Forumi Horizont | Gjithsej 117 faqe: « E parë ... « 70 71 72 73 74 75 76 77 78 [79] 80 81 82 83 84 85 86 87 88 » ... E fundit » Trego 117 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Shqiperia Etnike (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=125)
Analisti, nuk jam ketu per te edukuar vizitoret sesi duhet te sillen ne menyre qe te kete dialog ne vend te ofendimeve. Megjithate me duhet te te ve ne dukje se gjate shkrimeve te tua shpesh here i kalon kufijte e diskutimit per te devijuar argumentet ne kanale personale. Menyra juaj e te diskutuarit behet shpesh invadente (shpresoj ta kuptosh kete fjale).
Te akuzosh interlokutorin si ironik dhe i djallezuar eshte ofendim, prandaj te lutem mbaj distancen qe te takon perdersa nuk njihemi. Ne pergjigjen qe kisha shkruar nuk u nisa nga asnje paragjykim apo qellim. Faktikisht nuk e njoh fare si qendron puna e AKSH-se, thjesht kam degjuar nja dy here. Nese kjo AKSH-ja qe nuk e njeh asnjeri ne Shqiperi (pervecse si emer), ka nje program dhe paska kaq shume mbeshtetje nga "te gjithe intelektualet me te medhenj", atehere pse frikesohesh nga ironia qe nje person paska ne forum. Per pak po me duket vetja si ne kohen e Enver Hoxhes, kur priftit i therrisnin gomar, dhe speci quhej berxolle fushe.
Nuk me duket normale qe idete e hedhura gjate nje diskutimi te konsiderohen dinake dhe ironike. Ne fund te fundit une jam kurioz te di me shume mbi AKSH dhe FBKSH por nese diskutohet keshtu atehere me mire e le fare diskutimin dhe merrem me gjera me kostruktive.
Tani po te them dhe nje here mendimet e mia mbi ato qe shkruajte ne vazhdim, dhe nese vazhdon te konsderosh si antikombetar cdo njeri qe nuk e mendon si ty, atehere vazhdoje vete kete diskutim. Une se kam problem te diskutoj nje here tjeter per problemin e Shqiperise etnike, me persona qe me respektojne me shume dhe nuk shikojne cdo gje bardh e zi, pra o lufte o vdekje.
Tani, Se pari, analistja nuk eshte e jona, por e vetes se saj, dhe nuk jemi grup qe jemi vene kunder teje. Perkundrazi, nuk na intereson shume se cfare thua. Po diskutonim mbi qendrimin e temave propaganduese te AKSH-se ne forum ose jo.
Se dyti, na sqaro kush jane intelektualet me ne ze te kombit qe mbeshteskan AKSH. Pra na sill argumente.
Se treti, shumica e organizatave te konsideruara terroriste kane qellime clirimtare. Kjo vlen per ato ne Ceceni, ne Palestine, ne Egjipt etj. Vete Al-Qaida kishte si qellim zhdukjen e bazave ushtarake nga Arabia Saudite. Nese te kujtohet amerikanet hyne ne arabine saudite gjate luftes kunder Irakut ne vitet 90. Kur hyne presidenti saudit deklaroi se amerikanet do iknin sapo te mbaronte lufta. Kjo nuk ndodhi kurre, dhe prandaj sot amerikanet shikohen si pushtuas i Arabise Saudite. Pra Al-Qaida sipas pikepamjes se vet donte te clironte vendet arabe nga prezenca ushtarake amerikane.
Se katerti, deklaroni gjera pa pike vertetesie kur thoni se CIA financon vetem grupe qe kane programe te qarta dhe luftojne per clirim. CIA ka fiancuar grushtin e shtetit ne Kili, i cili solli regjimin me gjakesor qe ky vend njihte, ka financur Osama Bin Laden ne luften kunder Ruseve ne Afganistan, ka financuar Sadam Husseinin ne luften kunder Iranit.
Ne taktiken e CIA-s nuk financohen grupe me programe te qarta dhe me mbeshtetje intelektuale. Perkundrazi, financohen grupime njerezish qe shpesh nuk jane as organizata, dhe behen te tilla vetem pasi marrin bekimin e CIA-s. Ne konceptin e CIA-s mbeshteten organizata qe kryejne veprime qe CIA miraton. Ne castin qe organizata mundohet te marre vendime te pavarura nga CIA atehere ajo shkaterrohet, sic ka ndodhur me Al-Qaiden dhe Saddam Husseinin. Prandaj nje organizate e financuar nga CIA nuk mund te quhe ushtri ose armate, por mercenare qe manipulohen nga interesa ekonomike.
Nese nuk eshte keshtu urdhero na bind me argumente.
Se fundi, CIA eshte organizate sherbimesh sekrete e cila punon nen rrogoz. Kjo do te thote se ben punet qe shteti amerikan nuk mund ti beje hapur. Vete perkufizimi tregon se punet qe ben CIA nuk do pranoheshin ne arenen nderkombetare, e cila tashme nuk eshte e ndare ne lindje dhe perendim, si gjate luftes se ftohte. Atehere kujt i fshihet shteti amerikan qe ben aksione te fshehta ne mes te Europes ? Pergjigjia mund te jete vetem nje. I fshihet gjithe shteteve perendimore europjane, ska kujt ti kete friken tjeter. Ska shtete te tjera qe mund te prishnin pune po te donte amerika ti bente punet ne rruge normale diplomatike. Pyetja eshte pse duhet financuar nje grup luftarak ne mes te Europes kur trojet shqiptare mund te bashkohen ne rruge diplomatike me pak sforcim ?
Ne kete moment me vjen ne mend vetem nje mundesi. CIA financon nje ushtri te padeklaruar ne mes te Europes qe te krijoje destabilizim ne Europe. Ndryshe nuk ka pse te evitoje rruget diplomatike deri ne kete pike.
Madje po shtyhem me tej ne imagjinaten time. Mbase kjo armate e vogel luftarake mbahet gjalle nga CIA per ta perdorur ne momentin e duhur. Pra, per te krijuar nje lufte tjeter ne Evrope ne momentin qe duhet.
Personalisht mendoj se te gjithe pjestaret e AKSH-se jane heronj deri diku. Kane shume kurajo dhe po luftojne per dicka ne te cilen vertet besojne. Por do me vinte keq nese bashkimi i shqiperise etnike kthehet ne instrument nga shtetet perendimore per te sulmuar njera tjetren. Do me vinte keq nese luftetaret e AKSH-se zgjohen nje dite dhe e gjejne veten te perdorur dhe te hedhur tej. Do me vinte keq nese njerez qe besojne ne ideale te verteta shqiptare financohen nga sherbime sekrete qe fiancojne shume grupe destabilizuese terroriste ne bote.
Gjithashtu do me vinte keq nese populli shqiptar eshte i privilegjuari i rradhes i nje superfuqie nderkohe qe popuj te tjere ne kushte shume me te keqija (psh ai palestinez) po masakrohen cdo dite nga vete aleatet e kesaj superfuqie.
Shqiperia dhe Kosova mund te clirohen dhe te bashkohen ne shume menyra. Por vetem pak prej tyre do ishin menyra te drejta. Ne fund te fundit, populli yne nuk eshte cliruar dot ndonjehere vete nga pushtimet me forcat e veta. Vertet kujtoni se kesaj rradhe nje ushtri e krijuar ad-hoc do munde ushtrine serbe apo maqedone? Vertet mendoni se ne vitin 2003 ju mund te beni aksione luftarake ne ballkan dhe perendimi t'ju lejoje kete deri ne fund ? Vertet mendoni se clirimi i trojeve shqiptare eshte nje ceshtje bombash qe do vini ?
Mendoje pak... Pa mbeshtetjen perendimore juve nuk beni dot asnje hap. Serbia ju ben shkrumb nese perendimi e lejon ta beje kete gje. Por perendimi mbase nuk do ta lejoje. Kjo do te thote se perendimi mbase eshte me ju. (MBASE) Atehere pse te mos ju mbeshtesin ne arenen diplomatike por ne ate luftarake ? Eshte shume e thjeshte pergjigjia per mua. Sepse lufta intereson, diplomacia jo. Te njejten gje qe AKSH do ta arrije me lufte mund te arrihet shume kollaj ne rruge diplomatike, duke vene serbine ne qoshe, per ti ndare trojet etnike shqiptare perfundimisht. Apo kujton se kjo nuk i shkon ne mend politikaneve perendimore ? Ehhhhhh.
Pra ajo qe dua te them, i dashur Oso, eshte se destabilizimi dhe veprimet e pamatura te nje ushtrie qe nuk e kupton se eshte pjese e eko-sistemit diplomatik nga ka dale, mund te cojne ne gabime qe do kushtonin shtrenjte. Se pari per qellimin tone, pra clirimin dhe pavaresine e Kosoves. Se dyti per gjithe Europen, e cila mund te gjendet me nje lufte neper kembe ose me Serbine qe denoncon aktet "terroriste" qe AKSH mund te kryeje.
Kaq per sonte. Keto ishin mendimet e mia, si nje student qe di shume pak gjera. Je i mirepritur te argumentosh per gjerat qe nuk je dakort.
Gjithsej 117 faqe: « E parë ... « 70 71 72 73 74 75 76 77 78 [79] 80 81 82 83 84 85 86 87 88 » ... E fundit » Trego 117 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.