Forumi Horizont | Gjithsej 92 faqe: « E parë ... « 50 51 52 53 54 55 56 57 58 [59] 60 61 62 63 64 65 66 67 68 » ... E fundit » Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- Biografia dhe Veprat te perkthyera ne Shqip te Erih Maria Remark (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1702)
Romani për gruan e re Gam, e cila në udhëtimet e saj, të pakuptueshme nganjëherë për nga largësia, nga kontinenti në kontinent, në përjetimet e saj të forta të natyrës dhe në disa takime të pabesueshme erotike, kërkon vetveten, nuk është ende një roman i kompozuar me një zhvillim brilant. Po ashtu prejardhja e personazhit kryesor dhe shtresa e saj shoqërore, për shëmbull " ku i merr lekët për një jetë me kaq harxhe:- mbeten deri në fund të romanit të mbuluara me një vello të trashë fshehtësie. Autori jepet shumë pas mrekullive të botës ekzotike, e cila ishte në vitet 20 ende shumë popullore dhe për të cilën diskutohej mjaft shpesh edhe në media. Gjithashtu, ashtu siç shkruan Wilhelm von Sternburg në biografinë e gjerë të Remarkut," natyra është vendi ku autori fillon të kërkojë temat dhe stilin e tij". Gam karakterizohet me një përshkrim të natyrës në sfond, vlerësimeve teoretike për jetën dhe reflektimit për ditën normale, metoda të cilat janë tipike edhe për romanet e tij të mëvonshme. Ndjenjat dhe emocionet e heronjve ende janë të veshura me një shkallë të madhe patosi, por sërisht sipas vlerësimit të Sternburgut –" gjenden fjali shumë të arrira dhe përshkrime natyre dhe episode të cilat në krahasim me zbukurimet e romanit paraardhës nuk kanë të krahasuar. Sidomos në këtë roman shfaqen konstelacionet thelbësore të të menduarit dhe të ndjerit të karaktereve, të cilat Remarku do i variojë në librat e tij të mëvonshëm: vetmia, kotësia e dashurisë dhe fatalizmi i humanistit". Në karakteristikat e anshme dalin tema të tjera, pasioni pas botës së automobilave, dashuria për lulet, tuberkuloza. Një fakt që tregon se autori nuk e harroi këtë vepër më vonë ishte përdorimi i emrave të njëjtë dhe në romanet e tjera. Clerfayt në romanin Parajsa nuk zgjedh, Ravik në Harku i Triumfit, dhe në letrat e viteve 30-40 dedikuar Marlene Ditrichut, në të cilat Remarku vetë nënshkruante si Ravik.
Në Gam personazhi kryesor është grua. Duke marrë parasysh njohjen e botës së grave nga ana e remarkut, pritej që të ishte njëlloj dhe në romanet e tjera. Marrëdhëniet e tij me gra të famshme, si për shembull me aktoret Marlene Ditrich, Greta Garbo, Lupe Velez, Paulette Goddard, Elisabeth Bergner apo me modelen, aktoren dhe mbesën e carit Aleksandër II Natasha Paley- ashtu si alkooholizmi i tij i kultivuar nuk ishin për publikun asgjë e fshehtë. Në ndryshim nga Gam, në të gjitha romanet e tjera të Remarkut gratë shërbejnë më shumë për zbukurimin e dëshirave erotike të heronjve burra, apo të aftësive të tyre për të dashuruar me pasion, por padyshim edhe për faktin se autori për shkak të nevojës së pandërprerë për reflektim të vetes, zgjidhte në romanet e tij edhe problemet e botës së tij.
Në ditarin e tij tregon dy gjëra të jetës së tij, përpjekjes për t'ju prezantuar botës si diçka më shumë se është në të vërtetë, gjë që e tregon stilizimi i tij në rolin e makinistit me "me një tërheqje të frikshme ndaj dashurisë", dëshirën për të luajtur rolin e kavaljerit, të atij që ka shëtitur botën, të " burrit pas femrave".
Në kohën e shkrimit të Gam, autori në Hannover njihet dhe martohet me njërën prej dashurive të jetës së tij, e cila është e gjatë, e hollë, elegante dhe e ftohtë, me fytyrë të ngushtë, sy të mëdhenj dhe me një sex appeal të parezistueshëm, Ilse Jutta Zambona.
" një fytyrë të theksuar, e brishtë me sy të thellë të zinj", ka dhe këngëtarja Lanna Reiner në Mbretërinë e Ëndrrave, dhe i njëjti tip shfaqet në shumë karaktere femërore të romaneve të tjera si për shembull Patricia Hollman tek Tre shokët. Ndoshta pikërisht Jutta Zambona pati kaq efekt tek Remarku sa vendosi të shkruajë Gam.
Remarku ishte burrë i pashëm dhe falë famës së romanit të tij të luftës dhe faktit që suksesi sjell sukses, ishte dhe i pasur. Gratë e dashuronin. Për shembull Marta Feuchtwanger, e cila së bashku me Lion Feuchtwanger, e takoi Remarkun në Berlin, në Zvicër dhe në egzilin amerikan, fliste për të si për burrin të cilin gratë e dashuronin dhe ai dashuronte ato. Edhe Alma Mahler Wefel, e cila pavarësisht pasionit të saj koleksionist për meshkujt në rastin e Remarkut u kufizua vetëm në një gotë së bashku. Në autobiografinë e saj për të shkruan:
" Erich Maria Remark ka një fytyrë të bukur, është i gjatë dhe elegant, dheka një mimikë jashtëzakonisht të gjallë. Vetulla e tij e majtë, e cila është e trashë dhe e zezë ngrihet dhe i jep buzëqeshjes apo të qeshurës një shikim gati djallëzor. Flet pak por e shoqëron me gjeste të bukura".
Në Mbretërinë e Ëndrrave dhe në Gam, Remarku i "vërtetë", i cili falë aftësisë që të kapërcente humnerën mes literaturës serioze dhe literaturës fitoi zbavitëse, fitoi miliona lexues, sapo lind. Edhe patosi i rinisë dhe filozofia rinore kanë vendin e tyre në literaturë, pikërisht sepse u tregojnë lexuesve botën nga këndvështrimi, i cili për të rriturit, të pjekurit si dhe shkrimtarët e konsumuar apo kritikëve letrarë, ishte i mbyllur.
Gjithsej 92 faqe: « E parë ... « 50 51 52 53 54 55 56 57 58 [59] 60 61 62 63 64 65 66 67 68 » ... E fundit » Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.