Forumi Horizont Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 »
Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- poezi te poeteve te huaj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2098)


Postuar nga jimmy84 datë 31 Maj 2004 - 16:45:

TRE EPIGRAME

1.
Një ditë, thellë një përroi, siç thonë,
një gjarpër na kafshoi, Zhan Ferronë.
Dhe a e dini seç ndodhi?
Qe gjarpëri ai që ngordhi!

2.
Profeti Jeremi (nga unë t`a dini).
Sa rrojti, i shkreti, derdhi lotë vajtimi.
Posi profet, e parandjeu nga larg,
dikur, do ta përkthente një Le Frank!

3.
Më mbo nga miqtë, o zot i vërtetë,
se nga armiqtë mbrohem vetë!

Volter


Postuar nga Klodel datë 20 Korrik 2004 - 20:29:

Robert Burns

Nje trendafile e kuqe, e trembur.

Ah, dashuria ime eshte si nje trendafile e kuqe, e trembur,
qe e re ka celur ne Qershor,
Ah, dashuria ime eshte si melodia
qe kur luhet, me embelsi ritmon.

Sa e hijeshme je, moj bukuroshja ime,
aq thelle kam rene ne dashuri me ty,
e do te t’dua perhere, e dashur,
derisa detet te jene thare per uje.

Derisa detet te jane thare per uje, e dashur,
dhe shkembinjte me diellin te jene shkrire
Une do te dua serisht e dashur,
Derisa rerat e jetes te rrijne shtrire.

Dhe lamtumire, dashuria ime e vetme,
Lamtumire tani, vetem per pak,
Dhe do te vij perseri, e dashur,
Dhe sikur te jem dhjet' mije milje larg.


Postuar nga darke datë 23 Gusht 2004 - 09:10:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Kenge e deshperuar e Neruda eshte fantastike


the whole work of Neruda is fantastic!

have you read "Black Island Memorial" (Memorial de Isla Negra) or "World's End" (Fin de Mundo) or"Skystones" (Las Piedras del cielo)... It's amazing his verbal potency....


Postuar nga qelibar datë 11 Dhjetor 2004 - 03:42:

PER....

Nuk te perulem, ka mbaruar
Asnje premtim i yti s`hyn dot
ne shpirtin tim per ta sunduar
Jemi te huaj, sot edhe mot.
Ti ke harruar qe lirine
S`ia fal mashtrimit kurresesi
Por dhe keshtu, vite qe s`vijne
Per syte e tu u bera fli.
Edhe keshtu tek ti pandehja
te gjeja shpirt e shok e short
Dhe tere boten e urreja
Qe te te desha ty me fort.
Gjithato çaste te qendrimit
Tek kembet tende, e beson?
Ia kam rrembyer frymezimit
Me se po mi zevendeson?
Nga ndonje çast mendimbegate
Dhe forc`e shpirtit s`ish çudi
T`i jepje botes nje dhurate
Dhe te me jepte pavdekesi.
Pse doje pra te me nderroje
ate kurore lavdiplot?
Pse s`qe athere kur premtoje
E tille sic je bere sot?
Krenar jam, falme eshte e kote
Kerko nje tjeter dashuri
per asnje gje ne kete bote
Nuk mund te rri ne skllaveri.
Nen qiell te jugut, ne vend tjeter
Do te largohem, ndoshta shpejt.
Po jemi njohur pak si teper
Per t`u harruar ashtu krejt.
Qe sot do te ze te argetohem
Dhe te betohem pasketaj,
Vetem do qesh e do gezohem
Dhe per asgje nuk do te qaj.
Do rrej si djalli sa te dua
Si desha, me s`do dashuroj
A mund te dua me nje grua
Kur sot nje engjell me tradhetoi?
Te vdisja desha dhe te vuaj,
me boten desha te luftoj
Qe fort te voglen doren tuaj
I çmendur, te mundja ta shtrengoj.
Pa te kuptuar dot mashtrimin
Ta fala shpirtin mbushur plot
Ia njohe ketij shpirti çmimin?
Ia njohe, une s`te njoha dot!

Lermontov


Postuar nga amor alucius datë 06 Maj 2005 - 03:20:

Rudyard Kipling 1907

Ne mundesh (ne versionin origjinal 'if')

Ne mundesh te ruash arsyen kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vehtes ti besosh,
sa here te ty dyshojne e s'te perfillin,
por edhe dyshimet drejte t'i gjykosh.....
ne mundesh te rrish ne pritje nga pritja paulodhur,
a kur t'urrejne urrejtje mos t'ushqesh,
madje ndaj shpifjeve te rrish pa folur,
me thjeshtesi me to pa rene ndesh......
ne mundesh t'mendosh por jo gjer ne shkaterrim,
t'enderrosh por jo si rob enderrimesh.
dhe ti t'i trajtosh nje lloj e pa dallim,
ngadhnjimin e shpartallimin,burim mashtrimesh....
ne durofsh dot qe thenjet e tua te drejta
ne kurthe trutharet kopuket te t'i kthejne,
t'i shohesh te thyera gjerat me te shtrenjta
e prap t'i ndertosh me vegla qe nuk vlejne
ne mundesh fitoret qe ke korrur t'i flijosh,
si ne kumar me nje te vetme loje,
te rrezikosh e prap t'ja fillosh dhe
humbjen kurre te mos e zesh me goje.....

P.s. E gjeta ne nje site shqipetar te perkthyer,e kisha lexuar vetem ne anglisht


Postuar nga amoxil datë 13 Gusht 2005 - 21:08:

Të fitosh kënaqësine e Njerzve është e pamundur !!

Qesha, më thanë i pafytyrë
Qava, më thanë, nuk qeshe njëherë
Buzëqesha, më thanë, e ka për syfaqe
U vrejta, më thanë, tregon se c'ka në zemër
Heshta, më thanë, nuk di
Fola, më thanë, "Ja ky"
Durova, më thanë, frikacak nuk ia mban
te kishte fuqi, do të bënte hatanë
U binda ne vete sado të përpiqem,
kënaqesia e njerzve veshtirë të arrihet.


Poezi e përkthyer....


Postuar nga volter datë 08 Nëntor 2005 - 16:30:

Maria Lenti

profecia shperqendroi muajin, blune kobalt
nga ku lundroi kraharori adoleshent
(fjale poeti - s'vihen ne dyshim)

net gushti te heshtura nga pritja
agshole te shkrira munguar bardhesie

te plagosur pastaj (ikur pa thene gje)
ne punen e zakonshme dhe ne ikjen e paqete
limen, te species sime, te se ardhmes

te shpresosh
te mbjellesh
te gjarperosh

gjarperon e shkon drejt bluja kobalt e
B52 -it.


Postuar nga volter datë 08 Nëntor 2005 - 16:32:

Kate Xukaro

Endrra

Sqepa qe te mbyllin syte
ndaj botes
e te lene te pangare
nga te ligat e saj
derisa, me ne fund,
nuk t'i fshin me ajri.


Postuar nga volter datë 08 Nëntor 2005 - 16:34:

Kate Xukaro

Mbremje

E ngadalte me shoqeron
vetem zhurma e hapave te mi
e pipetima e qete
dhe e njome e pyllit
qe leviz nga era.
Larg,
nga deti i gjelberimit,
nje bilbil i dhuron botes
simfonine e tij.


Postuar nga volter datë 08 Nëntor 2005 - 16:37:

Cassian Maria Spiridon

Kam ndjenjen se...

Kam ndjenjen se me puth
nuk mund te them se te dua
duart e mia gjethezojne permes mishit tend
porsi ne nje liber qe s'do
patjeter ta lexosh.

Mendimi hulumton permes shpirtit tend
me indiference
je gjithnje e me munguese
me puth
goja jote duke shkeputur mishin
numeroj yjet, dhe kullosen.


  Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 »
Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.