Forumi Horizont Gjithsej 117 faqe: « E parë ... « 69 70 71 72 73 74 75 76 77 [78] 79 80 81 82 83 84 85 86 87 » ... E fundit »
Trego 117 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Shqiperia Etnike (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=125)


Postuar nga ANALISTI datë 21 Prill 2003 - 03:52:

I nderuari Student

Mbase krahasimi im nuk është si duhet, por si qëllim nuk kam të ofendoj askë, e aq më tepër një femër, ose një moderatore.

Unë kam kundërshtuar apo (ofenduar), mendimet ,të cilat për fat të keq, më kanë lënë një shije jo të mirë.

Sa i përket shkrimit tuaj, shum pak dallon nga ai i Analistes, vetëm i modifikuar më mirë, por nga përmbajtja akoma më djallëzor se i saj.

Ju me një dor të afroni kulaqin, e mbrapa fshihni kërbaqin.

Tek tema:

Në radhë të parë , do të ishte mirë të lexoni dhe të mësoni , ku qëndron dallimi ndërmjet një organizate terroriste , dhe një organizate çlirimtare, e në rastin konkret , dallimin në mes të Al-Kaides dhe AKSH-ës.

Nuk mohohet se dikush qëndron mbarapa apo e financon AKSH-ën, dhe besoj se nuk është aspak sekret të deklarohet se , ajo forcë politike është FBKSH-ja, e sila është dhe krahu politik i saj, që krahas detyrave të tjera , ka si qëllim të siguroj dhe aleat të mirëfillt.

Ky Front, në radhët e tijë, ka intelektualët më në zë të Kombit.

Aftësia organizuese dhe vizioni i qartë politik i tyre, ka bërë të mundur , që të fitoj ëpërkrahjen graduale , të qarqeve më të rëndsishme të politikës botrore.

Sa i përket CIA-s, unë nuk di të jetë ajo, por po të jetë një gjë e tillë, më gëzon jasht mase, sepse kam bindjen e pa tundshme , se, ata përkrahin vetëm forca, të cilat kanë programe të çarta , dhe që luftojnë për çlirim kombëtar.

Një nga format për të propoganduar qëllimet e sajë fisnike, është dhe kjo formë, nëpërmjet debateve në këto forume, prandaj, është krejt e natyrshme kundërshtimi, por , jo mohimi i të drejtës për të propoganduar.

Naiviteti , jo rrallë të shtynë drejt marrëzisë në të vepruar e në të shprehur, e kësaj radhe , naiviteti juaj për këtë temë, ju shtyn të deklaroni gjëra, të cilat me të vërtet janë më shumë se marrëzi.

Nuk besoj se në krahun politik të AKSH-ës, të jenë aq naivër, sa të mos jenë në gjendje të kuptojnë, se veprimet e tyre mund ti nxisë Serbia, por këto mendime, mund ti ketë një Analiste, që jo një , po të dy veshët i ka të mbyllur, dhe nuk më ngjanë të jetë më e shkolluar se ata, por as më shkolluar se unë.

Ndërsa ju mentori i saj, më dukeni tepër ironik, dhe ironikët në përgjithsi, nuk munden të mbrojnë askë, e aq më pak të argumentojnë me llogjikë.

P.S
Vlerat që kam, i shprehë diku tjetër, dhe shkolla që kamë, për nga cilësia, duket qartë se i kalon disa herë ato të Analistes tuaj.

Për nga sasia, po ashtu !!!!

Her tjetër, do të ishte shum e ndershme të analizonit më shtruar, dhe të bëni thirrje konkrete të cilat mos të përfundonin me një ironi djallëzore.

ju përshëndet Oso Kika


  Gjithsej 117 faqe: « E parë ... « 69 70 71 72 73 74 75 76 77 [78] 79 80 81 82 83 84 85 86 87 » ... E fundit »
Trego 117 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.