Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fotografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=244)
-- Foto Bardhe & Zi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2142)
Postuar nga NS-6 datë 16 Dhjetor 2007 - 06:08:
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Kjo s'eshte shenje varferie. Kjo eshte shenje madheshtie e dikurshme, por qe eshte abandonuar. Aty, dikur, mblidhej familja perreth zjarrit, aty tregoheshin perralla, aty ajo kalonte ore te tera duke pare nga dritarja...nje shtepi dikur e gjalle, tashme e abandonuar nga koha.
ne ate dhome diku afer dritares duhet te kete qene nje sepete ku brenda qendronin jorganet ose mbulesat qe do i nxirreshin vetem mikut...rreth zjarrit kane qene te pakten 3 stola te bere vete . mbeshtetur ne anen e majte te oxhakut ka qene nje furke me te cilen nje gjyshe tirrte pambukun qe do perdorte per te bere nje pale papuce per ti veshur siper siper corapeve te arnuara gjate dimrit...nga oxhaku varej nje cengel tek i cili do vareshin kusite qe do ngrohnin ujin per te lare rrobat,siper oxhakut ka qene gjithmone nje qiri dhe nje kuti shkrepse...llampa e vajgurit do perdorej vetem kur te vinte furnizimi! muret do kishin gjithmone ate ngjyren e vet karakteristike si pasoje e tymit qe mblidhej brenda dhomes...mbi zjarr ndodhej nje trekendesh mbi te cilen do vendosej ndonje tepsi ose cerepi qe do perdorej pastaj per te bere byrekun. ne te djathte te oxhakut do qendronin gjithmone copa drunjsh te care me sopate (sakice,cakorre,spate a ku ta di une ca fjali do perdorej me mire) qe do ushqenin zjarrin...ndonjehere do jene perdorur edhe copeza hardhish qe ishin prere gjate krasitjes...ne toke ndodhej nje haser e bere prej kallamishtesh...siper saj do luanin femijet e ndonjehere do ti kapte edhe gjumi
ne te djathte duhet te kete qene nje mimber mbi te cilen darkave do ulej gjyshi e do tridhte nei duhan. pak me tej ne te majte ishte edhe dollapi i bukes me 3 kate te ulta ku secili kat kishte nga nje mbulese te cilen po ta ngrije do gjeje gjithmone leke hekuri te asaj kohe
...
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.