| Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 » Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Udhetim ne hapsire (kuriozitete). (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17623)
E pur si muove.
Galileo Galilei (shpikesi)
Duke pasur parasysh se Galileo Galilei vdiq ne shtepine e tij ne moshen 78 vjeçare veshtire se ai mund te kete shprehur thenien e fameshme. "Eppur si muove" perpara Gjykates se Inkuizicionit 10 vite para se te vdiste.
Shquhet qe ne moshen 19 vjeçare per zbulimet e tij dhe 25 vjeç ishte profesor universiteti. Ne moshen 28 vjeçare mori rrugen per Padova ku hapi nje ofiçine me nje puntor per te fabrikuar instrumente, kompaset, skuader, busulla dhe ore.
Ishte 45 vjeç, (1609) kur mori vesh se ne Hollande (1608) dikush qe prodhonte syze kishte shpikur nje objekt me te cilin mund te shihje afer objekte qe ishin larg: keshtu ju fut punes dhe ja arriti te shpikte monokularin ose teleskopin primitiv.Kur Galileo e drejtoi nga qielli beri zbulime te pabesueshme.
Isak Newton (Legjislatori)
Ne fakt teleskopin e pare e krijoi Newton-i me vone qe ishte krejt ndryshe.
Pikerisht ne vitin qe vdiq Galileo, lindi Newton. Newtonin e rrethon legjenda e fameshme e molles qe i ra ne koke prej kesaj zbuloi edhe ligjin e famshem te gravitacionit. Meqe jeta i shkoi duke studiuar ligjet, ligjin e Keplerit, Galileit dhe zbuloi ligjin e famshem mori edhe emrin legjislatori dhe per nder te tij Aleksander Pope shkruajti: " Natyra dhe ligjet e saj ishin ne erresire: Zoti tha, le te jete Newtoni! Dhe gjithshka u ndriçua.
| Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 » Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.