| Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 » Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Udhetim ne hapsire (kuriozitete). (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17623)
Planeti i kalter.
Toka
Eh, dielli, hena, planete, ylli polar, kometa, meteorite, sa here kemi ngritur syte nga qielli i kalter dhe shijojme keto mbrekulli te natyres. Tani te ulim syte nga kembet e te shohim se ku i kemi vendosur ato.
Jeni dakort meqe e njohim mire henen tani te zhvendosemi tek ajo e te vezhgojme planetin me te bukur, me te dashur, me te shtrejte, plot jete, i vetmi qe njohim realisht me te mirat e te keqiat e saj.
I vetmi planet me jete qe njeh deri me sot njeriu dhe shkenca. Te tjerat jane besime, hipoteza, fantazi dhe deshire per te gjetur te pakten shpirtin binjak te planetit te kalter.
Sipas shkencetarve, toka tani eshte ne moshen me te mire, adoloshente.
Meqe jemi ne hene pra ne hapsire e po shohim planetin tone token, Ajo eshte nje sfere e kalter, sepse mbi te dominon ngjyra e detit qe mbulon jo pak, por 70 % te siperfaqes. Dmth, ne rast se vertet jemi ne hene dhe kemi perballe oqeanin Paqesor, nuk do shihnim gje tjeter vetem se det.
Jeta e tokes
Rreth 4.6 miliarde vite me pare lindi Toka, e cila u formua ne vazhdim te kondesimit te materialit te re-se kozmike "fillestare" nga e cila ka origjinen dielli e i gjithe sistemi yne diellor. Qysh atehere, nje seri proçesesh e kane modeluar, duke e bere keshtu siç e shohim sot. Por kjo nuk do te thote se tani ka marre formen perfundimtare, gabim, ajo vazhdon te nderroje pafundesisht modelin nder kohe derisa...
Pas nja 5 milarde vitesh Dielli si pasoje e reaksioneve kimike qe kemi thene kur kemi folur per te, do te bymehet aq shume sa do te arrije orbiten e tokes dhe toka nderkohe qe do te kete mbaruar çdo fenomen mbi siperfaqen e saj, nuk ben gje tjeter por perfundon ne diell e kthehet ne origjine, pra ashtu siç ishte ne fillim: gaz.
Jeta mbi toke
Teresia e jetes mbi planetin e kalter, me te gjitha format e saj, eshte bere e mundur prej nje kombinimi te rastesishem te shume faktoreve: distanca perfekte nga dielli as larg as afer, atmosfera qe eshte mburoja e qenieve jetesore nga rrezet e demeshme te diellit, UV, X apo gama. Temperatura ideale- jeta varet shume nga luhatjet e temperaturave. Uji- nga ku varet egzistenca e jetes biologjike. Karboni, atomet e te cilit kane aftesitne jashtzakoneshme te formoje bashke me elemente te tjere molekulat e medhaja qe karakterizojne materialet jetesore.
Eppur si muove
Ja dedikojne Galile Galieut, ne do ti dedikojme nje nje trajtim me vete, e meriton.
| Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 » Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.