Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 »
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Rugova Vdiq... Çka Tash Me Kosovën??? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10753)


Postuar nga X-File datë 25 Mars 2007 - 23:34:

e nderuar

kur vdic Enveri, populli ishte i detyruar te "cmendej" por jo nga pikllimi, ndersa kur vdic Rugova nuk u cmend askush nga pikllimi, ata qe e rrespektuan e rrespektuan ata qe nuk e rrespektuan nuk e rrespektuan, me gjith ate ketu ne Kosove per te vdekurin eshte zakon te fliten vetem fjale te mira ndersa te bemat do ti verteton historia.
Se ishte pacifist kete e dimë te gjith, se e shifte zgjidhjen e problemit te Kosoves ne menyre pacifiste kjo eshte krejt e natyrshme, perderisa i dinte mundesit e per zgjidhje te problemit ne ndonje menyre tjeter, edhe nga ana kombetare nuk ka te sharë.

Sa i perket asaj se kush e cliroj Kosoven, kush e solli NATO-ne ne Kosove, ajo dihet fare mire, dhe nuk ka dyshim mbi gjakun e derdhur.

dhe te lutem asnjeher nuk kam qene perkrahes i politikes Rugoviane, por secili i ka synimet e veta te cilat tenton ti arrij sipas menyres se mendimit te tij, prandaj nuk mund ta akuzoj askend per menyren e mendimit te tij.

Ke ndonje ide ti se si do mund te luheshin kartat nga viti 1989 deri ne vitin 1997 ne ndonje menyre tjeter perveq modelit Pacifist?
per mendim tim nuk kishte zgjidhje tjeter. Por siq e the edhe ti, Historia eshte ajo qe do ta vertetoj se kush ne cilen periudhe kohore kishte te drejt.
Sa i perket politikes se Rugoves te udhehequr gjat Luftes, te gjith e kritikojme dhe kishte raste kur fjalet e tij ishin vertet te pa kuptimta ose total te gabuara, por pse vall kur mund te kemi mendime te mira per nje person, krijojme mendime negative, apo ndoshta eshte mentaliteti ballkanik ai i cili na shtyen te mbjellim urrejtje ne mes te njerzve, apo se jemi popull qe ngrejm dyshime ne gjithqka dhe gjdo gje qe dikush ben per ne na mundon ideja se pas saj fshihet nje komplot.
Si mendon ti se po te shperthente dhuna ne kosove ne kohen kur shpertheu ne Kroaci dhe ne B&H, po te shperthente ne Kosove cfar do te ndodhte, sa viktima do te kishte Kosova, si do te ndiheshe ti po te kishim ndonje pervjetore te modelit te Srebrenices, (edhe ashtu kemi mjaft).

te pershendes dhe te uroj nje nate te kendeshme.


  Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 »
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.