Forumi Horizont | Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 » Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- poezi te poeteve te huaj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2098)
SONET 39
FILIP SIDNEI
Sonet 39
Eja, gjume! O gjume, nyje e sigurt e paqtimit
Vend i fresket per mendjen, balsam i trishtimit,
Pasuria e burrit te varfer, lirim i te burgosurit,
Gjykates i paanshem midis te lartit dhe te varferit;
Me mburoje te papershkueshme nga tufa me mbro
e ketyre shigjetave te egra qe Deshperimi me fluturoi:
Bej c'mund e ne mua te tilla luftra njerezore ndalo;
Nje harac te mire do te paguaj sikur te besh kesisoj.
Me merr ne nenkresa te lemuara, shtrat te dashur,
Nje dhome te shurdher ndaj zhurmave, te verber ndaj drites,
Nje kurore trendafilash dhe nje koke te lodhur:
Dhe nese keto gjera, porsa te nisin per se mbari,
Mos e luaj lutjen tende te rende, mbi mua pllakosur,
Me i gjallueshem se gjetiu, shikoj te Yjeve pasqyrim.
Vetmuar
EDGAR ALLEN POE
Prej miturise s'kam qene
Si te tjere qene; s'jam ndjere
Porsi sherret; s'thashe buzburo
Zjarrmit prej kroi Cfaredo.
Atij burimi s'kam gjerbur
Trishtimin; s'mundja per te zgjuar
zemren njelloj te gezuar;
C'doja, e doja vetmuar.
Atehere ne mituri, ne agim
Te jetes stuhi - nje vizatim
Mbushur deng me mire e keq
Fshehtesi qe pas m'u qep:
Prej rrekese, a shatrivanit,
Prej gurit te kuq te malit,
Prej diellit meje rrethuar
Ne ngjyre vjeshte praruar,
Prej te qiellit vetetime
Qe sa s'me fshiku ne fluturim,
Prej gjemimit ne shtrengaten,
Ajo re qe mori trajten
(Kur c'mbet Qiellit vrenjesie
e djallit ne syte e mi.
Nje elegji Satirike ne Vdekjen e nje Gjenerali te Famshem Sevoni
JONATHAN SWIFT
Hiresia e tij! e pamundur! vdekje pati!
I moshuar ishte, kishte zene shtratin!
Si mundi ai luftetar i fuqishem te bjere?
Dhe sa palavdi, si plot te tjere!
Mire, derisa ai ka shkuar, c'rendesi ka si,
Trompa e fundit bucitese mund ta zgjoje tani:
Dhe, besomeni, ndersa zhurma forcohet,
Ai do deshiroje te flere pak e do zgjohet.
A ka mundesi vertet te jete aq plak
Sa gazetat na vune ne merak?
Dy tridhjeta, une mendoj, eshte goxha;
Si s'gjeti kohe te vdiste me perpara.
Kesaj bote ai si shume i rendoi;
e dogji qiririn e tij e shkrumbezoi;
Dhe kjo arsye, ca njerez cyt,
Se ai la mbrapa nje te madh (...e
Ver re varrimin e tij te shikosh,
As psheretima te se vese, as lote jetimesh,
Mesuar per aq kohe cdo zemer te cpoje,
Ndiq perparimin e karroces qe ne varr do ta coje.
Po çke me te, ndonje mik i tij mund te thote,
Ai i kishte ato ndere kur rronte mbi toke.
Vertet per hesap te tij si mburravec,
Ai i perfshiu ato para se te vdese.
ejani ketej, te gjithe ju kokebosha,
Ju flluska qe ju nxjerin mbreterit nga fryma;
Ju qe plluskoni nga ti shkoje shtetit rryma,
ejani ketej, shikoni c'ju ofron e ardhmja.
Mburrja le te mesoje nga kjo verejtje,
Se shume kujtojne se kushdo behet Duke;
Gjithe nderet e tij te xhvatura u flaken,
Ju kthyen pisllekut prej nga njehere erdhen.
EXEGI MONUMENTUM
(Ngrita një monument)
Një monument, që dora s`e gdhend, i ngrita vetes,
në udhëzën drejt tij s`do mbijnë shkurre e bar,
Nga kulla e Aleksandri më madheshtor, përjetë
Do mbajë kryet lart krenar.
Jo, unë krejt s`do vdes, se shpirt kam lirën time
Dhe baltë e hi n`u bëfsha, sërish do jem në jetë
E lavde do më thurren edhe kur rruzullimit
T`i mbetet vetëm një poet
Për mua do të flitet në mbarë tokën ruse,
Do ma permendin emrin, sikush në gjuhë të tij,
Sllaviani kryelartë e fini apo tunguzi,
Kallmiku, stepës pa kufi.
Do të mbes i dashur për popullin ngaherë,
Se ndjenjat më fisnike zgjoi vargu im,
Sepse liri kërkova në këtë shekull t`errët
Dhe për fatkeqët, përdëllim.
Pra bindju,, o muzë zotit, atë dëgjo c`të thotë,
As mos kërko kurorë, të sharat flaki tej,
Lavdinë apo shpifjen ti priti krejt gjakftohtë,
E mos u merr me budallenj.
Përsëri nga PUSHKIN
Mos u ngrys prej dëshpërimit,
Nëse jeta të genjen!
Hesht në ditën e mundimit,
Rishtmëz ditë e gazit vjen.
Zemra me të ardhmen rron,
Nga e sotmja shqetësohet;
Kur gjithshka papritur shkon.
Për të shkuarën mallohet.
Nga Barry Cornwall
(Here`s a health to thee, Mary)
Pi për shëndetin e Merit,
Që kam këtu thellë në gji,
Heshtaz e mbylla derën,
Vetëm, pa miq në gosti,
Pi për shëndetin e Merit.
Ndoshta më e bukur se Meri,
Eshtë mbi dhe një perri,
po s`gjenden dot sy të tjerë,
Të shohin me kaq ëmbëlsi,
Si syt`e së ëmbëlës Meri.
Qofsh pra e lumtur, moj Meri,
O diell me rreze flori!
Në jetë mos ndjefsh asnjëherë
Dhembje dhe brengë në gji!
Gëzimi të ndrittë, moj Meri.
A.S Pushkin
PUSHKINIT
Mendoj, c`dhurate i qe dhene
atij, qe u ngrit si korife!
Te rruga Tjervski rri me kembe,-
me vete flas, e shoh atje!
Bjondin, gati bardhor i trishte
qendroj si mjergull ne gojedhane...
Pushkin Hyjnor, ti ishe i brishte
sic jam une sot nje huligan!
derfrimet ne pasion te cmendur
ty famen nuk ta nxine gjekund.
Koken e bronxte lavdigdhendur
sovran drejt qiellit e perkund.
Ti rri karshi si cast kungimi
dhe flas, te te pergjigjem ty
Pranoj te vdes ne flur gezimi
te kisha fatin tend ne sy!
Por i denuar si viktima,
m`u dashka gjate te kendoj,
Mbase, kenga stepore imja,
si jotja, bronx do te kumboje!
ESENIN
Kenge djepi
Fli o bukurosh i nenes
Nina-nana, fli!
C`po shikon kjo drite e henes
djepin tend te ri.
Do te them perralla shume
kenge pambarim...
Mbylli syckat ti per gjume
fli, pellumbi im
.........
Ati yt eshte trim i vjeter
vetem lufte do
foshnja ime ti fli qete
mbylli ste, biro!
.........
Pa do jesh kreshnik ne sy
me shpirt luftarak
do te te percjell une ty
sa te zhdukesh larg
.....
Lurterat kur te jene te renda
kujto nene ti!
Fli me i miri qe ka nena,
nina-nana, fli!
Lermontov
Poezine me siper e shkrova qe te shijoni me shume kete poezine tjeter.
Shpresoj t`ju pelqeje
M.Nekrasov
Këngë djepi
(imitim i Lermontovit)
Fli, bir, sa s`je bërë i prapë,
nina-nana, fli!
Ç`ndrin kaq zbehtë hëna bakër
djepin tëmd të ri!
JO, me përralla s`ta thur këngën,
troç te flas biro!
Veç ti fli, mbyll sytë e ëmbël
dhe ç`të them, dëgjo!
.............
Ç`ka kjo bote e pagezuar
rritu se e merr vesh!
...Do blesh frak te gjelberuar
edhe pende per shkrese.
Per qellim te mirke i shitur,
do luftosh per te.
Rrug` e ardhme t`eshte e ndritur,
po fli, heperhe!...
Nepunes do ngjash ne dukje,
por shpirtpleh, mizor.
Une do te te percjell tutje,
do te ta bej me dore.
Kurrizin si kerruset zvarre,
do mesosh aq mire!....
Fli, sa lumi s`te ka marre
nina-nana, bir !
Urte e bute si qengj kopuku,
kokederr ne shesh,
per nje qoshk te bute kolltuku
gjarper zvarre do vesh.
Asnje dyshke nga kuleta
s`do te bjere pa qar.
Fli, biro gjersa ty jeta
s
Poezine me siper e shkrova qe te shijoni me shume kete poezine tjeter.
Shpresoj t`ju pelqeje
M.Nekrasov
Këngë djepi
(imitim i Lermontovit)
Fli, bir, sa s`je bërë i prapë,
nina-nana, fli!
Ç`ndrin kaq zbehtë hëna bakër
djepin tëmd të ri!
Jo, me përralla s`ta thur këngën,
troç të flas biro!
Veç ti fli, mbyll sytë e ëmbël
dhe ç`të them, dëgjo!
.............
Ç`ka kjo botë e pagëzuar,
rritu se e merr vesh!
...Do blesh frak të gjelbëruar
edhe pendë për shkresë.
Pèr qëllim të mirkë i shitur,
do luftosh për të.
Rrug` e ardhme t`është e ndritur,
po fli, hëpërhë!...
Nëpunës do ngjash në dukje,
por shpirtpleh, mizor.
Unë do të të përcjell tutje,
do të ta bej me dorë.
Kurrizin si kerruset zvarrë,
do mësosh aq mirë!....
Fli, sa lumi s`të ka marrë,
nina-nana, bir !
Urtë e butë si qengj kopuku,
kokëderr në shesh,
për një qoshk të butë kolltuku
gjarpër zvarrë do vesh.
Asnjë dyshkë nga kuleta
s`do të bjerë pa qar.
Fli, biro gjersa ty jeta
s`të ka bërë kusar!
......
Butë e paq në rrojtje strukur
do t`a mbyllësh ti.
Fli nëpunësi im i bukur,
nina-nana, fli!
Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 » Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.