Forumi Horizont Gjithsej 104 faqe: « E parë ... « 55 56 57 58 59 60 61 62 63 [64] 65 66 67 68 69 70 71 72 73 » ... E fundit »
Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- poezi te poeteve te huaj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2098)


Postuar nga qelibar datë 11 Dhjetor 2004 - 03:42:

PER....

Nuk te perulem, ka mbaruar
Asnje premtim i yti s`hyn dot
ne shpirtin tim per ta sunduar
Jemi te huaj, sot edhe mot.
Ti ke harruar qe lirine
S`ia fal mashtrimit kurresesi
Por dhe keshtu, vite qe s`vijne
Per syte e tu u bera fli.
Edhe keshtu tek ti pandehja
te gjeja shpirt e shok e short
Dhe tere boten e urreja
Qe te te desha ty me fort.
Gjithato çaste te qendrimit
Tek kembet tende, e beson?
Ia kam rrembyer frymezimit
Me se po mi zevendeson?
Nga ndonje çast mendimbegate
Dhe forc`e shpirtit s`ish çudi
T`i jepje botes nje dhurate
Dhe te me jepte pavdekesi.
Pse doje pra te me nderroje
ate kurore lavdiplot?
Pse s`qe athere kur premtoje
E tille sic je bere sot?
Krenar jam, falme eshte e kote
Kerko nje tjeter dashuri
per asnje gje ne kete bote
Nuk mund te rri ne skllaveri.
Nen qiell te jugut, ne vend tjeter
Do te largohem, ndoshta shpejt.
Po jemi njohur pak si teper
Per t`u harruar ashtu krejt.
Qe sot do te ze te argetohem
Dhe te betohem pasketaj,
Vetem do qesh e do gezohem
Dhe per asgje nuk do te qaj.
Do rrej si djalli sa te dua
Si desha, me s`do dashuroj
A mund te dua me nje grua
Kur sot nje engjell me tradhetoi?
Te vdisja desha dhe te vuaj,
me boten desha te luftoj
Qe fort te voglen doren tuaj
I çmendur, te mundja ta shtrengoj.
Pa te kuptuar dot mashtrimin
Ta fala shpirtin mbushur plot
Ia njohe ketij shpirti çmimin?
Ia njohe, une s`te njoha dot!

Lermontov


  Gjithsej 104 faqe: « E parë ... « 55 56 57 58 59 60 61 62 63 [64] 65 66 67 68 69 70 71 72 73 » ... E fundit »
Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.