Forumi Horizont Gjithsej 63 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Nga Pavarsia në Clirimin e Shqipërisë nga Nazi-Fashizmi (1912-1944) (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=255)
-- Shqiperia nen Pushtimin Gjerman (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2249)


Postuar nga tresh datë 02 Prill 2004 - 10:24:

PUSHTIMI GJERMAN I SHQIPERISE

Më 4 nëntor të vitit 1943, Qeveria shqiptare i kërkoi Berlinit që ari dhe deviza e Bankës Nacionale që ndodhej në Gjermani, të depozitohej në Zvicër në emër të shtetit shqiptar Pas futjes së trupave gjermane në Shqipëri në vjeshtën e parë të vitit 1943, një nga problemet më kryesore të Berlinit, ishte dhe gjetja e disa politikanëve të mundshëm që duhet të gëzonin autoritet dhe besim në popull, të cilët do të merrnin në dorë drejtimin e shtetit shqiptar.Lidhur me këtë gjë, bëhet fjalë në disa telegrame që i deleguari special gjerman për Juglindjen e Ballkanit Nojbaheri dhe më pas Konsulli i Përgjithshëm i Gjermanisë në Tiranë, Shajger e Shlipi, i dërgojnë Ministrisë së tyre të Jashtëme në lidhje me njerzit e mundshëm të cilët do të merrnin përsipër barrën e drejtimit të qeverisë shqiptare nën pushtimin gjerman. Kështu në telegramin e datës 25 tetor 1943 thuhet:" Konsullatës së Përgjithëshme në Tiranë. Telegram Nr.1701. Treni special. I deleguari special për Juglindjen, për Shajgerin: Ju lus që Ministria e Punëve të Jashtëme vazhdimisht të informohet rreth individëve shqiptarë, të cilët në kohën e rendit të ri, po marrin detyra të rëndësishëme publike.
Dërgoni shërbimet biografike të Mehdi bej Frashërit, Fuat bej Dibrës dhe të fytyrave eminiente të rendit të ri shqiptar, me qëllim që këto personalitete të popullarizohen këtu përmes shtypit.Ju lutemi që ta informoni Berlinin që a është ende në fuqi candidatura e Nuredin bej Vlorës, për Kryetar të Qeverisë dhe e antarëve të zgjedhur për qeveri".Nojbajeri. Pas këtij telegrami ku Nojbajeri i deleguari special për Juglindjen e Ballkanit, i kërkon konsullit të Përgjithshëm të Gjermanisë në Tiranë Shajgerit,që ai të informojë Berlinin mbi figurat kryesore të politikës që do të merrnin në dorë kryesimin e qeverisë shqiptare nën pushtim, ai po atë ditë i dërgon dhe një telegram tjetër, ku i shkruan:" Rajhsfyeri SS, në pajtim me Ministrinë e Punëve të Jashtëme të Rajhut, do të dërgojë një të deleguar të vetin në Legatën e të deleguarit special për Juglindjen në Tiranë dhe ky do të jetë komandanti i deritanishëm i Regjimentit të SS-it, ish shefi i Policisë në Vjenë, SS oberfyreri Fictum. Ai përmes të deleguarit special për Juglindjen, do t` i jepet në dorzim për qeverinë shqiptare si këshilltar për organizimin e policisë dhe të xhandarmërisë, pa marrjen e pushtetit komandues. Ju lus që të kujdeseni lidhur me atë që vetë qeveria shqiptare të japë inisiativën apo që të përshëndesë vënien në dispozicion të këshilltarit gjerman". Nojbajeri.Qeveritarët shqiptarë në fokusin e gjermanëve Më 4 nëntor të vitit 1943, Konsulli gjerman në Tiranë Shajger, së bashku me Shlipin që duhet të ketë qënë si ndihmës i tij, me anë të një telegrami të dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtëme të Gjermanisë, i bëjnë të ditur duke i paraqitur asaj të gjitha të dhënat biografike dhe aktivitetit politik të katër antarëve të këshillit të Lartë të Regjencës shqiptare,Mehdi Frashërit, Fuad Dibrës, Lef Nosit dhe At Anton Harapit.Në atë telegram nga ana e konsullit gjerman Shajger, të katër antarët e Regjencës vlersohen për aktivitetin e tyre patriotik në dobi të çështjes shqiptare dhe tëdhënat e tyre jepen me superlativa dhe të denjë për të marrë detyrën që ju është ngarkuar nga Parlamenti shqiptar. Në telegramin në fjalë thuhet:" Ministrisë së Punëve të Jashtëme.Tiranë më 27 tetor 1943. Telegram i shifruar Nr.8 Tepër urgjent.Rreth telegramit Nr.77, të datës 25 tetor. Guvernanca shqiptare e përbërë nga katër antarë u paraqit sot pasdite në mbledhjen solemne të Kuvendit Popullor.Dy myslymanë dhe një ortodoks dhanë betimin zyrtar, ndërkaq katoliku, si murgu pret pëlqimin e kërkuar nga kuria".


VIJON


  Gjithsej 63 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.