Forumi Horizont Gjithsej 92 faqe: « E parë ... « 54 55 56 57 58 59 60 61 62 [63] 64 65 66 67 68 69 70 71 72 » ... E fundit »
Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- Biografia dhe Veprat te perkthyera ne Shqip te Erih Maria Remark (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1702)


Postuar nga i_lire datë 07 Prill 2004 - 09:10:

Citim:
Po citoj ato që tha jimmy84

E kisha kuptuar ne fakt qe Remarku i bazon romanet e tij ne ngjarje reale.Prandaj jane te magjishme.Ai nuk komenton pothuajse fare.Nuk ekzagjeron.Tregon vetem ngjarjet dhe mendimet qe i vijne gjate ketyre ngjarjeve.Ketu qendron madheshtia e tij.Asnjehere nuk del jashte realitetit.





Ke shume te drejte Jimmy, ai ne cdo liber ka pjese nga jeta e tij, ka pjese nga pasionet e tij. "Qielli nuk ka preferenca" i ka kushtuar pasionin ndaj garave me makina, "Nje nate ne Lisbon" eshte kaq reale sepse i perket kaq shume jetes se tij, "Asgje te re nga fronti i perendimit" eshte po reale sepse e ka jetuar vete dhe e ka bazuar ne eksperience te tijen vetjake. Nje shembull nga "Nje nate ne Lisbon" ku flet edhe per pasionin e tij ndaj piktures, nje fragment nga dy faqet e fundit te librit:

S’po mendoja gati fare se mbaja pashaporten e nje burri qe ndoshta kerkohej per vrasje. U nisem te nesermen ne mbremje dhe mberritem pa veshtiresi ne Amerike. Por pashaportat e te dy dashnoreve nuk na sollen fat: pas gjashte muajsh, Ruti u nda prej meje. Per ta legalizuar kete gje, na u desh me pare qe te martoheshim edhe nje here tjeter. Me vone, Ruti u martua me ate djaloshin e pasur amerikan qe i kishte dhene garancine Shvarcit. E gjithe kjo atij iu duk si dicka shume komike dhe erdhi edhe si deshmitar ne martesen tone te dyte. Pastaj, pas nje jave, ne u ndame ne Meksike.
Kohen e luftes e kalova ne Amerike. Si per cudi, nisa te interesohesha per pikturen, se ciles me pare pothuajse nuk i kisha kushtuar fare vemendje. Dukej sikur kete interesim e pata trasheguar nga ster-Shvarci i vdekur. Mendoja shpesh edhe per tjetrin, i cili ndoshta rronte ende, edhe qe te dy perziheshin para syte te mi ne nje re tymi misterioze, qe nganjehere besoja se e ndieja rreth meje dhe me dukej sikur ndikonte tek une, megjithese e dija qe kjo gje ishte nje marrrezi. Me ne fund gjeta pune ne nje dyqan veprash arti, dhe ne dhomen time vareshin nder mure disa kopje nga vizatimet e Dëgasë, pas te cilave isha shume i apasionuar.
Mendoja akoma shpeshhere per Helenen, qe e kisha pare vetem te vdekur, dhe per njefare kohe, kur jetoja vetem, e shihja madje dhe ne enderr. Letrat qe me pati dhene Shvarci, qysh naten e pare, kur anija po lundronte mbi oqean, i hodha ne uje, pa i lexuar. Ne njerin zarf pata ndier nje gje te vogel te forte, te ngjashme me nje gur te vockel. Ashtu ne erresire, e nxora nga zarfi dhe me vone, kur e pashe, vura re se ishte nje cope qelibar i rrafshte, brenda te cilit kishte mbetur e zene dhe e ngurosur qysh para mijera vjetesh nje mize shume e bukur. E pata ruajtur dhe e pata marre me vone me vete – ate mizen e vogel ne agonine e saj brenda kafazit prej lotesh te arte, ku pati mbetur ashtu sic kishte qene, ne nje kohe qe shoqet e saj ishin ngrene, ishin ngrire ose ishin zhdukur.
Pas luftes u ktheva ne Evrope. Pata disa veshtiresi per te vertetuar identitetin tim, sepse ne te njejten kohe ne Gjermani kishte qindra pushtetare qe kerkonin ta humbisnin identitetin e tyre. Pashaportat e te dy Shvarceve ia dhurova nje rusi qe ishte arratisur duke kaluar kufirin – e kishte nisur dhe po merrte forme nje vale e re emigracioni. Nje Zot e di se ku do te kete zene vend nderkohe ai rusi! Per Shvarcin nuk mora vesh kurre ndonje gje. Madje njehere shkova ne Osnabryk dhe pyeta per te, megjithese e kisha harruar emrin e tij te vertete. Por qyteti ishte shkretuar, askush nuk dinte gje per te dhe askush nuk interesohej per gjera te tilla. Gjate rruges duke u kthyer per ne stacionin e trenit, m’u duk sikur e pashe. Vrapova pas tij, por kishte qene nje nepunes poste, i cili me tha se quhej Jansen, se ishte i martuar dhe se kishte tre femije.


  Gjithsej 92 faqe: « E parë ... « 54 55 56 57 58 59 60 61 62 [63] 64 65 66 67 68 69 70 71 72 » ... E fundit »
Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.