Forumi Horizont Gjithsej 92 faqe: « E parë ... « 67 68 69 70 71 72 73 74 75 [76] 77 78 79 80 81 82 83 84 85 » ... E fundit »
Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- Biografia dhe Veprat te perkthyera ne Shqip te Erih Maria Remark (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1702)


Postuar nga i_lire datë 14 Shkurt 2005 - 22:25:

Citim:
Po citoj ato që tha analistja
Remarkut s'i mungon humori.

poshte po ve nje pjese qe sa here e lexoj vdes se qeshuri.- marre nga tre shoket

O Zot! I ktheva krahët vitrinës. Atë çast u përplasa me një burrë të shkurtër e të trashë. " E...", iu shfryva gjithë inat.
" Pse s'i hapni ato sy, por më hidhni shqelma si cjap i hazdisur!" lehu trashaluci.
Unë e vështrova i shastisur.
"S'paskeni parë njerëz me sy ndonjëherë, ë ? " vazhdoi të hungëronte ai.
Unë atë prisja. " Njerëz kam parë", i thashë," por fuçi birre që dalin shëtitje, s'më ka zënë syri gjer tani."
Trashaluci s'priti asnjë sekondë. Erdh e u skuq e u fry si kaposh. " E dini çfarë?" shfryu. "Mbushuni në kopështin zoologjik! Xhirafa ëndërrimtare s'kanë punë nëpër rrugë".
E pashë se kisha të bëja me një gjuhëbrisk të kategorisë së lartë. Por, megjithëse po humbisja pikat, nderi duhej ruajtur.
" Shiko rrugën, shtatanik trutharë", i thashë dhe ngrita dorën si për t'i dhënë bekimin.
Ai s'ma vari fare. " Hidhi ca beton atij trurit tënd majmun surratpastiçe!" më lehu në fytyrë.
Unë ja ktheva, duke e sharë Xhuxhmaxhuxh dekadent. Ai më quajti papagall pëndërrjepur; unë atë- kufomalarës i papunë. Ai ma priti, këtë radhë pak më me respekt, se isha një kokëlopë e krymbur nga kanceri; unë, për t'i dhënë fund kësaj meseleje, e quajta varrezë ambulante biftekësh. Befas fytyra i ndërroi ngjyrë." Varrezë biftekësh, shumë bukur!", tha ai. " S'e kisha dëgjuar ndonjëherë. Do ta fus në repertorin tim! Pra me Kaq"....
Ai hoqi kapelen dhe ne u ndamë me respekt të madh nga njëri tjetri.



Remark ne shume libra eshte i pa'arritshem dhe kete e them me plot dije per aq libra qe i kam lexuar (nder keto libra qe i kam lexuar jane dhe me te famshmit e tij)... Por vendin qe ka "3 Shoke" tek une s'besoj se e ka liber tjeter, qofte dhe nga autore te tjere. Eshte aq sa i gezueshem ne disa raste tipike (si ky me lart psh) eshte edhe aq i trishtueshem si vdekja e Patit dhe oret e fundit te tyre bashke. Per mua "3 Shoke" eshte nje liber qe me ka ndjekur gjithe jeten, prej klases se katert ose peste e deri tani. Jam i sigurte qe do i rikthehem e rikthem ne pafundesi ketij libri sepse eshte gjigand ne formen time qe e kuptoj une letersine dhe romanin. Rrofsh analiste qe e solle, me shkrin dhe mua shume kjo pjese. Me nje mikun tim qe per fat te keq s'jeton me... e dinim permendesh dhe kur na conte mesuesja e letersise ne derrase te zeze, e sigurisht per te bere humor fillonim benim teatro me kete pjese qe ti ke sjellur.


  Gjithsej 92 faqe: « E parë ... « 67 68 69 70 71 72 73 74 75 [76] 77 78 79 80 81 82 83 84 85 » ... E fundit »
Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.