Forumi Horizont Gjithsej 26 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- Thuaji Zemres Po - Susanna Tamaro (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1788)


Postuar nga i_lire datë 24 Gusht 2003 - 01:09:

A e di, tek lexoja e kredhur ne kolltuk, befas degjova ne dhome nje zhurme ritmike, ngrita kryet nga libri dhe pashe Bakun qe, duke fjetur, rrihte bishtin pertoke. Nga shprehja e lumtur e turiçkave, jam e sigurte se te shihte aty perpara, ndoshta sapo ishe kthyer dhe pot e gezohej ose po kujtonte ndonje shtetitje teper te bukur qe keni bere se bashku dikur. Qente jane fort te depertueshem nga ndjenjat njerezore; duke bashkejetuar kaheri me ta, jemi bere thuajse te njellojte. Prandaj shume njerez nuk i honepsin dot. Shohin plot gjera vetjake te pasqyruara ne veshtrimin e tyre butesisht frikaman, gjera qe do te parapelqenin te mos i njihnin. Ne kete periudhe Baku te shesh shpesh ne enderr. Une deshiroj, por nuk arrij te te shoh, apo ndoshta me shfaqesh, por nuk e mbaj mend endrren.
Kur isha e vogel, ne shtepine tone, kishte jetuar per nje fare kohe nje moter e tim eti, mbetur vejushe aty pak me pare. Pasioni i saj ishte spirtizmi dhe, kur prinderit e mi nuk na shihnin, ne skutat e terrta e te fshehura me mesonte fuqi te jashtezakonshme te mendjes. – Nese do te hysh ne lidhje me nje njeri te larget, - me thoshte, - duhet te shtrengosh ne pellemben e dores nje foto te tij, te besh nje kryq me tre hapa e mandej te thuash: ja, ketu jam. Ne ate menyre, sipas saj, do te mund te perftoja komunikimin telepatik me njeriun e deshiruar. Sot pasdite, para se te ulesha te shkruaja, bera pikerisht keshtu. Ishte pa a shume ora pese, andej nga ti duhej te qe mengjes. Me pe? Me degjove? Une te shquajta ne nje nga ato baret plot drita e pllaka, ku hahen panine me qofte, te dallova menjehere mes asaj turme shumengjyreshe, sepse kishe veshur fanellen e fundit qe te kam thurur, ate me drere te kuq e blu. Por vegimi ishte aq i shkurter dhe aq teprisht i ngjashem me telefilmat, sa nuk me doli koha te shihja shprehjen e syve te tu. A je e lumtur? Kjo eshte gjeja qe, mbi çdo gje tjeter, kam ne zemer.
A te kujtohet sa fjalosje beme per te vendosur ne ishte e drejte a jo qe une te financoja qendrimin tend te gjate per studime jasht shtetit? Ti ishe e mendimit se e kishe te domosdoshem, se per t’u rritur dhe per te zgjeruar horizontin kishe nevoje te ikje, te largoheshe nga mjedisi i mbytur ku ishe rritur. Porsa kishe mbaruar shkollen e mesme dhe ecje qorrazi ne terrin me te plote per te vendosur se çfare do te doje te beje, kur te rriteshe. Ne vogeli kishe mjaft pasione: doje te beheshe veterinere, eksploratore, mjeke e femijeve te vobekte. Nga keto deshira nuk kishte ngelur as gjurma me e vogel. Hapja qe kishe treguar ne fillim kundrejt njerezve te tjere, me kalimin e viteve kishte ardhur duke u mbyllur; gjithçka qe ishte bamiresi, deshire per bashkesi, ne nje kohe fare te shkurter u kthye ne cinizem, vetmi, perqendrim te ankthshem mbi fatin tend te keq. Nese rastiste te shihnim ne televizor ndonje lajm tejet mizor, ti e shpotitje perdellimin e fjaleve te mia duke thene: C’me habitesh ne kete moshe qe me je? Ende nuk e di se eshte perzgjedhja e llojeve qe e qeveris boten?. Heret e para ngelesha gojehapur nga keto fare verejtjesh, me dukej sikur kisha nje perbindesh prane; duke te verejtur me bisht te syrit, pyesja vetmevete se nga dreqin kishe dale ashtu, valle kete te paskesha mesuar me shembullin tim? Nuk te ktheva kurre pergjigje, por e kuptoja se koha e bashkebisedimit kishte perfunduar, çfaredo qe te thoja do te plaste sherri. Nga njera ane i druhesha brishtesise sime, humbjes se kote te fuqive, nga ana tjeter e ndjeja se beteja e hapur ishte pikerisht ajo qe kerkoje, se pas se pares do te vijonin te tjera, perhere e me te shumta, perhere e me te egra. Pas fjaleve te tua shihja si vlonte energjia, nje energji e vrazhde, gati per te shperthyer dhe e permbajtur me zor; topitja qe une i bjea zenkave, mosperfillja ime e shtire ndaj sulmeve te tua, te detyruan te kerkoje rruge te tjera. Atehere mu kanose se do te ikje, do te zhdukeshe nga jeta ime pa u bere me e gjalle. Ndoshta prisje deshperimin dhe lutjet e pervuajtura te nje plake. Kur te thashe se largimi yt do te ishte nje ide e shkelqyer, zure te luhateshe, dukeshe si nje gjarper qe, me te ngritur vrik kryet me gojen e hapur dhe gati per te sulmuar, nuk e sheh me ate gjene se ciles do t’i vertitej. Atehere fillove te beje kompromis, te beje propozime. Bere propozime te ndryshme e te pasigurta deri diten kur, me nje siguri te re, perballe fixhanit te kafese, arrite te shpallje: Do te iki ne Amerike.

Vazhdon...


  Gjithsej 26 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.