Forumi Horizont Gjithsej 65 faqe: « E parë ... « 53 54 55 56 57 58 59 60 61 [62] 63 64 65 »
Trego 65 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Enver Hoxha per kosoven (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4753)


Postuar nga X-File datë 11 Dhjetor 2005 - 22:29:

Citim:
Po citoj ato që tha Perendia

Tema është se ç'bëri E.H. për Kosovën. Nga "bëmat" e tij (jo nga fjalët e ëmbla të pakonkretizuara) mund të përmendësh futjen në burg (ose pushkatimin, apo edhe kthimin në Jugosllavi) të shqiptarëve të Kosovës që hynin në Shqipëri për t'i shpëtuar gjenocidit të Rankoviçit; kjo mua më duket thjesht njësoj si gjenocidi serb ose të paktën 1 vegël "e verbër" e tij.



Perendia tema eshte se cfar beri E.H. per kosoven, mirpo nuk ishte vetem Enveri ai qe drejtonte Shqiperine. pastaj unë di shembuj nga ajo qe thua ti , mirpo unë edi edhe aresyen se pse ajo ndodhte.
Vetem nje shembull.
Bali Beqiri (dhe disa te tjer qe nuk me kujtohen momentalisht) ishte nje Kosovar qe nga te paret iku ne Shqiperi, dhe ishte nder Armiqet me te medhenje te Serbise, shum shpesh ka hyre ne Kosove dhe ka kryer aksione kunder emrave te tmerrshem teUDB-se qe benin Terror ne Kosove. Mirpo ky nuk ishte i internuar , bile thene ndryshe djali i tij ishte nje njeri me reputacion te madh ne ushtrine e Shqiperise Oficer i larte.
Mirpo se cfar ndodhi pastaj..... UDB-ja e dergoi ca truthare "si te perndjekur" per te spiunuar Bali Beqirin dhe per ta futur ne gracke kur ai ta kalonte kufirin. Fatmirsisht se u muar vesh arsyeja e vajtjes ne Shqiperi te keti personi dhe ky peson u mor ne pyetje u burgos dhe tash jeton ne shqiperi, ne nje vend rural. L.K. jan inicialet e njerit nga ketyre "te perndjekurve nga UDB".
Keta shembuj i di per shkak te lidhjeve qe kishin mbajtur familja ime me ate te Bali Beqirit, dhe pikrisht per kete shkak shum vite familja ime ishte e persekutuar nga UDB-ja dhe spiunet e saj si psh. inicjalet qe i permenda me lart dhe familja e tij.
tash me thuaj pse pirkisht ky person qe vertet ishte i persekutuar dhe ishte aq irrezikshem per UDB-ne sa urdheri ishte se kudo qe te shifej e egzekutophej e jo tearrestohej dhe kush e strehonte persekutohej nga UDB-ja, nuk u arrestua nga E.H. nuk u internua, por ne te vertet u ndihmua po nga E.H. dhe deri ne vdekjen e tij (nese nuk gabohem ne vitin 97- 98) nuk u tradhtua as nuk ju prek nje qime floku mirpo u rrespektua si familje patriotike.

heren tjeter do te mundohem te sjell diqka nga bëmat e Bali Beqirit dhe trimave te tij


  Gjithsej 65 faqe: « E parë ... « 53 54 55 56 57 58 59 60 61 [62] 63 64 65 »
Trego 65 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.