Forumi Horizont Gjithsej 92 faqe: « E parë ... « 63 64 65 66 67 68 69 70 71 [72] 73 74 75 76 77 78 79 80 81 » ... E fundit »
Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- Biografia dhe Veprat te perkthyera ne Shqip te Erih Maria Remark (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1702)


Postuar nga Klodel datë 12 Gusht 2004 - 22:51:

Remarkut s'i mungon humori.

poshte po ve nje pjese qe sa here e lexoj vdes se qeshuri.- marre nga tre shoket

O Zot! I ktheva krahët vitrinës. Atë çast u përplasa me një burrë të shkurtër e të trashë. " E...", iu shfryva gjithë inat.
" Pse s'i hapni ato sy, por më hidhni shqelma si cjap i hazdisur!" lehu trashaluci.
Unë e vështrova i shastisur.
"S'paskeni parë njerëz me sy ndonjëherë, ë ? " vazhdoi të hungëronte ai.
Unë atë prisja. " Njerëz kam parë", i thashë," por fuçi birre që dalin shëtitje, s'më ka zënë syri gjer tani."
Trashaluci s'priti asnjë sekondë. Erdh e u skuq e u fry si kaposh. " E dini çfarë?" shfryu. "Mbushuni në kopështin zoologjik! Xhirafa ëndërrimtare s'kanë punë nëpër rrugë".
E pashë se kisha të bëja me një gjuhëbrisk të kategorisë së lartë. Por, megjithëse po humbisja pikat, nderi duhej ruajtur.
" Shiko rrugën, shtatanik trutharë", i thashë dhe ngrita dorën si për t'i dhënë bekimin.
Ai s'ma vari fare. " Hidhi ca beton atij trurit tënd majmun surratpastiçe!" më lehu në fytyrë.
Unë ja ktheva, duke e sharë Xhuxhmaxhuxh dekadent. Ai më quajti papagall pëndërrjepur; unë atë- kufomalarës i papunë. Ai ma priti, këtë radhë pak më me respekt, se isha një kokëlopë e krymbur nga kanceri; unë, për t'i dhënë fund kësaj meseleje, e quajta varrezë ambulante biftekësh. Befas fytyra i ndërroi ngjyrë." Varrezë biftekësh, shumë bukur!", tha ai. " S'e kisha dëgjuar ndonjëherë. Do ta fus në repertorin tim! Pra me Kaq"....
Ai hoqi kapelen dhe ne u ndamë me respekt të madh nga njëri tjetri.


  Gjithsej 92 faqe: « E parë ... « 63 64 65 66 67 68 69 70 71 [72] 73 74 75 76 77 78 79 80 81 » ... E fundit »
Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.