Forumi Horizont | Gjithsej 26 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit » Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- Thuaji Zemres Po - Susanna Tamaro (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1788)
Jo jo Bucs eshte SUPIZE - s'ta them, rri tashi mos mu lut kot.
(pjesa e dyte)
18 Nentor
Kete nate ra nje shi i forte. Ishte aq i vrullshem, sa shpesh me doli gjumi nga poterja qe bente duke trokellitur ne kanate. Sot ne mengjes, kur çela syte e bindur se moti ishte ende i vruget, u kota per nje kohe te gjate ne tesha. Eh, si nderrojne gjerat neper vite! Ne moshen tende flija top, po te mos me trazonte njeri, ia merrja me gjume deri ne oren kur shtrohej dreka. Kurse tani, jam perhere zgjuar para se te zbardhe. Kesisoj ditet behen teper te gjata, s’kane te sosur. Ka nje fare mizorie ne gjithe kete, apo jo? Le oret e mengjesit pastaj, ato jane me te tmerrshmet, s’gjen kurrfare gjeje qe te te ndihmoje te permendesh, rri ngulur aty dhe e di se mendimet e tua te terheqin veçse prapa. Mendimet e nje plake nuk kane te ardhme, me se tepermi jane te trishta, ne mos te trishta, melankolike. Shpesh i kam thirrur fiqirit per kete çudi te natyres. Dje pashe ne televizor nje dokumentar qe me futi ne te thella. Bente fjale per endrrat e kafsheve. Ne hierarkine shtazore, nga shpezet e lart, te gjitha kafshet enderrojne shume. Enderrojne trishtilat dhe pellumbat, ketrat dhe lepujt, qente dhe lopet e shtrira ne luadh. Enderrojne, por jo te gjitha njelloj. Kafshet qe per nga natyra jane kryesisht pre, shohin endrra te shkurtra, fanepsje me shume se enderra te mirefillta. Kurse grabitqaret shohin endrra te gjata e te nderlikuara. – Per kafshet, - thoshte folesi, - aktiviteti i endrrave eshte nje menyre per te organizuar stradegjite e mbijeteses, kush gjuan duhet te perdore menyra gjithnje te reja per te siguruar ushqimin, kush gjuhet – dhe ushqimin zakonsiht e gjen aty pari ne trajte barishtesh – duhet te mendoje veç t’ia mbathe sa me shpejt. Me fjale te tjera, duke fjetur, antilopa enderron savanen e pamate, kurse luani, ne nje perseritje te vazhdueshme e te larmishme skenash, sheh gjithçka qe do t’i duhet te beje per te ngrene antilopen. Duhet te jete keshtu, thashe atehere me vete, ne riri je mishngrenes, ndersa ne pleqeri barngrenes. Sepse kur je plak, perveçse fle fare pak, nuk sheh endrra ose, edhe ne sheh, ndoshta nuk te ngelet ne mend asgje prej tyre. Kurse ne femijeri dhe ne rini shinen me shume endrra dhe endrrat kane fuqine te percaktojne humorin e dites. A te kujtohen te qarat qe beje, maujt e fundit, porsa zgjoheshe? Rrije ulur para filxhanit te kafese dhe lotet te zdirgjeshin heshtas neper faqe. – Perse qan?, - te pyesja atehere dhe ti, e pikelluar apo e xhindosur, thoje: - Nuk e di. Ne moshen tende ka plot gjera qe duhen vene ne vend brenda vetes, ka projekte dhe te projektet pasiguri. Pjesa e pavetedijshme nuk ka nje rregull a nje logjike te qarte, tok me mbeturinat e dites, te fryra e te deformuara, perzien aspiratat me te thella, mes aspiratave te thella fut nevojat e trupit. Keshtu, nese ke uri, sheh enderr sikur je shtruar ne tryeze dhe nuk ha dot; nese ke te ftohte, sikur je ne Polin e Veriut pa pallto; nese dikush eshte sjelle panjerezishem me ty, te fanepset sikur je luftetar i etur per gjak.
C’endrra po sheh atje, mes kaktuseve dhe kaubojve? Do te me pelqente ta dija. Kushedi nese ndonjehere, ndoshta e veshur si lekurekuqe, shfaqem dhe une valle aty ne mes? Kushedi nese, nen lekuren e nje kojote, fshaqet Baku? Ke mall? Na kujton?
Vazhdon...
Gjithsej 26 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit » Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.