Forumi Horizont | Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 » Trego 155 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Anëtarët e forumit flasin mbi veten (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=310)
-- kush ju shtyu te regjistroheni ne kete forum? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17657)
Lubi po c'te besh, qe tashme s'kemi me ate kohen e bollshme dhe zellin e dikurshem.
Eshte e kote qe kerkojme qiqrra ne hell, sepse te gjithe ne kemi marre pjese ne rritjen e ketij e forumi, dhe fale nesh qe ky forum eshte i tille sot. Me shkrimet tona, me gezimet tona, me hidherimet tona, me problemet tona.
C'do gje e ndanim ne forum.
Te them te drejten, nuk kam me ate kohe dhe ate deshire te te shkruaj gjate e gjere ne te gjithe temat e mundshme, edhe pse rri gjithe diten ne net, sepse e kam mjet pune, kjo s'do te thote qe te harxhoj gjysmen e dites duke u marre me forumin.
Ato pak here qe hyjme, mundojme te bejme nje dore gallate, sepse gjate dites kemi kaluar momente stresi duke qene sa me serioz dhe profesional ne pune, shkolle ose kudo qofshim. Pra e vetmja shplodhje dhe defrim qe dikujt mund t'i ngeli ne oret e vona te darkes, eshte forumi. Dhe normalisht shumica e perdorin per defrim.
Agata, cudi pra se si temat e tua, fillojne mire dhe perfundojne gjithmone ne personale.
Une do te te keshilloja, qe gjerat qe flet ne msn ose ne fb te te rrijne sekrete.
Nuk kane pse behen publike gjithe ato gjera qe ke shkruajtur, sepse sic thua dhe vete, shumica e shkirmeve te tua keqkuptohet ose keqinterpretohen.
E shikoj qe ne c'do teme qe hap, ti do te perfundosh gjithmone tek argumenti chit-chat.
Nuk them qe e ke gabim, por nuk mund t'i imponosh te tjerve te shkruajne mendime serioze, apo te mos bejne batuta sepse dikujt mund mos t'i pelqejne.
Leri te tjeret te shprehen ashtu sic kane deshire. Boll strese kalojme gjate dites, duke perdorur seriozitetin ne maksimum.
Eshte e kote qe ja ven fajin Moderatoreve apo Admineve, per mos kujdesje te forumit, sepse nuk te perket nga nje ane.
Mendoj qe je aq e zgjuar te kuptosh vete, qe edhe limiti ka kufi.
Sepse ti shpesh here nuk e kupton veten, por here sillesh si nje engjell, here sillesh si nje djall, here behesh komplet fallco. Jane komplekse te personaliteti tend qe dalin ne pah, nga mesazhet e tua.
Sinqerisht qe shpesh here nuk te kuptoj fare.
Edhe te lutem mos i merr si ofendime keto qe te shkruajta, sepse thjesht jap mendimin tim, dhe mundesisht te jap keshillen time, si nje shoqe virtuale.
Mundohu te kuptosh veten, ku ke gabuar, pse gabon, pse te tjeret te keqkuptojne???
Pra beji analize vetes, qe nuk jane te tjeret gabim, por edhe ti ke ato gabimet e tua, qe sa te vogla o te medha jane, mund te kene lenduar dike.
Ika tani se skam me kohe te lire.
Re: pershendetje-dhe faleminderit Agata
Citim:
Po citoj ato që tha lubi
me duhet t'a falenderoj agaten jo se dua te nis kete mesazh me fjale jo te mira e verejtje koti-por po behen ca kohe qe sikur e detyroj veten te shtyj kohen e futjes ne forum pasi kane filluar te me lodhin ca tema:
te pershendes me kenge
cili eshte filmi yt i preferuar
cfare mendoni per maredheniet seksuale.................etj........etj.
jo se nuk duhen keto tema-por sikur nuk kane me ate nivel te duhur per nje forum si ky
me falni e di qe ka nje teme per "verejtjet "per forumin ndaj me ndjeni nese u bera e lig/////////////////////////
e kam hapur faqen time te pare te mesazheve ne kete forum ne 06/05/2005 vellai im me tha qe ia vlente pasi kishte shume intelektual qe shkruanin bukur e shume nivel te larte ne temat e bisedave
vitin e pare ketu si antare e forumit nuk do e harroj--jam argetuar pa mase e ndjej shume nostalgji per te gjithe miqte e mi virtual per te gjithe kenaqesine qe me kane falur dhe ju uroj nga thellesia e zemres cdo te mire kudo qofshin...........
Shume e sakte... Mund t'a kishit shkruan ne vend te mesazhit te me poshtem fajtor...
Ka Kohe qe sapo them diçka ne ndonje teme te ketij forumi ofendohem gjithnje nga te njejtit persone. Me duket shume e pa drejte, per arsyen e vetme se nuk permend askend, ekurre nuk ofendoj... Keni te drejte te mos ndani te njejtat opinione me mua, te mendoni c'te doni per mua por jo te me ofendoni...
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Njerezit ecin ne jete, kane probleme te tjera, kalon faza e internetit. Edhe une jam merzit e do desha mos merresha me internet fare ca here.
Mos e vrit mendjen, jane ulje ngritje normale qe ndodhin pavarsisht ndonje semundje nostalgjike apo nostalgjie te semure.
P.s. Gjithe ajo mjekesi per tumore e kancer, si nuk u kujtua njeri te hape repartin psikiatrik per do raste.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Te diskutosh me ty Agata dmth te pranosh nje sistem vlerash te permbysura. Fisnikeria eshte ne shpirt, jo ne kulturen e çale per tu dukur e tille. Para se te kapesh me dashuri te pafundme dhe embelsi virtuale, ki respekt per ata qe kancerin e kalojne vertet. Meso nga fisnikeria e tyre.
Kam akoma mesazhet e tua private ku kerkon falje per destabilitetin mendor qe te karakterizon. Dhe ndryshe nga ç'mund te mendosh, jam aq fisnik sa ti tregoj njerezve qe te kam respektuar me shume sesa ti ke respektuar prejardhjen tende. Prandaj mos i mesho shume muhabetit.
E di qe do vazhdosh ndjelljen e sentimenteve virtuale per kohe te gjate. Por beje pa mu referuar mua ne te ardhmen. Eshte ne te miren tende (dhe te kesaj temes).
Ps. Kam pershtypjen qe passwordet e humbura do i gjesh tani qe te duhen. Edhe ato kusherirkat qe cituan Syrius shume te zonjat. Te keqen e treditorshit.
Agata urime per temen....
Un mendoj se ti ke nevoj per sex mo lali.. dhe ben mire qe e shpreh ne kete menyre me hapje temash
Kam filluar te kem frike. Si quhet kur te parashikojne mendimet?
P.s. ...
P.p.s. ...
P.p.p.s. leje se s'po e them
Se harrova ti pergjigjesha temes...!
Mua sme ka shtyre ndonje gje e vecant qe te regjistrohem.. po gati 6 vjet si lexues i her pas hershem thash hajd po regjistrohem dhe une per me bo ndonje diskutim/shaka apo ndonje thashethem.
Me ka pelqyer shume fh me pare, ishte vertet shume bukur te lexoje disa ketu.. si Ami, Tresh, kan qen nja dy cuna nga Tirona emrat spo ua mbaj mend.. po shkruanin bashk zakonisht ata.. cuna shume fantastik. Kontinenti gjithashtu, edhe pse nxehej me antaret ndonje here dhe u kerkonte adresa shpis per shqyemje etc etc. Gjithashtu dhe shume cuna te tjere. Gocat qe kan shkruajt ne fh ne kohen 2004-2006 kan qene shume interesante pseudonimet sua mbaj mend.. po sic ka permend agata.. si wydra, amori, topolake dursake, mizza, nje qe dilte me doren para fytyres ne foto se i kishte inat paparacet :p lela dursake e disa t etjera qe i kam ne kujtes po si mbaj mend si pseudonime.
Sic tha dhe fajtori, qe e mira e ketij forumi eshte se ka qene gjithmon i hapur dhe ska pas probleme. Forumi shqiptar nga ana tjeter, do thonja eshte me shume nje forum orthodox ose me sakt i kthyer ne i tille.
Peter une akoma ketu jam....mund te me lexosh here pas here
Ato 2 cunat tirons kane qene Bledi dhe Shenjtori.....pupupu ca gallate me meze e raki.....
Re: Re: pershendetje-dhe faleminderit Agata
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ajo qe duhet te pyesimn veten eshte "kemi nostalgji per forumin si ishte, apo per veten tone 6 vjet me pare"?
.
mbaj mend qe jam regjistruar per kuriozitet me teper...duke googlu sa andej kendej pashe zonen e mjekesise tek forumihorizont (faqja e fajtorit mbaj mend qe hapej naiher per konget qe ka :p)... pastaj me terhoqi nje teme mbi ngjyren e syve qe kishte hapur analistja...te tjerat pastaj ardhen si pasoje!
sot shkruaj me pak dhe vezhgoj me shume ne hije,por mund te them qe forumi ka qene nje pjese qe i kam dedikuar jo pak kohe dhe me sherbeu si per te njohur njerez interesante si per te ndare ide me te tjere. po ashtu me sherbeu per te krijuar bazat per ndonje ide interesante qe mund te vijoje ne te ardhmen! nese lexohen ato gjera qe kam shkruajtur me behet qejfi sepse ndoshta ndokush ka perfituar ndonje gje, e nese nuk lexohen prap ato shkrime ngelen pasuri e ketij forumi (nuk o qe kushtojne shume po prap aty le te rrine :p)
forumi do kete ecurine e vet me ngritje e zbritje dhe kjo gje eshte ecuria natyrale e nje komuniteti! kam marre pjese ne shume e shume sherre nga te cilat kane lindur ndryshime dhe miqesi,por qe kane cuar edhe ne ide te reja si per tu shmangur dhe te mos u perseritur. ajo qe duhet te kemi parasysh dhe qe askush nuk mund ti beje gje eshte qe koha ndryshon...dhe cdo gje do ti pershtatet ketij ndryshimi!
Nese mendoni qe shkrimet e viteve te para ishin ato me te vecantat, do tu keshilloja ti "sillni serish ne jete" ato tema dhe te vazhdoni ate seri mendimesh qe ato persona kane lene! Ata persona me te vertete qe dhane ide interesante por duhet thene qe ishin fillimet dhe te gjithe ishin te etur per te shprehur mendimet e tyre ne nje menyre te re. Ne nje fare menyre, kane shkruajtur ne nje liber qe kishte faqet e bardha Ndoshta ata persona po ti sillje sot, mund te mos kene te njejten fantazi dhe grade shprehjeje qe kane pasur atehere, kjo per periudhen qe u gjenden dhe per deshiren per te thene dicka qe "i ziente" ne shpirt !
p.s: ah,po...forumi me sherbeu edhe me mesu me shkrujt me 10 gishta pa pare me tastjeren :p
Plotesisht dakort me Ns6. Eshte nje teme ketu qe titullohet "a ndryshon njeriu per 6 muaj" une them po. Ne 6 vite eshte pak me e veshtire
Kontribut nuk kane dhene vetem persona gjigande te mendimit dhe punes si Plloshtani, Admirali, Tresh Iliriusa Fajtori etj, punes energjike emocionale te Kontinentit, profesorit, durimin e Kotkes tetos pse jo edhe poezite Indrit, shkrimet e klodel, kritikat kunjat e cedrus, pompozitetet e Brigantit, erious, Daedal apo tek mjeksia si Ns6 tek besimet fetare Erzeni_be, temat shoqerore te Bdb -Gjergj Kastriotit etj etj etj. Secili nga keta persona ka dhene kontributin e tyre personal ne ndertimin e ketij forumi, dikush eshte akoma, dikush eshte larguar nga forumi normal sikurse ne jeten e vertete. Do me duhej te beja nje liste te gjate, ashtu sikurse kam nje liste te gjate te personave qe shkruajne akoma dhe jane shume aktive apo disa qe jane frekuentatore te rregullt shkruajne me pak etj. Dikush ka perfituar pervoje, eksperience dhe ndoshta e shpreh diku tjeter ne menyre tjeter dhe ketu mundohet te ngelet gjithmone i njejti e keshtu me rradhe....
Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 » Trego 155 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.