| Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 » Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Udhetim ne hapsire (kuriozitete). (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17623)
Universi. Nje rremuje e vertete.
Kush ishte nje here e nje kohe : "Pishtari i botes", "Mendja", "Zoti qe shihet" etj.? Dielli!!!
Teorikisht "meqe jemi me kembe ne toke!!!" pra ne jemi ne qender dhe gjithshka qe na rrethon sillet rreth nesh, dielli, hena, yjet, i gjithe universi.
Mirpo njerit i shkonte ndermend nje teori krejt tjeter. Nuk eshte dielli qe sillet rreth tokes por e kunderta. Kjo ishte nje teori shume revolucionare per kohen. Kush ishte ky njeri?
Nikolas Kopernigk. Revolucionari
Ne vitin 1473 ne Torun te Polonise lindi Koperniku.
Koperniku studioi ne Itali per prift. Ne ate kohe ne Europe u be e modes studimi i "njohurive antike" vepra te filozofeve dhe shkencetarve antike qe kishin shpetuar, fale arabeve dhe punes se durueshme te disa monakeve, mesoi te lexonte latinisht dhe greqisht per te lexuar dhe studiuar klasiket, Aristarkun, per shembull, nga ku duke ndjekur rrugen e tij, provoi se eshte dielli ne qender e toka dhe planetet sillen rreth tij. Me pak fjale, toka, sipas tij nuk eshte gje tjeter veçse nje planet sikurse te tjeret. Fatmirsisht meqe teorine e tij revolucionare e shkruajti ne latinisht dhe lexohej vetem nga studiuesit. Pas 50 vitesh kjo teori shpertheu sikurse nje bombe qe beri te hidhte ne ajer gjithashka qe mendohej deri ne ate kohe rreth tokes dhe qiellit qe e rrethon, duke i shfaqur njeriut pamjen e vertet te universit. Ky shperthim disa shekuj me vone u quajt "revolucioni kopernikan"
Tyge Brahe Observartori.
Tre vjet pasi vdiq "revolucionari" 1546, ne Knustrup te Danimarkes, lindi Brahe. Meqe familja e tij ishte e pasur ne ate kohe pinjollat e familjeve te pasura e kishin te modes te bridhnin neper Europe gjere e gjate.
Kur ishte 14 vjeç mori goditjen e pare, pikerisht ne ate vit ndodhi nje eklips dhe vendos te behet dhe ai "njeri i zoti" qe parashikonin keto ndodhi te yjeve. Goditjen e dyte e mori 17 vjeç kur kuptoi se mes te dhenave qe njiheshin dhe atyre qe observoheshin (vrojtoheshin) kishte diferenca te medhaja. Duhen mjete me te sakta, keshtu tha e keshtu beri.
Merita e tij ishte se krijoji mjete me te mira te kohes vetem se vrojtimet beheshin me sy te lire (nuk kishte lindur akoma Newton). U be kaq i famshem sa fama e tij ra ne vesh te mbretit te Danimarkes saqe ai i ofroi nje ishull te tere(Hveen) per te krijuar observatorin e tij, lindi keshtu observatori i pare astronomik ne Europe qe u quajt Uraniborg (vendi i Uranit) Pas shume e shume zbulimeve shkencore ne vitin 1597 Brahe iku nga Danimarka dhe mori rrugen pere ne Prage si matematikan i perandorit Rudolf II e pikerisht ne 1600 mbiu nga Graz "reformatori" i cili kur vdiq Brahe ne 1601 "trashegoi" te gjithe materialin e 40 viteve pune bashke me qellimin qe ta kompletonte vepren e nisur.
U krijua keshtu sistemi i ri i botes. Kush ishte "reformatori"
Johannes Kepler. Reformatori
Ne ndryshim nga aventurat e Brahe, aventurat e Kepler ishin si rrjedhoje e tragjedive familjare. Fati i tij donte qer ne moshen 30 vjeçare te trashegonte te gjithe vepren e Brahe. Duke studiuar e vazhduar vepren e veshtire te Brahe, konkluzionet e tij, te bera me dore natyrisht, bene qe te pohonte "me deshperim" se gabonte me shume se vete Brahe. Me ne fund vendosi qe te hidhte poshte te gjitha hipotezat mbi formen orbitave dhe ju pershtati formen sipas te dhenave me te mira te studiuara. Keto te dhena u publikuan ne librin Astronomia e re.
Keto te dhena quhen ligje te Kepler dhe njihen tre.
Ligji i pare i Kepler: Planetet sillen rreth diellit ne nje orbite te caktuar por dielli nuk eshte ne qender.
I dyti: Planetet nuk rrotullohen rreth diellit me te njejten shpejtesi; kur eshte me afer diellit rretullohen me shpejt.
Dhjete vjet me vone ne librin, Harmonite e botes, Kepler do te na njihte me ligjin e trete te tij: Koha qe i duhet planeteve per tu rrotulluar rreth diellit varet nga gjatesia e gjysemakseve te orbitave te tyre. Me pak fjale; çdo planet ka qendren e tij te orbites,pra planeti vertet sillet rreth diellit, por dielli nuk eshte qendra e orbites se tij. Nje rremuje e vertete, nga ku nuk kishte si mos te dilte pohimi i mbicituar.
Nje rremuje e vertete
Ne fakt qe me heret njeriu ishte munduar te vinte nje rregull me te mire nepemjet tabelave astronomike. Tregojne se ne shekullin e XIII Alfonsi X, mbret i Kastiljes, u ngarkoi nje barre te rende studiuesve te kohes, te ribenin taabelat e reja astronomike, detyre e veshtire kjo pasi ngecnin ne veshtirsite ose me mire ne sistemin e komplikuar telemaik, sipas konkluzioneve te ketyre studiuesve, Zoti e ka bere natyren ne menyre te tille qe njeriu te kerkonte te zbulonte sa me mire te ishte e mundur. Alfonsi i X u detyrua ta pranonte situaten, duke shtuar: " Ne qofte se Zoti do te me kishte kerkuar keshille do ti kisha sugjeruar nje rreshtim me te mire"
| Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 » Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.