Forumi Horizont Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 »
Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Andon Zako Cajupi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=66)
-- Andon Zako Cajupi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=88)


Postuar nga shelgu datë 27 Nëntor 2007 - 19:52:

Shkrimtari Andon Zako Çajupi, më 1887 erdhi në Zvicër, pikërisht në Gjenevë, ku studioi Drejtësinë. Përfundoi në Gjenevë studimet, më 24 tetor 1892 dhe mbeti aty edhe më vonë, ku edhe ishte martuar me vajzën e quajtur Evgjenia, me të cilën pati një djalë, Stefanin. Evgjenia vdiq aty nga viti 1892.

 

 

Punërat e Perëndisë

Zot i math e i vërtete,
çdo pun' e ke bërë vetë;
bëre qiejtë dhe denë,
bëre yjtë dhe dhenë,
bëre diellin' me dritë,
bëre nat, e bëre ditë,
bëre erënë dhe retë,
bëre pemëtë me fletë,
bëre hënëzën me yje,
bëre fusha, male, pyje,
bëre zogjtë, që këndojnë
dhe lulet që lulezojnë,

bëre dimër' e beharë,
bëre kuaj e gomarë,
bëre misër edhe grurë,
po më shumë bëre gurë.
Si bëre kaqë të mira,
bëre dhe shumë egërsira:

bëre arinë dhe derrë,
bëre... po ç'nukë ke bërë?
Bëre botënë të tërë,
bëre dhe djallë me brirë!
Çdo pun' e ke bërë mirë,
po një gjë bëre pa mënde
dhe prishe punën tënde:

Kur bëre derr' dhe arinë,
Ç'deshe që bëre Turqinë?
Se të mos qenkej kjo farë,
bota do të vinte mbarë,
dhe do të lulëzonte,
Shqipëria do t'gëzonte.


  Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 »
Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.