Forumi Horizont | Gjithsej 92 faqe: « E parë ... « 57 58 59 60 61 62 63 64 65 [66] 67 68 69 70 71 72 73 74 75 » ... E fundit » Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- Biografia dhe Veprat te perkthyera ne Shqip te Erih Maria Remark (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1702)
Eliz
I kisha gati keto pjese dhe do i hidhja. Me behet qejfi qe te kane pelqyer. Jane shqiperime te mrekullueshme nga Robert Zhvarc
Ja tek po më rri atje, mendonte Raviku. Si një krijesë e pafajshme që ankohet me zë të ulët dhe e përvuajtur, ngaqë jeta dhe unë i paskemi dhënë goditje të rënda. Tani ajo është qetësuar, sulmi i parë u zbraps; do të shtiret sikur do të më falë dhe, po të mos ia mbath sa më parë, do të fillojë të më rrëfejë me të gjitha hollësitë historinë e muajve të fundit… kjo orkide prej çeliku, tek e cila erdha për t`i dhënë fund njëherë e mirë kësaj meseleje dhe që tani më solli gjer në atë pikë, sa të detyrohem t`i jap edhe të drejtë….
—Mirë,Xhoanë, —i tha.—Tani ia arrite qëllimit.Ke për të ecur përpara.
Ajo lëvizi nga vendi.
—A thua?
—Me siguri.
—Vërtet, Ravik?
Ai u ngrit.Edhe tri minuta të tjera dhe ajo do t`a ngatërronte me siguri në ndonjë bisedë profesionale mbi filmat.Me gratë nuk duhej diskutuar, mendoi ai. Del gjithmonë i humbur.Në duart e tyre llogjika kthehet në dyllë dhe përpunohet sipas qejfit.Duhej vetëm veprim—dhe pikë.
…………………………………………â€
¦â€¦â€¦â€¦â€¦â€¦â€¦â€¦â€¦
Ai u mendua një hop në t`ia thoshte copë që s`do vinte më kurrë. Por për sot duhej lënë me kaq. Ishte mjaft.Mjaft për të, edhe për vete. Sidoqoftë, ajo ia kishte dalë mbanë ta shmangte fjalën e fundit. Por fundi do vinte vetvetiu.
—Rri edhe pak, Ravik, — tha ajo.
—Nuk mundem.
Ajo u ngrit në këmbë dhe u mbështet fort pas tij. Edhe kjo i mungonte! mendoi ai. Loja e lashte. E lirë dhe e sprovuar. Ajo s`po lë asgjë mangut. Po kush kërkon nga nje mace të pijë uthull?…
Ai u shkëput prej saj.
—Më duhet të shkoj. Në klinikë është shtruar një burrë që po vdes.
—Mjekët gjejnë gjithmonë arsye të forta, —tha ajo me ngadalë dhe e vështroi drejt e në sy.
—Njëlloj si gratë, Xhoanë. Ne administrojmë vdekjen, kurse ju dashurinë! Të dyja kanë gjithë arsyet dhe gjithë të drejtat e botës.
Ajo nuk i dha përgjigje.
……………..
Ai u drejtua me nxit nga dera dhe nuk e ktheu më kokën. Ajo nuk e ndoqi pas. Por ai e dinte që po e ndiqte me sy. E ndiente veten çuditërisht të shurdhër—sikur po ecte në ujë.
Gjithsej 92 faqe: « E parë ... « 57 58 59 60 61 62 63 64 65 [66] 67 68 69 70 71 72 73 74 75 » ... E fundit » Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.