Forumi Horizont Gjithsej 92 faqe: « E parë ... « 59 60 61 62 63 64 65 66 67 [68] 69 70 71 72 73 74 75 76 77 » ... E fundit »
Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- Biografia dhe Veprat te perkthyera ne Shqip te Erih Maria Remark (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1702)


Postuar nga jimmy84 datë 28 Maj 2004 - 00:21:

Analiste

Ja edhe pika jote e dobet

Ndjeu se si po shkrihej dalngadalë plumbi që ia rëndonte gjymtyrët. Mori frymë thellë. Era frynte nëpër rrugët me gulshe të shpejta. Ai ngriti sytë dhe vështroi përsëri dritaren e ndriçuar. Atje jetonte një njeri, për të cilin ai vlente diçka, një njeri, për të cilin ishte i rëndesishëm, një qenie, fytyra e së cilës ndërronte sa herë që e shihte — dhe ai kishte dashur ta therorizonte atë krijesë për hir të një iluzioni të turbullt, për hir të një krenarie dhe padurimi që i ngjallte shpresa e zbehtë e hakmarrjes…
Po çfarë kërkonte? Pse mbrohej akoma? Pse ruhej? Jeta po i falej, kurse ai nxirrte bishta. Jo pse ishte tepër pak ajo që po i falej
— por pse ishte vërtet shumë. Vallë, për ta kuptuar këtë, a ishte e nevojshme që më parë të vërshonte mbi të shtrëngata e përgjaktë dhe mizore e së kaluarës?… Ai ngriti supet. Zemra, tha me vete. Zemra! Si po gufonte! Si po trazohej! Dritarja, tha me vete. Dritarja e vetmuar që ndriçonte nëpër natë, rrezatim i një jete tjetër, që i qe hedhur me rrëmbim në krahë, e hapur, e gatshme, gjersa edhe ai vetë i qe hapur asaj. Flaka e ëmbëlsise, zjarri si shpërthim rrufeje i dashurisë, vetëtimat e ndritshme të shpejta të gjakut — të gjitha këto njeriu i njihte, i njihte aq shumë, saqë pandehte se kurrë më s`do muind t`ia permbytte trurin kjo turbullirë e artë… Por ja që pastaj, ashtu papritur, vinte një natë si kjo dhe po ky njeri ngulej para një hoteli të dorës së tretë, dhe këto ndjenja aq të njohura ngriheshin si tym nga asfalti… dhe të dukej sikur vinin nga ana tjetër e botës, nga ishujt e kaltër të kokosëve… të dukej sikur nxehtësia e një pranvere tropiku filtrohej nëpërmes oqeanesh, koralesh, lavash dhe mugëtirash dhe sikur ngrihej pastaj me rrëmbim mbi Paris, në rrugën e shëmtuar Dë Ponsële, përzier me aromë mimozash dhe lule akshami, në një natë të tillë plot hakmarrje dhe kujtime të së kaluarës… Kështu ngriheshin, të papërmbajtëshme, të pakundërshtueshme këto ndjenja të çliruara e misterioze…


  Gjithsej 92 faqe: « E parë ... « 59 60 61 62 63 64 65 66 67 [68] 69 70 71 72 73 74 75 76 77 » ... E fundit »
Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.