Forumi Horizont | Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Nga Pavarsia në Clirimin e Shqipërisë nga Nazi-Fashizmi (1912-1944) (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=255)
-- Shqiperia nen Pushtimin Gjerman (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2249)
Citim:Jo Zogu vodhi ar ,por natyrisht jo te gjithe se nuk ishte fare gomar ,ishte tip dinaku per te vjedhur dinte vidhte por nuk dinte te ndertonte nje shtet,se sasine ne ar te Zogut e thone dhe amerikanet kur erdhi ne amerike dhe per ate kohe ishte e madhe .Saper ateqe kane qene ne duart e partizaneve apo jo 5 qytete kjo s'ka rendesi fare,e rendesishme eshte qe PARTIZANET ME LUFTEN ETYRE NDAJ GJERMANEVE SHPETUAN SHQIPERINE NGA THONJTE E GREQISE,-----KJo ka rendesi,te tjerat jane vogelsira Dhe sa per ate PROFESORET E KUQ qe thua ti ,ata ne cdo gje qe kane thene kane thene te verteten si per luften ( clirimtare (biles edhe amerikanet e aprovojne historine sic e thone keta tanet qe ti ju thua te kuq ,vetem greket nuk epranojn,biles edhe UNRA ateher e pranoi teorine e ENVERIT se Shqiperia ishte vendi me i shkateruar nga gjermanet ne luftene dyte boterore) dhe per historine e lashtesise te kombit shqiptar. Ju PROFESORET E SOTEM JENI QESHARAKE ,KENI NIVEL MEDIOKER NE CDO FUSHE ,JENI EPITOME E KETIJ PROVINCIALIZMI TE PESHTIRE DHE TE NEVERITHSEM QE E UDHEHEQ SOT SHQIPERINE NE CDO FUSHE TE JETES DHE AKTIVITEIT TE SAJ POLITIKO-KULTUROR.,dhe keni te gjithe nje parim qe kur flisni per historine e Shqiperise ne emer te te drejtes gjasme ju beni autogol (te me falesh nuk ekam per ty personalisht po ne pergjithesiper keta qe botojne studime historike sot) dhe nuk keni finesen dhe gjykimin imteligjent te atyre profesoreve te djeshem qe i respektonte edhe auditori ispecializuar nderkombetar.Profesoret e sotem jane me shume profesore kafaneje qe mednojne se po je antikomunist i di te gjitha ,s'eshte aq e lehte te shkruash historine or mik,por ti mbase edhe mund t'ja dalesh,mund te jesh nje perjashtim ,te uroj suksese.
Po citoj ato që tha Ami-
Classics!
Une nuk hedh balte mbi askend sepse me sa di une nuk kam ofenduar njeri, jam kufizuar duke sjelle mendimin tim dhe burimin se ku mbeshtetem. Nuk e kuptoj se perse i shmangeni thelbit te problemit. Une nderhyra ne kete teme thjeshte per te theksuar qe nuk ka asnje burim qe te vertetoje qe per 6 muaj 5 nga qytetet kryesore te Shqiperise te kene qene ne duart e partizaneve deri ne Operacionin e Dimrit. Sa per faktet une po pregatis per faqen e internetit Historine e Shqiperise qe nga lashtesia e deri me sot. Dhe periudha me e larmishme qe sjell re rejat me tronditese eshte pikerisht historia e ketij shekulli, duke sfiduar shtremberimet e historise qe i kane bere profesoret e kuq. Nje shembull mund te jete ai i Arit te vjedhur nga Zogu e cila eshte nje genjeshter e rendomte. Ari shqiptar ndodhej ne Rome ne nje nga bankat kryesore si garanci per Lekun shqiptar. Ky ar me pas u sekuestrua nga gjermanet e me pas akoma kur ndodhi incidenti i korfuzit, pas luftes, ishte ky ar qe u caktua per te shlyer demshperblimin ndaj anijeve angleze dhe marinareve qe vdiqen ne kete incident. Pra ai Ar qe ju thoni se e vodhi Zogu eshte akoma sot e kesaj dite nje molle sherri ndermjet disa shteteve dhe vertetohet rrenjesisht qe nuk ka kaluar ndonjehere neper duart e Zogut.
Re: 1 pyetje...
Citim:Shqiperise nuk i pagoi shume sepse Shqiperia ishte nen trusnine e diplomacise greke qe thoshte se S hqiperia nuk luftoi gjermanet ,megjithes e amerikanet u shprehen qe partizanet shqiptare i bllokuan forcat gjermane ne shqiperi ,por me vone pastaj ata nuk u ndjene me sepse greqia kishte aktivitet te zgjeruar diplomatik .Dhe aq me tepr qe nga ndikimi Grek Shqiperia nuk u lejua fare te futej ne OKB deri pas viteve '50.Dhe duhet ta dish ti se ai bashkepunimi me gjermanet i atyr trimave me flete ishte justifikimi grek qe "Shqiperia nuk luftoi gjermanin "dhe duhej te coptohej sipas teorise se grekeve dhe miqve te tyre angleze.Por Enveri ne Paris u tregua dinjitoz dhe me kurajo qe u tha : kam ardhur te kerkoj llogari jo te jap llogari,--se greket i thoshin hajde jep llogari pse ke bashkepunuar me gjermanet dhe ne ate kohe kjo ishte me rrezik se quheshe shtet humbes i luftes dhe te merrshin pjese nga territori si denim, por Enveri perdori aleancen me sllavet qe te shpetonte kete Shqiperi qe kish ngelur pasi perendimoret perkrahnin greqine zyrtarisht ne votim ne OKB .Keshtu qe lufta kunder gjermanit esht ajo qe na beri ta gezojm kete Shqiperi qe kemi,.Ky perfundim eshte edhe sipas ENCIKLOPEDISE AMERIKANE TE VITIT 1950.(mund ta kontrollosh po te duash qe ta marresh vesh se kete Shqiperi atehere e shpetoi Enveri jo keta qe fryhen si gjela tani si dyfek pas dasme dhe qe mburren se hodhen nje pushke kunder gjermanit .keta jane qesharake dhe populli shqiptar keta trimate pilafit nuk i do fare ,as ua jep voten as tani,Te pyes ty keta nacionalistet e thekur si nuk u ka kenduar populli as atehere as tani?si shpjegohet,Pse? Ndersa enverit populli i kendonte atehere i kendon dhe tani kenget e tij,nga jugu ne veri te shqipeirse.
Po citoj ato që tha Perendia
Mqs Shqipëria (dmth Enveri sipas "historisë" së tij) bëri gjithë atë luftë kundër pushtuesit gjerman, sa i pagoi Gjermania si dëmshpërblim Shqipërisë (pas luftës)?
Kjo pyetje duke u nisur nga fakti se Gjermania u pagoi vëndeve të tjera dëmshpërblim.
Re: Mesymja armike e qershorit.
Citim:
Po citoj ato që tha Keni
Kongresi i Permetit dhe kalimi i Ushtris Nacionalclirimtare ne Kundermesymje per clirimin e Shqiperise se Mesme dhe te Veriut.
Ne pranvere te viti 1944 komanda gjermane vendosi te ndermerte nje mesymje tjeter te pergjithshme, me forca me te medha se ne mesymjen e dimrit. Qellimi i saj ishte asgjesimi i Ushtrise Nacionalclirimtare. Sipas planit ne mesymje do te mernin pjese forca nga kater divizjone, gjithsej 40 mije ushtare. Kurse rreth 10mije forca kolaboracioniste vendase, do te ktyenin kryesisht veprime ndihmese. Keshtu armiku kisht dy here me shume forca dhe nje epersi te pa krahasueshme ne mjete e teknike luftarake.
Pikerisht ne kete kohe, Kryesia e Keshillit te Pergjithshem Nacionalclirimtar vendosi te theriste Kongresin e I Antifashist Nacionalclirimtar. Kongresi zhvilloi punimet ne qytetin elire te Permetit nga data 24-28 maj, me pjesmarjen e delegateve nga i gjithe vendi. Kongresi mori nje numer vendimesh me rendesi. Ai zgjodhi Keshillin Antifashist Nacionalclirimtar (KANC), si organ me telarte legjislativ dhe ekzekutiv ne Shqiperi, si perfaqsuesin e sovranitetit te popullit e te shtetit Shqiptar. Keshilli Antifashist, nga ana e tij formoi Komitetin Antifashist Nacionalclirimtar me atributet e qeverise se perkoheshme. Kongresi i Permetit vendosi:
1. Te ndertohet Shqiperia e re demokratike popullore sipas vullnetit te popullit.
2. Ti ndalohet ishmbretit Zog kthimi ne Shqiperi.
3. Te mos njihet asnje qeveri tjeter qe mund te krijohet kunder vullnetit te popullit.
4. Te vazhdohet lufta kunder pushtuesit dhe bashkepunetoreve e tij deri ne shkaterimin e tyre dhe ne clirimin e plote te vendit.
Ne perputhje me orjentimet qe dha Kongresi, Keshilli Antifashist mori vendimin per njesimin e Komandes se Ushtrise Nacionalclirimtare. Keshili i Pergjithshem emeroi Enver Hoxhen si kryetar te Komitetit Antifashist dhe Komandant te Pergjthshem te Ushtris Nacionalclirimtare . Keshilli vendosi gjithashtu dhenjen e gradave ne ushtri, si dhe krijimin e formacioneve te medha te Ushtris Nacionalclirimtare, te divizjoneve e te korparmatave.
Mesymja armike e qershorit
Sapo perfundoj punimet Kongresi me 28 maj armiku filloj mesymjen e tij . Ne fazen e pare, qe vazhdoj deri ne 5 qershor, luftimet u luftimet u zhvilluan kryesisht ne zonen Korce-Elbasan-Permet. Kurse nga data 10 deri me 24 qershor luftimet u zhvilluan ne teritorin e zones se pare operative Vlore-Gjirokaster. Kudo armiku ndeshi ne qendresen e forcave artizane. Pas luftimesh te pergjakshme, mesymja e pergjithshme e pranveres, ashtu si dhe ajo e dimrit, deshtoi plotesisht. Vet komanda gjermane pranonte se nuk kishte mundur te arinte objektivat e saj.
Me 25-26 qershor1944 forcat e Divizjonit I sulmues kaluan Shkubinin dhe kaluan ne kundrmesymje te pergjithshme. Divizjoni kishte mare detyre te shkateronte trupat gjermane dhe kolaboracioniste, te clironte krahinat e Cermenikes e Zaranices, rrethin e Tiranes, Matin e Dibren, te rimekemte dhe te forconte pushtetin e keshillave nacionalclirimtare dhe te mobilizonte popullin e ketyre krahinave ne lufte.
Ne kete kohe forcat kryesore te hitlerjaneve ndodheshin ne jug, te angazhuara me operacionin qe ende nuk kishte mare fund. Armiku i zene ne befasi, nuk qe ne gjendje ti bente ball mesymjes. Qe diten e pare, forcat e divizjonit I S u futen ne zonat e Zaranikes, Cermenikes dhe te Librazhdit dhe vazhduan marshimin ne drejtim te Tiranes, Matit dhe Dibres.
Me 13korik forcat naziste dhe kolaboracioniste nisen nje mesymje ne shkalle te gjere nga pese drejtime kunder Divizjonit I ne zonen Mat-Diber. Forcat partizane, pas luftimesh te repta, dolen nga rrethimi dhe u hodhen ne kundermesymje. Me luftime te ashpra u arit te clirohej Peshkopia dhe te goditen rende forcat ushtarake te pushtuesit ne qytetin e Dibres.
Sukseset e Ushtrise Nacionalclirimtare i tronditen thelle armiqte. Ne keto rrethana ata vendosen te benin edhe nje prpjekeje tjeter per te asgjesuar forcat partizane, por pa sukses. Nisma e veprimeve kaloi shpejt ne duart e Divizjonit I, i cili u hodh ne kundermesymje. Me 2shtator u clirua Dibra. Me pas forcat partizane, duke ndjekur armikun ne Mat, Lure e Mirdite, hyjne ne Orosh. Me kalimin e forcave partizane ne Veri kishte nisur mesymja e pergjithshme e Ushtris Nacionalclirimtare per clirimin e plote te vendit.
Misjonet ne Shqiperi
Ne perputhje me mardhenjet e vendosura me Fuqit e Medha Aleate, qe kryesonin Koalicionin Antifashist, ne mesin e viti 1943 e me pas, ne Shqiperi erdhen misjonet e tyre ushtarake. Ato u vendosen prane Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Nacionalclirimtare dhe disa shtabeve partizane te qarqeve, zonave e grupeve. Misjone gjithashtu u vendoser edhe prane organizates se Ballit Kombetar dhe te Partise se Legalitetit. Qellimi i ardhjes se misjoneve ushtarake aleate ishte vendosja e lidhjeve te drejtperdrejta me Levizjen Nacionalclirimtare, njohja me gjendjen ne vend, me zhvillimin e luftimeve dhe me nevojat qe kishte per luften. Misjoni i pare ushtarak anglez, i kryesuar nga major B. Maklini, erdhi ne Shqiperi ne maj 1943. Ne tetor qeveria britanike dergoj gjeneralin E. Dejvis ne krye te misjonit ushtarak angles. Me vone nje misjon i sjon te tille ushtarak dergoi dhe qeveria amerikane. Kurse misjoni ushtarak sovjetik erdhi ne Shqiperi ne gusht te vitit 1944.
Misjonet e vendeve aleate i percillnin qendres te dhena per zhvillimin e luftimeve ne Shqiperi, per nevojat ne veshmbathje, ne ushqime, ne armatime qe kishin forcat partizane, duke kerkuar plotesimin e tyre. Ato, gjithashtu, u perpoqen te ndikonin mbi organizatat e Ballit Kombetar dhe Legalitetit, duke i keshilluar udheheqjet e tyre qe te angazhonin forcat ne lufte kunder ushtrive okupatore fashiste e naziste
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.