Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Kuriozitete mbi oren. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17620)


Postuar nga Piktor datë 07 Shkurt 2010 - 02:58:

Ekuinokset, solsticiot. Pra stinet.

Distanca e tokes nga dielli eshte mesatarisht 150 milione km. Ne fakt kjo distance nuk eshte fikse, pra kur imagjinojme se toka sillet rreth diellit ai nuk sillet ne nje rreth perfekt.
Ne dimer kjo distance eshte me e shkurter se ne vere. Keshtu ne dimer toka i afrohet me shume diellit, distanca me tyre, pra tokes dhe diellit eshte rreth 147 milione km ndersa ne vere toka i largohet diellit dhe distanca mes tyre eshte rreth 152 milione km.
Me te drejte lind pyetja pardoksale, - si ka mundesi qe ne vere qe eshte me ngrohte toka eshte me larg burimit te nxehtesise sesa ne dimer qe eshte me afer diellit dhe ben me ftohte?
Kjo ka te beje me ekuinokset.
Per ta kuptuar me mire shpjegojme pozicionin e tokes perballe diellit.
Toka ndersa rrotullohet rreth diellit nuk rri ne pozicionin fiks vertikal | por ne menyre te perthyer. \ ose /. Kendi me i madh i perthyerjes eshte rreth 23.5° . Kur ne jemi ne vere poli i Veriut eshte i perthyer nga dielli \ duke bere qe rrezet e tij te bien pingul mbi siperfaqen e hemisferes sone duke qene se dielli eshte me lart ne horizont. Ndersa kur jemi ne dimer / spostimi i aksit te polit te veriut nga e kunderta ben qe rrezet e diellit te mos bien pingul mbi toke keshtu qe kemi me pak ngrohtesi, pavarsisht nga distanca qe thame me siper.
Kjo perthyerje shpjegon edhe zgjatjen e dites sepse duke qene se Poli i Veriut rri i ndriçuar nga dielli per plot 6 muaj me rralle dhe dielli nuk perendon kurre gjate ketyre 6 muajve , krejt e kunderta ndodh me polin e Jugut i cili nuk e sheh driten e diellit per 6 muaj me rradhe. Pra me shume diell, me shume dite te gjata keshtu me shume ngrohtesi.
Gjate ketyre 6 muajve toka thame fillon e nderron perthyerje nga -23.5° ne +23.5°. Kur kjo perthyerje behet 0° pra dielli rrotullohet ne te njejten linje me ekuatorin kemi ekinokset qe jane ai pranveror(21 Mars) dhe ai vjeshtor(23 Shtator).


Nje dite te ngrohte vere (21 Qershor) ndersa po bisedoja me nje mikun tim dhe ne bisede e siper i thashe, neser fillon e shkurtohet dita! Ai i çuditur mu drejtua, - çfare thua more ti, tani eshte me e gjate e ma dita e ti me thua shkurtohet.

Ne fakt kjo dite pra 21 Qershori qe per Romaket e lashte ishte dita e vdekjes se diellit. Solstici.
Kjo shpjegohet me faktin sepse dielli ne kete dite pra, 21 Qershor arrin kulmin e tij.
Pra mbas dates 21 Qershor dielli fillon e zbret ngadale, deri me 21 Dhjetor kur ai fillon e ngrihet perseri.
Ose me thjeshte me sy te lire shohim se deri ne vere dielli, perendon gjithnje me nga veriu dhe, nga vera, pra 21 qershor, fillon e perendon me nga jugu.
Kaq per stinet.


  Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.