Forumi Horizont Gjithsej 104 faqe: « E parë ... « 56 57 58 59 60 61 62 63 64 [65] 66 67 68 69 70 71 72 73 74 » ... E fundit »
Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- poezi te poeteve te huaj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2098)


Postuar nga amor alucius datë 06 Maj 2005 - 03:20:

Rudyard Kipling 1907

Ne mundesh (ne versionin origjinal 'if')

Ne mundesh te ruash arsyen kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vehtes ti besosh,
sa here te ty dyshojne e s'te perfillin,
por edhe dyshimet drejte t'i gjykosh.....
ne mundesh te rrish ne pritje nga pritja paulodhur,
a kur t'urrejne urrejtje mos t'ushqesh,
madje ndaj shpifjeve te rrish pa folur,
me thjeshtesi me to pa rene ndesh......
ne mundesh t'mendosh por jo gjer ne shkaterrim,
t'enderrosh por jo si rob enderrimesh.
dhe ti t'i trajtosh nje lloj e pa dallim,
ngadhnjimin e shpartallimin,burim mashtrimesh....
ne durofsh dot qe thenjet e tua te drejta
ne kurthe trutharet kopuket te t'i kthejne,
t'i shohesh te thyera gjerat me te shtrenjta
e prap t'i ndertosh me vegla qe nuk vlejne
ne mundesh fitoret qe ke korrur t'i flijosh,
si ne kumar me nje te vetme loje,
te rrezikosh e prap t'ja fillosh dhe
humbjen kurre te mos e zesh me goje.....

P.s. E gjeta ne nje site shqipetar te perkthyer,e kisha lexuar vetem ne anglisht


  Gjithsej 104 faqe: « E parë ... « 56 57 58 59 60 61 62 63 64 [65] 66 67 68 69 70 71 72 73 74 » ... E fundit »
Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.