Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 »
Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Nga Pavarsia në Clirimin e Shqipërisë nga Nazi-Fashizmi (1912-1944) (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=255)
-- Shqiperia nen Pushtimin Gjerman (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2249)


Postuar nga Perendia datë 30 Prill 2004 - 01:41:

Citim:
Po citoj ato që tha Shenjtori
Atehere Perendia, perderisa ato fakte qe solli Keni, ju i nxoret te "fallsifikuara" do te doja te me sqaroje nje detaje te vogel per sa i perket letres se shkruar nga dy te permendurit mesiper.

Perderisa H.Lepenica dhe S.Muco jane qe te dy te lindur ne Vlore, si ka mundesi qe kjo leter eshte shkruar me dialekt??? Nqs nuk e ke pare me vemendje, fjala "eshte" eshte e shkruar "asht" , pra ne dialektin e veriut (per kete Ami- mund te na sqaroj me mire) dhe fjala "qe" eshte shkruar "qi", pra dhe kjo ne dialektin e veriut. Si eshte e mundur qe nje nga jugu te shkruaje me dialekt nga veriu???
Edhe dicka tjeter: Nga kjo leter del qe Ballistet te kene cliruar Gjirokastren dhe nga nje detaj i shtuar nga ty me vone thuhet qe partizanet e vrane H.Lepenicen 3 dite me vone. Nga kjo del qe Gjirokastra nga duart e Ballisteve te kete kaluar ne ate te partizaneve. Ketu bini ne kontradikte me ate qe keni thene ne disa postime me larte, insistoni ne ate qe Gjirokastra nuk ka qene kurre e cliruar nga askush......

Do te isha i lutur qe te mi sqaroni keto pikpyetje qe me kane lindur mua...

Te pershendes vlla....



Faktet që solli Keni s'i nxora të "fallsifikuara", thjesht desha të tregoj që historia është shtrëmbëruar, dmth ata "historianë" vazhdojnë të fshehin të vërtetën. Më duket se 1 nga ata "historianë" që ka përmendur Keni ishte ai që e nxori edhe Haxhi Qamilin si hero atdhetar. E theksova që në fillim, që s'dua të hedh poshtë partizanët (më duket poshtërsi t'a bësh), por anti-shqiptarët që i komandonin.
Sa për letrën, thashë që s'e di, e kanë shkruar ata të 2, a jo. Por që përderisa e kanë firmosur kanë qënë dakort me përmbajtjen e saj. Mgjs s'besoj që ajo që thua ti të jetë për t'u cuditur ose të jetë 1 argument për të mos e besuar dokumentin. Mos harro se Shkodra ka qënë gjithmonë qëndra e kulturës shqiptare, dhe tjetra, në ato vite si gjuhë "zyrtare" përdorej dialekti verior. (mendimi im)
Nga letra nuk del që Gjirokastrën e kanë cliruar ballistët, pasi aty thuhet: "Gjirokastra është në duart e shqiptarëve". Italia kapitulloi dhe Gjermania s'ishte futur akoma në qytet. Italianët e lanë qytetin dhe u mblodhën në Gërhot, ku kishin garnizonin e tyre.
Nuk thashë që partizanët e vranë H. Lepenicën. Thashë që u vra në 1 kurth që i ngritën Bedri Spahiu, Shefqet Peci e Shemsi Totozani në bashkëpunim me italianët. Dhe sipas atyre që ndodheshin aty (si ballistë dhe partizanë) ngjarjet rrodhën pak a shumë kështu... Kur H. Lepenica po futej në garnizonin italian me delegacionin nacionalist për të rënë dakort mbi kushtet e tërheqjes së italianëve, nga dera tjetër e garnizonit po dilte delegacioni i P.K.-së. Italianët hapën zjarr pa shkak dhe i vranë ballistët, ndërkohë që partizanët kishin marrë urdhër të mos luftonin në mbrojtje të nacionalistëve (dmth, në mbrojtje të vëllezërve të tyre shqiptarë).
Pastaj mos harro edhe nuancat propagandistike që përdornin në ato vite si ballistët ashtu edhe komunistët në dokumentet e tyre. Ishin 2 parti politike dhe e kishin të qartë që lufta do mbaronte e do viheshin në garë për të ardhmen e Shqipërisë dhe këto dokumenta do përdoreshin pas luftës edhe për arsye politike.

Mos u kap vetëm tek letra! Shiko edhe ato që i kanë pohuar vetë komunistët në atë kohë!

P.S. Me të vërtetë më bëhet qejfi që diskuton, sepse mendon dhe arsyeton para se të flasësh.
Tung!


Postuar nga Perendia datë 30 Prill 2004 - 02:02:

Thumbs up Shoku komunist!! (the classics)

Do të doja të diskutoja me ty. Dhe nqs do e bëja, thjesht do tallesha me ty ashtu sic po tallesh ti me të tjerët.

Bëji llogaritë mirë se s'del "1 dëshmor për km2"! Shqipëria ka 28.700km2 dhe nqs e rrumbullakos del 29.000km2. Dhe dëshmorët numëroji mirë!
Për të tjerat ia ke dhënë vetë përgjigjen vetes:
S'ka më të verbër, se ai që s'do të shohë!

Mqs ti je 1 i burgosur i bindjeve të tua, do t'u thoja të tjerëve:
Ruaju nga njeriu që lexon vetëm 1 libër!


Postuar nga Ami- datë 30 Prill 2004 - 02:59:

Classics!

Une nuk hedh balte mbi askend sepse me sa di une nuk kam ofenduar njeri, jam kufizuar duke sjelle mendimin tim dhe burimin se ku mbeshtetem. Nuk e kuptoj se perse i shmangeni thelbit te problemit. Une nderhyra ne kete teme thjeshte per te theksuar qe nuk ka asnje burim qe te vertetoje qe per 6 muaj 5 nga qytetet kryesore te Shqiperise te kene qene ne duart e partizaneve deri ne Operacionin e Dimrit. Sa per faktet une po pregatis per faqen e internetit Historine e Shqiperise qe nga lashtesia e deri me sot. Dhe periudha me e larmishme qe sjell re rejat me tronditese eshte pikerisht historia e ketij shekulli, duke sfiduar shtremberimet e historise qe i kane bere profesoret e kuq. Nje shembull mund te jete ai i Arit te vjedhur nga Zogu e cila eshte nje genjeshter e rendomte. Ari shqiptar ndodhej ne Rome ne nje nga bankat kryesore si garanci per Lekun shqiptar. Ky ar me pas u sekuestrua nga gjermanet e me pas akoma kur ndodhi incidenti i korfuzit, pas luftes, ishte ky ar qe u caktua per te shlyer demshperblimin ndaj anijeve angleze dhe marinareve qe vdiqen ne kete incident. Pra ai Ar qe ju thoni se e vodhi Zogu eshte akoma sot e kesaj dite nje molle sherri ndermjet disa shteteve dhe vertetohet rrenjesisht qe nuk ka kaluar ndonjehere neper duart e Zogut.


Postuar nga Perendia datë 17 Maj 2004 - 04:28:

Question 1 pyetje...

Mqs Shqipëria (dmth Enveri sipas "historisë" së tij) bëri gjithë atë luftë kundër pushtuesit gjerman, sa i pagoi Gjermania si dëmshpërblim Shqipërisë (pas luftës)?
Kjo pyetje duke u nisur nga fakti se Gjermania u pagoi vëndeve të tjera dëmshpërblim.


Postuar nga tresh datë 19 Maj 2004 - 00:02:

DISA NGA MESAZHET E FUNDIT TE CILAT JANE JASHTE TEME
SI DHE ATO QE PERMBAJNE PERGJIGJE E REPLIKA PERSONALE U FSHINE
3SH


Postuar nga BETERRI datë 20 Maj 2004 - 01:05:

Mark Avdyli dhe Gjermanet....

Mark Avdyli eshte nga Kosova dhe ka sherbyer ne ushtrine gjermane kur ka qene 18 vjec,ai tregon per brigada shqiptaresh qe kane luftuar ne Rusi perkrah gjermaneve.


Postuar nga Perendia datë 10 Mars 2005 - 07:22:

Enver Hoxha për Abaz Kupin.

Në ditët e para të Prillit 1939, ditë të zeza të historisë sonë, populli shqiptar ishte më këmbë, me 1 zemër, me 1 parrullë: luftë invazorit fashist të urryer si bishë e Atdheut tonë të dashur; në fshatra dhe qytete të Shqipërisë i madh e i vogël bërtiste: në Durrës, Shëngjin, Vlorë për të mbrojtur Atdheun.
Në Durrës ishte Abaz Kupi me djemtë e Shqipes, luftonte me 1 grusht njerëzish kundër dëshirës së klikës dallkauke që ishte në fuqi, kundra mijëra e mijëra fashistëve që po zbarkonin në Molo. Bazi i Canës dhe djemtë e Shqipërisë, të frymëzuar prej 1 dashurie të madhe për Atdheun, me të vetmen pushkë të shqiptarit, e bënë armikun të kthehej në vapore e të linte në Molo me qindra të vrarë. Major Bazi ishte kudo, zëri i tij dëgjohej: "Djema! Godisni armikun pa mëshirë, se kështu e lyp ndera e Atdheut", dhe pushkët e shqiptarëve kërcisnin mbi fashistët e fëlliqur që turreshin valë-valë. Nga çdo anë, nga çdo mur, nga çdo penxhere e Durrësit vëlonte pushka. Bazi i Canës s'po ia lëshonte vendin, megjithëse armiku përdori topa e aeroplanë, djemtë e Shqipërisë s'trembeshin sadoqë ishin 1 grup njerëzish. Lufta vazhdoi me orë; armiku hidhte si në furrë me mijëra bersalierë dhe përpara kësaj hordhie të madhe të veshur me çelik, Bazi i Canës u tërhoq, por i pathyer, i papërkulur, me zemrën plot dashuri për Atdheun dhe me urrejtje për okupatorin. Në emigracion këtij s'i rrihej, ai e kish zemrën në Shqipëri, në vëllezërit e tij që po luftonin me tërbim fashizmin dhe ky luftëtar çau bjeshkët e Veriut dhe u fut në Atdhe, atje ku e lyp detyra, ku e lyp ndera e Atdheut, u fut me bashkue forcat e tij me atë të shokëve shqiptarë që ishin çue në këmbë. Fshatrat e Krujës zienin, fshatarët rrokën pushkët, pse era e hakmarrjes kish arritur, pse Bazi i Durrësit ishte kthyer me marrë pjesë në Luftën NÇ të popullit shqiptar. Mustafa Merlika u përpoq të kish zinxhirët, u përpoq ta bënte raje të okupatorit, por Bazi i tregoi rrugën këtij korbi të zi, këtij birit bastard të tokës arbërore dhe, si patriot që ishte, i shpalli luftë fashizmit, Merlikës dhe tradhtarëve. Merlika u lëshua si 1 bishë me hordhitë e tij mercenare për me ndjekë çetën e Abaz Kupit, u derdhën mbi miqtë e tij, mbi shokët e tij për me i vra e varë.
Bazi i Canës i goditi fashistët pa mëshirë. Merlika e bëri sheshin e Krujës shesh për varje për djemtë e Bazit. Por Bazi s'tutej dhe thoshte "Vallja vjen pas". Fashizmi dhe Merlika i kanë milicët të lirë me 5 napolona kokën, kurse ne djemtë tanë i kemi vëllezër dhe shokë, por hakën s'e lemë pa e marrë edhe për 100.
Bazi i Canës që luftonte për 1 qëllim të shenjtë: çlirimin e Atdheut nga zgjedha e italianëve, e ka kuptuar fare mirë se trimi i mirë me shokë shumë, se ky hall i madh ka mbuluar gjithë Shqipërinë dhe se 1 bashkim i fortë e i shëndoshë i gjithë shqiptarëve në luftën kundër okupatorit do të jetë shpëtimi i vendit tonë.
Patrioti i vërtetë s'lufton me fjalë, por me punë, me vepra dhe Bazi i Canës mendimet e tij i realizon në fushën e luftës dhe solidar deri në vdekje me të gjithë patriotët e tjerë shqiptarë, u hodh në luftën NÇ: "1 luftë për 1 Atdhe". Më 10 Tetor të vitit 1942, armiku i fëlliqur u godit nga të 4 anët e Shqipërisë, kudo u goditën kolonat, depot, milicët e armikut, kudo në Shqipëri u prenë telat e telefonave. Ky ishte rezultati i kuvendit të burrave shqiptarë, që vendosën të luftonin me armë e me pushkë dhe pa pushim deri në fitore armikun e vendit tonë. Dhe Bazi i Durrësit, Bazi i Krujës, Bazi i Pezës dhe i 10 Tetorit, po e vazhdon dhe do ta vazhdojë deri në fitore luftën kundër okupatorit dhe tradhtarëve.


Artikull i E. Hoxhës botuar te "Zëri i popullit", Nº13/14, Shkurt 1943.


Postuar nga Perendia datë 10 Mars 2005 - 08:01:

Deklarata e KANÇ për të drejtat e qytetarëve. 23 Tetor 1944

Deklaratë e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Shqipërisë mbi të drejtat e qytetarëve.

E bërë në Mbledhjen e Dytë të Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Shqipërisë.
......................................................
Duke shprehur dëshirat e drejta të popullit dhe vullnetin e tij për të ndërtuar 1 shoqëri njerëzore plot liri e dinjitet, pushteti demokratik i popullit shqiptar, i konkretizuar në këshillat nacionalçlirimtarë dhe në Këshillin Antifashist Nacionalçlirimtar të Shqipërisë, garanton:

-Të drejtat e barabarta përpara ligjit të të gjithë nënshtetasve shqiptarë.
-Lirinë e fesë dhe të ndërgjegjes si dhe të drejtat e barabarta të të gjitha feve.
-Lirinë e mbledhjes, të fjalës, të shoqërimit dhe të shtypit.
-Pronësinë private dhe sigurinë personale të qytetarit, si dhe lirinë e iniciativës private në jetën ekonomike.
-Të drejtat e barabarta të gruas me ato të burrit, si në jetën politike të vendit, ashtu edhe në veprimtarinë shoqërore.
-Të drejtën e zgjedhjes në Shqipërinë demokratike, të cilën zgjedhësit do ta ushtrojnë me votim të fshehtë, në bazë të së drejtës të zgjedhjes universale, të njëjtë dhe direkte. Të drejtën e zgjedhjes dhe të drejtën për t'u zgjedhur e ka çdo qytetar dhe qytetare që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe që nuk janë të zhveshur nga kjo e drejtë në bazë të ligjit. Luftëtarët e UNÇ e kanë këtë të drejtë pavarësisht nga mosha e tyre. Nga parimi i votimit të fshehtë dhe direkt mund të hiqet dorë për kohën e zgjatjes së Luftës Nacionalçlirimtare me vendim të KANÇ.
-Çdo qytetari i garantohet e drejta e ankimit për vendimet e organeve të pushtetit si edhe e drejta e lutjes dhe e padisë të të gjithë organeve të pushtetit shtetëror.
-Askush nuk mund të dënohet pa u zhvilluar më parë procedurat gjyqësore.
-Është nder dhe detyrë për çdo qytetar të aftë për armë, të marrë pjesë në luftën çlirimtare si ushtar i UNÇ.
-Pushteti demokratik popullor u siguron me anë të ligjeve të gjithë punëtorëve të qytetit dhe të fshatit 1 jetë të pajtueshme me konceptin modern të së drejtës shoqërore (droit social) dhe me dinjitetin njerëzor.
-Për të mbrojtur rendin demokratik dhe për të siguruar rezultatet e LNÇ, ndalohen të gjitha organizatat fashiste dhe profashiste dhe ndiqen të gjithë personat që merren me veprimtari fashiste dhe profashiste.

Berat, më 23 Tetor 1944.

Për KANÇ të Shqipërisë:

Sekretari------------------Kryetari
Koço Tashko--------------Dr.Omer Nishani
(firma, vula)---------------(firma)

Sa nga këto të drejta u zbatuan pas marrjes së pushtetit?


Postuar nga HERO datë 14 Nëntor 2006 - 21:52:

C'shkruante mss Durham ne ate kohe?

Mss Durham ishte ne korenspodence vazhdimisht me te gjitha figurat kryesore dhe personalitetet me te shquara shqipetare ne ate periudhe,dhe ishte gjithashtu vazhdimisht presente ne shqiperi,dhe nje nga njerezit me te mireinformuar mbi luften anti-fashiste ne shqiperi.

Nga botimet e saja ne shume gazeta prestigjoze ne ate kohe, si Ethiopian Times,Manchester Times e shume gazeta te tjera,te cilat qeveria Britanike (per arsye qe nuk dihen*) i ka botuar vetem se fundmi dhe mund te gjenden ne librari te ndryshme ne londer sot,ajo flet shume dhe jep shume fakte mbi veprimtarite e partizaneve dhe te legalisteve ( vetem Abaz Kupit dhe perkrahesve te tij ne fakt).Ajo flet me saktesi dhe me numer ,me emer dhe me numer garizioni,me numer te sakte autokolonash te shkateruara,me numer te sakte ushtaresh armiq te vrare e te zene rob.Une nuk kam lexuar shume (menjf ne nje liber te vogel permenden vetem disa sulme dhe jo gjithe lufta ,sepse vete keta libra nuk jane mbi luften,por mbi jeten e saj dhe mbi nje histori te gjate midis kesaj femre dhe shqipetareve qe fillon shume kohe para luftes).
Ajo ne cdo artikull kerkon te dije perse luftes te shqipetareve nuk u jepet ajo qe u takon ,ajo shprehet se lufta qe po benin shqipetaret ishte nje lufte po aq e ashper sa ajo e etiopise kunder italianeve (ne mos me e ashper) por nuk komentohej sic duhej nga media boterore dhe lihej ne heshtje nga qeverite e perendimit.

Ne kujtimet e saja ajo shkruan se pushtuesit shkaterruan shqiperine me keq se vendet e tjera sepse ishte me e lehte ,shqiperia nuk kishte shume rendesi ne mediat e huaja.Ajo permend me emra,si luftetare qe i kane shtire friken Italianeve ne vecanti, Abas Kupin dhe Myslim Pezen,dhe pershkruan disa nga aksionet e ndermarra nga keta te dy kunder italianeve ,nder te tjera ajo thote se Italianet te tmeruar ngrinin duart lart dhe duke qare luteshin te ktheheshin ne Itali.Ajo ka qene ndoshta e vetmja *war korrespondent*( me perjashtim te disa miqeve te saj qe her pas here shkruanin dicka mbi zhvillimet e luftes ne shqiperi) ne perendim nga lufta ne shqiperi,dhe numrat e italianeve apo gjermaneve te vrare dhe te zene rob,nuk besoj te kene qene fiktive aspak,por realitet i nje lufte,

Dhe dua du them dicka ketu disave,sidomos atyre Ballisteve dhe Zogisteve, qe edhe partizanet ishin shqipetare,dhe si shqipetare te rrahur mire dinin te luftonin mire,biles shume here me mire se fqinjet tane te cilet kane marre shume merita per luften qe kane bere ( dhe me te drejte),por akoma me shume merita duhet ti takojne popullit tone sepse beri nje lufte te madhe kunder fashove dhe nazove.Partizanet ishin forca me e madhe dhe natyrisht i dhane armikut goditjen me te madhe.

Ne shqiperi u shkateruan shume ura,u dogjen shume fshatera,u torturuan shume te rinj,dhe u vrane shume njerez,demet ishin shume te medha ne cdo aspekt.Cdo shtet e ka egzagjeruar numrine te vrareve gjate luftes,edhe shqiperia mund ta kete bere nje gje te tille,por nuk besoj se e ka egzagjeruar aq shume.megjithate ngelet per tu pare dhe analizuar me mire.
Por pak me respekt per te renet,c'ndodhi mbas luftes nuk duhet te ndikoje ne nderimin e sakrifices qe dha populli yne ne ate lufte.


Postuar nga Ari. datë 16 Nëntor 2006 - 00:20:

historia

ti biem defit kot trima ... a kuptoni se nuk jemi ne gjendje te ndertojme historin tone.. dhe kjo eshte 1nga te keqiat tona si popull


  Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 »
Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.