Forumi Horizont | Gjithsej 117 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 117 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Shqiperia Etnike (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=125)
Bashkimi i shipëtarëve në një Shqipëri Etnike politikisht është i pamundur. Madje do ishte edhe komplet jashtë kohe. Në një kohë kur ne po shpresojmë që të na pranojnë në Evropë nuk ka kuptim që të vendosim kufij të rinj. Nga ana tjetër politikanët tanë dhe ata kosovarë nuk do të binin kurrë në një mendje dhe kjo do të thoshte turbullira të tjera në Shqipëri dhe përbuzje të mëtejshme të botës karshi nesh, pasi vërtet ne nuk dimë të vetqeverisim. Në parlamentin e Kosovës shumica e deputetëve janë shqiptarë por përsëri askush nuk është në një mendje. Të tërë partitë sulmojnë njëra tjetrën duke vertetuar tezën e armiqve tanë të përhershëm fqinjë, se shqiptarët nuk dinë të qeverisen.
Shqipërinë etnike mund ta ndërtojmë ndryshe. Kultura e përbashkët dhe arsimi i njëjtë, miqësitë marrdhëniet, favorizimet ne dogana, shkëmbimet kulturore do të sjellin atë që nuk e ka sjellë prej shekujsh pushka shqiptare. Në marrdhëniet e mira ndërmjet shqiptarëve ka ndikuar vetë Serbia. Në kohën e luftës së Kosovës 600.000 kosovarë erdhën në Shqipëri dhe vëllezërit e tyre shqiptarë u hapën dyert. U lidhën miqësi që ndikojnë në këtë bashkim mbarëshqiptar. Pushkës i ka ikur koha, vetëm me një formim të përbashkët kulturor ne mund të bashkohemi dhe të forcojmë pozitat shqiptare në botë
Gjithsej 117 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 117 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.