| Forumi Horizont | Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 » Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- Guillaume Musso (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11428)
Dhe pastaj...
pjese nga kapitulli 18
Jemi të rinj vetëm një herë,
por ama kujtohemi tërë jetën.
Dialog në filmin Liberty Heights
të Barry Levinson
1972
Nantucket, fillim vere
Ajo është tetë vjeçe. Është takimi i tyre i parë.
Një mbrëmje më parë, ajo ka mbërritur nga Boston. Atë mëngjes, ajo shëtit në kopshtin e madh familjar. Ajo mban të veshur një fustan të pambuktë që i bie deri poshtë gjunjëve dhe që ajo e urren. Me këtë vapë që bën, ajo do të kishte preferuar të vishte pantallona të shkurta dhe një bluzë të lehtë por e ëma e detyron gjithmonë të vishet si fëmijë i vogël model.
Disa herë me rradhë, ajo ka pikasur një djalë të vogël me flokë të zinj të bukur i cili nuk goxon t’i flasë dhe ikën duke vrapuar sapo që ajo afrohet pranë tij.
E intriguar, ajo e ka pyetur nënën e saj që i është përgjigjur të mos i kushtonte vëmendje atij : ai nuk është tjetër « përveçse » djali i pastrueses.
Pasdite, ajo e kryqëzon përsëri në plazh. Ai argëtohet me një balonë që ai e ka bërë vetë me shkopinj bambuje dhe një copëzë velloje të dhënë nga një peshkatar. Për të shërbyer si gremç drejtimi, ai ka patur idenë të lidhë një unazë nga ata që përdoren për perdet.
Megjithë fabrikimin e saj artizanal, gjëja fluturon tashmë shumë lart në qiell.
Mallory, ajo gjithashtu, ka sjellur balonën e saj, një model i ndërlikuar që ia kanë blerë në një dyqan të madh lojërash në Boston.
E megjithatë, balona e saj nuk shkëputet nga toka. Ajo provon më kot të ndryshojë vendet, të vrapojë me shpejtësi në të gjitha kahet, balona bie papushim mbi rërë.
Edhe pse djali i vogël bën sikur nuk po e shikon, Mallory e di mirë që ai i hedh asaj disa shikime në bisht të syrit.
Por ajo nuk i humb shpresat dhe e provon përsëri. Për fat të keq, lodra e saj e mrekullueshme bie rëndë në ujë. Tani, ajo është e lagur dhe plot rërë. Sytë iu mbushën me lotë.
Ai i afrohet asaj dhe merr iniciativën t’i kalojë unazën e balonës së tij rreth kyçit të dorës. I shpjegon asaj që duhet të kthehet me shpinë nga era dhe pastaj e ndihmon për ta tendosur fillin dhe për ta lëshuar atë ngadalë. Kështu, balona ngjitet mjaft shpejt në qiell.
Ajo lëshon thirrje gëzimi. Sytë e saj shndrisin dhe ajo qesh.
Më vonë, për të treguar njohuritë e tij, ai i mëson asaj që Kinezët i mveshin balonës pushtetin për të tërhequr fatin. Për të mos qëndruar më prapa, ajo i thotë atij që Benjamin Franklin e ka përdorur balonën për të studiuar rrufenë dhe shpikur rrufepritësen (ajo e ka lexuar këtë mbi ambalazhin prej kartoni të lodrës).
Pastaj, mjaft krenar, ai i tregon asaj balonën e tij nga më afër për që ajo të admirojë kafshën e çuditshme që ai ka pikturuar mbi të.
- Jam unë ai që e ka pikturuar.
- Eshtë një breshkë ? pyet ajo.
- Jo, një dragon, përgjigjet ai paksa i ngushtuar.
Përsëri, një shpërthim i madh të qeshuri mbërthen vajzën e vogël. Ky humor i çiltër është ngjitës dhe, pas pak, dy të qeshura fëmijësh përzihen me zhurmën e dallgëve.
Pak më larg, i vënë mbi një tavolinë, një tranzistor luan You’ve got a friend të Carole King, një këngë hit i verës.
Ajo e vështron atë tani me vëmendje dhe i duket që ai është djali më i mirë që të ketë parë ndonjëherë.
Ai u prezantua në mënyrë solemne :
- Më quajnë Nathan.
Ajo iu përgjigj, po aq rëndë :
- Emri im është Mallory.
. . .
13 korrik 1977
Nantucket
Ato janë trembëdhjetë vjeç.
Ato kanë marrë biçikletat e tyre dhe zbresin përgjatë pistës për çiklistë që i çon në Surfside Beach, plazhi më i madh i ishullit.
Koha fillon të kthjellohet dhe dallgët janë paksa të shkumëzuara. Megjithatë, ato nuk ngurojnë aspak për tu larë. Përkundrazi, ato qëndrojnë gjatë në oqean dhe notojnë derisa janë të këputur.
Ato dalin nga uji vetëm kur dallgët fillojnë të jenë të rrezikshme. Era është e fortë. Mallory ka të ftohtë. Ato kanë marrë me vete vetëm një peshqir. Nathan i than asaj flokët dhe shpinën ndërsa ajo kërcëllit dhëmbët.
Rëra fillon të shpohet nga një shi kokërrmadh dhe në pak minuta, plazhi është i shkretë. Tani, vetëm ata të dy janë në mesin e erës dhe shiut.
Ai është i pari që vihet në këmbë dhe e ndihmon atë për tu ngritur. Papritur, ai përkul kokën drejt saj. Pa e kuptuar, Mallory ngre sytë dhe çohet mbi majën e gishtave. Ai i kalon duart rreth belit të saj. Në çastin kur gojët e tyre përpuqen, ajo është e përshkruar nga një rrënqethje e panjohur. Ajo ndjen kripën e detit mbi buzët e tij.
Është një puthje e parë tejet e ëmbël e cila përzgjatet deri saqë dhëmbët e tyre prekin njëri-tjetrin.
. . .
Perkthyer nga Urim Nerguti
| Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 » Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.