Forumi Horizont | Gjithsej 63 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Nga Pavarsia në Clirimin e Shqipërisë nga Nazi-Fashizmi (1912-1944) (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=255)
-- Shqiperia nen Pushtimin Gjerman (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2249)
pse e pushtuan gjermanet shqiperine
Fon Shajgeri. Shlipi.Shqiptarët kërkojnë arin Një nga dokumentet që paraqet më tepër interes, është telegrami i datës 4 nëntor të vitit 1943 kur Konsulli i Përgjithshëm në Tiranë Shlipi, i bën me dije Ministrisë së Jashtme gjermane, se qeveria shqiptare i kërkon Berlinit që ari dhe deviza tjetër e Bankës Nacionale shqiptare që dikur ndodheshin të depozituara në Romë,e më pas në Gjermani, të kthehen që andej e të depozitohen në bankat e Zvicrës në emër dhe konto të shtetit shqiptar. Po ashtu në atë telegram u kërkohet gjermanëve që ata të kthejnë në Shqipëri, klishetë (bocat) për shtypjen e kartmonedhave si dhe arkivin e Bankës Nacionale shqiptare ta kthejnë nga Roma në Shqipëri. Në atë telegram midis të tjerash thuhet:" Ministrisë së Punëve të Jashtëme. Telegram i shifruar Nr. 136. Lidhur me raportin e dytë, qeveria shqiptare më ka kumtuar se sa i përket huasë së lejuar për Vermahtin gjerman, në të ardhmen nuk do të mund të japë në dispozicion aso huashë.Ajo lut qeverinë e Rajhut që përfundimisht t` i rregullojë raportet financiare dhe ekonomike, nëse është e mundur para dhjetë nëntorit të këtij viti.Qeveria shqiptare thekson si arsye rrezikun nga inflancioni dhe shterimi i fondit monetar të Bankës Nacionale.Për hir të sigurisë së valutës shqiptare, ajo sugjeron që ari dhe mbulesa tjetër me deviza e Bankës nacionale, gjërat me vlerë dhe dokumentat, të cilët më herët ndodheshin në Romë, e që tash ndodhen në Berlin, të kthehen apo të deponohen në Zvicër në emër të dhe në konto të Shtetit shqiptar, pastaj qeveria lut që t` i kthehen klishetë për shtypjen e kartmonedhave, si dhe arkivi i bankës Nacionale të bartet nga Roma për në Shqipëri. Qeveria shqiptare më tej thekson se malli që po blihet nga pjestarët e Rajhut gjerman, ka shkaktuar rritjen e normave të çmimeve dhe mungesën e artikujve, prandaj ajo mendon rreth formimit të një byroje speciale e cila pjestarëve të Vermahtit, do t` u jepte triska për furnizimin me mall. Blerja e mallit do të duhej të ndërpritej, përderisa të mos rregullohen raportet me komandën e Vermahtit gjerman". Goditja e Asamblesë nga partizanët Në dokumentet e Ministrisë së Jashtëme gjermane, ndodhet dhe telegrami që njofton atë Ministri për goditjen me predha artilerie që partizanët shqiptarë(Brigadës së Dytë) sipas urdhërit të Shtabit të Përgjithshëm të Enver Hoxhës, i bënë ndërtesës ku po zhvillohej mbledhja e Asamblesë Kombëtare. Në atë telegram që majori Shajger me detyrën e Konsullit të Përgjithshëm në Shqipëri, i dërgon Ministrisë së Jashtëme dhe të dërguarit special për Juglindjen e Ballkanit, thuhet Telegram i shifruar Nr.6 Tiranë( Zyra e Shajgerit) më 18 tetor 1943. 1) Personalisht për zotëri Ministrin e Punëve të Jashtëme të Rajhut. 2) Për legatin Nojbajer. Sot në ora 10 ndërsa po mbahej seanca e dytë ,partizanët hapën zjarr me mortaja të rënda, mbi ndërtesën e Kuvendit Popullor,nga një largësi prej katër kilometrash. Katër goditje qëlluan pallatin dhe përafërsisht edhe katër të tjera, që ranë përreth, sjhkaktuan dëme të vogla materiale.Sulmi armiqsor, menjëherë është neutralizuar me artilerinë tonë kundërajrore. Të shtënat tona mbrojtëse nga kodrat në jugperëndim të Tiranës, në ora 11 e gjysëm, zgjasin ende".
Diplomati nazist: Hitleri e donte Shqipërinë
Nojenbaher: "Hitleri kishte simpati të madhe për këtë vend të vogël dhe romantik në fund të Evropës dhe ai mbeti shumë i kënaqur kur i raportova për krijimin e qeverisë"
Kur në fund të gushtit të vitit 1943, në banesën kryesore të Fyrerit Adolf Hitler, pranova detyrën si "Autorizues i Sekretariatit për Punët e Jashtëme të Juglindjes së Ballkanit", për Shqipërinë ende nuk kisha dëgjuar dhe nuk kisha dijeni të mjaftueshme për atë vend të vogël në Jug të Europës.
Asokohe aty mbretëronte ende Viktor Emanueli, kurse një mëkëmës i tij sundonte duke e ërfaqsuar atë vënd. Në detyrën time të shkurtër dhe lakonike shqiptare kishte diçka të jashtëzakonëshme. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Ribentropi më thirri në Beograd në telefon dhe më komunikoi që Fyreri dëshironte të më caktonte me detyrë në Shqipëri e cila do të ishte e pavarur sipas inisiativës së saj dhe lidhur me këtë, që të nesërmen duhej të shkoja në Komandën e 11-të të Divizionit gjerman që ishte dislokuar në Elbasan". Herman Nojenbaher, diplomati gjerman i dërguari personal i Hitlerit për Juglindjen e Ballkanit gjatë viteve 1943 1945, kujton misionin dhe aventurën e tij shqiptare në vendin e vogël në Jug të Ballkanit, të cilat i ka botuar në Gjermani disa vjet mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Po si erdhi Nojenbaheri në Shqipëri, cila ishte detyra e tij, kush ishin politikanët shqiptarë me të cilët bashkpunoi ai dhe si i përshkruan ai karakteret e tyre?
Nisja për në Shqipëri.Pasi ishte ngarkuar me detyrën e të dërguarit special të Ministrisë së Jshtëme të Gjermanisë për Juglindjen e Ballkanit, Herman Nojbaherit ju komunikua nga ana e Ministrit të Jashtëm Ribentrop, se Hitleri kërkonte që ai të shkonte me detyrë në Shqipëri. Lidhur me këtë në kujtimet e tija Nojenbaher shkruan:" Tre javë përpara se të mbërrija në Shqipëri, kisha grumbulluar disa të dhëna sipërfaqsore lidhur me atë vend të vogël në Jug të Ballkanit dhe deri në atë kohë më ishte dhënë rasti për të njohur vetëm dy politikanë shqiptarë, të cilët menjëherë pas kapitullimit të Italisë, më kishin kërkuar lidhje mua në Beograd. Këta ishin Xhafer Deva i cili dikur në krahinën e Kosovës që administrohej nga serbër kishte pasur një rol politik dhe tjetri Vehbi Frashëri, djali i Kryetarit të mëvonshëm të Këshillit të Lartë të Regjencës shqiptare Mehdi bej Frashëri, një intelektual klasi që asokohe jetonte ende në një hotel në Romë së bashku me vajzën e tij Mehdien. Teksa mendoja këto, u nisa nga Beogradi me një aeroplan special ku më shoqëronte një referentë i cili e meqënse e njihte mirë gjuhën shqipe, do të më vazhdonte të më shoqëronte edhe nëpër Shqipëri. Ishte mbrëmje vonë kur konstatova se në qytetin e Elbasanit ku duhet të mbërrija, nuk kishte fare aerodrom për tu ulur me avion. Më dukej tepër vonë që të angazhoja ekspeditën automobilistike për atë problem dhe vendosa por pa njoftuar Qëndrën kryesore që të zbrisja direkt me avion në qytetin e Tiranës, e cila gjendej akoma nën duart e trupave italiane. Kështu para nisjes sime, një skuadrilje avionësh gjuajtës fluturuan para nesh si pararojë, sepse armiku kishte pozicione shumë afër detit Adriatik.Drejtëprsëdrejti përpara aeroplanit tim "Henikel 111" fluturuan tre aeroplanë "Ju 52" me 60 ushtarë të Divizionit "Branderburg" (nga sektori ABËER II) si përfaqsues të përkohshëm të fuqisë ushtarake gjermane në aeroportin e Tiranës.Pas fluturimit të këndshëm mbi malet madhështore ku shkëmbijtë e thepisur shkëlqenin nga rrezet e diellit, pamë menjëherë Tiranën me pozitën dhe pejsazhet e bukura, me minaret e saja dhe luginat e gjelbërta bri malit të Dajtit. Nga që nuk e njihja mirë vendin, urdhërova që aeroplani të sillej para ndërtesës kryesore të atij aeroporti të vogël ushtarak e civil, prej të cilit dilnin si nga një çerdhe e ngushtuar ushtarët dhe oficerët italianë", kujton Nojenbaheri mbërritjen e tij me aeroplanin ushtarak në aeroportin e vogël të Tiranës.
VIJON
Gjithsej 63 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.