Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Prodhimi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=274)
-- Mefshtesia e qeveritareve dhe Cmimi real i "aftesise se tyre" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2945)
bravo SOCIALISTETTTTTTT
Socialistët kalojnë me forcën e kartonave marrëveshjen për depozitat e naftës në Vlorë
PS kthen në ligj monopolin e naftës
Socialistët miratojnë me forcën e kartonave ratifikimin e marrëveshjes “Për dhënien me koncesion të formës BOO për ndërtimin dhe shfrytëzimin e terminalit të depozitave të naftës dhe nënprodukteve të saj në gjirin e Vlorës” në një sipërfaqje prej 18,3 ha tokë. Në mungesë të opozitës, e cila braktisi sallën pas kundërshtimit shumë të ashpër që i bëri marrëveshjes, maxhoranca mbështeti me 67 vota pro projektmarrëveshjen e nënshkruar nga qeveria shqiptare me firmën italiane “La Petrolifera Italo-Rumena”, sipas ndryshimeve të propozuara nga komisioni i Ekonomisë. Por pavarësisht nga mungesa e deputetëve të opozitës, socialistët nuk kanë arritur as gjatë këtij votimi t’i qëndrojnë në mënyrë unanime vendimit politik të marrë nga grupi parlamentar. Tetë deputetë të PS-së; Mustafa Muçi, Monika Kryemadhi Petro Koçi dhe të tjerë nga partitë aleate, abstenuan gjatë votimit, ndërsa socialisti Shyqyri Duraku votoi kundër ratifikimit të kësaj marrëveshjeje. Edhe pse në Kuvend po shqyrtohej një dokument shumë i rëndësishëm që u jep italianëve monopolin e depozitave të naftës për 30 vjet dhe i fal një sipërfaqje toke prej 18,3 ha krerët e maxhorancës Ruçi e Dokle insistuan shumë që marrëveshja të miratohej edhe pse opozita mungonte në sallë. Ndërkaq edhe pse ndryshimi i kërkuar në komisionin e Ekonomisë për t’i hequr të drejtën e monopolit të tregtimit të naftës kompanisë italiane PIR, ishte paraqitur në komision që gjatë javës që shkoi vendimi nga qeveria, për të pranuar këto propozime është marrë vetëm dy ditë më parë. Madje në sallën e Parlamentit asnjë nga deputetët me përjashtim të kreut të komisionit të Ekonomisë Ylli Bufi, nuk e kishin marrëveshjen e ndryshuar. Nënkryetari i komisionit të Ekonomisë Ridvan Bode tha se ai e kishte kërkuar marrëveshjen e ndryshuar edhe në komision, por ajo nuk ekzistonte. Por Bufi kundërshtoi qëndrimin e mbajtur nga Bode, duke deklaruar se komisioni kishte vepruar në përputhje me të gjitha procedurat parlamentare duke mbyllur shqyrtimin 9 ditë më parë. Ai tha se komisioni për herë të parë kishte ndërhyrë për të përmirësuar një marrëveshje të ardhur nga qeveria. Opozita kërkoi që shqyrtimi i marrëveshjes nga Parlamenti të ndërpritej dhe qeveria të fillonte procedurat për zhvillimin e një tenderi të hapur për t’u krijuar mundësinë edhe firmave të interesuara për të kryer investime të kësaj natyre. Deputeti i PD-së Fatos Bejo tha se firma britanike “Weber”, kishte bërë të njëjtën kërkesë për investim, por Ministria e Energjitikës nuk e kishte marrë në konsideratë, duke favorizuar në mënyrë të dyshimtë firmën italiane PIA. Por ministri i Energjitikës Viktor Doda deklaroi se në kohën kur firma “Weber” në gusht të 2002 kishte depozituar kërkesën, qeveria shqiptare kishte 6 muaj që në shkurt të atij viti që po negocionte me palën italiane. Ai i konsideroi të gjitha kërkesat që firma britanike kishte drejtuar për të filluar investime si joserioze. Por kreu demokrat Berisha kërkoi që Doda të jepte dorëheqjen se po mashtronte Parlamentin duke bërë dy deklarime të ndryshme.
shekulli
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.