drejta e ankimit për vendimet e organeve të pushtetit si edhe e drejta e lutjes dhe e padisë të të gjithë organeve të pushtetit shtetëror.
-Askush nuk mund të dënohet pa u zhvilluar më parë procedurat gjyqësore.
-Është nder dhe detyrë për çdo qytetar të aftë për armë, të marrë pjesë në luftën çlirimtare si ushtar i UNÇ.
-Pushteti demokratik popullor u siguron me anë të ligjeve të gjithë punëtorëve të qytetit dhe të fshatit 1 jetë të pajtueshme me konceptin modern të së drejtës shoqërore (droit social) dhe me dinjitetin njerëzor.
-Për të mbrojtur rendin demokratik dhe për të siguruar rezultatet e LNÇ, ndalohen të gjitha organizatat fashiste dhe profashiste dhe ndiqen të gjithë personat që merren me veprimtari fashiste dhe profashiste.

Berat, më 23 Tetor 1944.

Për KANÇ të Shqipërisë:

Sekretari------------------Kryetari
Koço Tashko--------------Dr.Omer Nishani
(firma, vula)---------------(firma)

Sa nga këto të drejta u zbatuan pas marrjes së pushtetit?


  Gjithsej 63 faqe: « E parë ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 »
Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.