Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 5 [6]
Trego 54 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Sa atdhetare jemi ne shqiptaret? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5060)


Postuar nga qershor13 datë 02 Korrik 2004 - 18:09:

Mire ana3, diskutimi mbyllet me kaq.

Ps. mesazhet jasht teme do te fshihen.


Postuar nga ENISS datë 22 Korrik 2004 - 23:45:

Atdhetarizmi eshte vete konstitucionalizmi i shtetit

Kur flitet per atdhetarizem duhet te kihet parasysh qe kjo te shtrohet se pari per ato nivele te cilat e mbartin dhe duhet ta shfaqin ate.Vetem pas kesaj problemi mund te trajtohet dhe per masen e gjere te shqiptareve.

Per ti ardhur ne ndihme arsyetimit tim po radhis disa nga kriteret qe duhen plotesuar per te qene atdhetare:
1. Te veshe interesin e kombit mbi ate vetjak,
2. Te punosh per te permiresuar shtetin tend d.m.th te kontribosh ne forcimin e tij,
3. Te permiresosh jeten e qytetareve te tu.
4. Te luftosh per interesat e kombit tend.

Pra sic mund te shihet nga pikat e rradhitura me siper atdhetarine kane mundesi per ta shfaqur me shpejte ata te cilet drejtojne jeten e vendit e me pas qytetaret e thjeshte.
Po te krahasojme jeten dhe gjendjen e Shqiperise me pikat e radhitura me siper do te kuptojme se jemi akoma shume larg atdhetarizmit. Jemi aq larg sa ndodhta ndonjeri qe do te lexoje opinionin tim mbi kete ceshtje do te shprehet se kriteret e radhitura me siper perbejne nje utopi (por kjo pak rendesi ka e rendesishme eshte qe ti shkojme ne thelb problemit).
Niveli me i larte i cili sipas analizes se mesiperme ka mundesi ta shfaqe me shpejt atdhetarizmin tregoi se nuk e mbart ate, atehere c'mund te thuhet per pjesen tjeter qe perbehet nga qytetaret?
C'mund te beje nje qytetar i thjeshte i cili nuk ka as ndihmen, as mbeshtetjen dhe as mbrojtjen e shtetit te vet? Sigurisht qe jeta e tij eshte me e rendesishme sesa shteti. Eshte normale qe nje shtet i cili injorohen, anashkalohen dhe nuk stimulon aftesite dhe kapacitetet e qytetareve te vet, te jete ne konflikt me ta(qytetaret). Kur ky konflikt nuk eshte konstruktiv, nuk gjen zgjidhje, atehere keta qytetare do te gjejne mundesi per te aktualizuar vlerat e tyre individuale dhe kjo mund te jete edhe jashte kufijve te shqiperise.Ne te shumten e rasteve mungesa e atdhetarise se qytetareve ndodh jo per faj te tyre.

Pershendetje o njerez te mire!


Postuar nga Subaqueo datë 24 Korrik 2004 - 01:10:

He c'me bete ta lexoj temen nga fillimi...
Po provoj ti pergjigjem 4 pikave qe ka renditur Enis.
1 . mund te vesh interesin e kombit mbi ate vetiak kur vendi yt ka me te vertete nevoj,ne kete moment mendoj se interesi i Shqiperise esht qe si ata qe jane ne Shqiperi dhe ata qe jane ne mergim te punojme ,e studiojme,te njohim realitete te tjere,sepse heret ose vone ne nji menyre ose nji tjeter do ti vejme ne sherbim te Shqiperise...
Kosovaret qe bene luften ,kosovaret qe ktheheshin nga gjith bota per te shku ne lufte ,shqiptaret qe ndihmuan kosovaret ur kishin nevoj ...
A nuk eshte kjo te vesh interesin e kombit para interesit vetiak ??
2. Po punove per te forcuar ose permirsuar ambjentin tend ,punon ose forcon edhe stetin ,paguan taksat ,hap vende pune,fillon e kerkon dicka me shume nga shteti nga politiknet nga policia,pak a shume e bejne te gjith.
Te gith,ose gati te gjith jane atdhetare
A ndihem vete une atdhetar ??Bo nuk e di.
do ta mbaroj neser....
Desha me shkrujt edhe nji gje tjeter..
Atdhetare ???
Ky muhabet qe po tregoj esht bere rreth 1muaj perpara ..
me nji shqiptare tjeter ra muhabeti per punen e kosoves ,ky robi se nga kishte mare vesht,(nuk e di a esht e vertete a po jo ) qe nji cuni te ri kosovare e kishin ngacmuar a ikishin nxjer probleme pse ishte kthyer tani ne kosove dhe jo ne kohen e luftes
Duke be muhabet ,mir ja kane bere tha ,pse nuk u kthye kur kishte nevoj vendi vet ,me thene te drejten une s'isha dakort, sepse cdo njeri duhet te kete mundesi te zgjedhe se ca me bere nejse ...
Po mire i thashe, po sikur mas 20 vjetesh te plasi lufta ne shqiperi, kalamajt e tu te jene rritur ketej ,dhe jeten e tyre ta kene ktej,
duhet se s'ben te shkojne ne lufte??
JO mor tha c'duan kalamajt e mi ne lufte per shqiperine .Ato po rriten ketu.
ATDHEDASHURI ?? Vetem kur na intereson......
po deshet ju tregoj edhe per ate gocen qe kishte turp te thoshte qe ishte Shqiptare ,ose per ate qe kishte harruar fjalet shqip, edhe pse s'dinte me fol mire italisht, apo per ato qe duke ngrene buk te te shpia e nji familje italiane qe i kishte strehuar qe te mos flinin jashte, i shanin mare e mrapsh
ulur ne tavoline..........


Postuar nga Lacjani_07 datë 28 Gusht 2004 - 23:49:

Ka shum Shqipetar qe jan atdhetar qe bejn per atdheun. Kur them "atdheun" kupetoj Shqiperin e Vjeter. Dhe ka shum shqiptar qe sjan atdhetar. Ka disa qe e tradhetojn atdheun.

Shqiptart e treguan veten per atdhetar kur falen gjaqet ne Kosov ne '90; kur u be lufta ne Kosov; dhe kur u be lufta ne Maqedoni.
Disa shqiptar e treguan veten tradhetar ndaj atdheut dhe e tregojn kur cojne femijte e tyre ne shkolla Greke.,etj.


  Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 5 [6]
Trego 54 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.