Forumi Horizont Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 »
Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- poezi te poeteve te huaj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2098)


Postuar nga volter datë 08 Nëntor 2005 - 16:39:

Cassian Maria Spiridon

Pastel i bardhe

Pranveres i kane mugulluar gjinjte
sa te rinj jane
te papermbajtur
nga buzet e ftohta e lotet
qe tjeter gje lumnit te shpejte
do te mbetet
nga perqafimet i lumtur i gjetheve
ne syrin e kristalte te qetesise

I bardhe-qiriri i ballit
ia ndjek Henes
feshferimin e perhirte (te heshtjes)
i rradhit pikat e shiut
te rralla dhe indiferente
ne pasqyren e kohes


Postuar nga volter datë 08 Nëntor 2005 - 16:41:

Roberto Marconi

Artific*

zjarret te ngjashme me zjarre
te vitit te shkuar nuk jane
ne syte e nje femije
zhurma e shperthimit me vjen


Postuar nga volter datë 08 Nëntor 2005 - 16:43:

Kama Kamanda

Namatisje shenjterore

Shpirti im ne thellesite e mijevjeçareve
larteson pasigurine e absolutes,
shtrengimin e fateve
dhe jehun e zanafillave te perendise se paarritshme
ne ngerçe amshimi,
ndaje muzgun, o enderr!
Vdekja madheron ankthet
si shtrengata qielli
na frikeson kur heshtja afrion,
toka i pret blatimet
fryma e pavdekesise sone pengohet e bien
gjurmeve tona te njemendta!
kur jeta me guxim
perballon çdo disfate,
qe te lidh gjakun tone vdekatar
me tere rrenjet e kohes pa fund.


Postuar nga volter datë 08 Nëntor 2005 - 16:44:

Kama Kamanda

Mjeshter i zemrave

Ç'kemi gjetur njerezore te tjetri?
E pranoni? Njeriu duhet perkryer!
Dashuria eshte mjet qe persos
Endrra dhe materie!
Mjeshtrit i duhet zjarr farkash!
Poetit-pena e piktorit-brusha
per te punuar ne rilindjen e gjerave!
Rifilloni me ngadale dhembshurine ndaj perendive,
dhe sajoni me butesi madheshtite e shpirtit;
Se jeta do te na fisnikeroje me lumturi
gjer te tokat sekrete ku sundon fati!


Postuar nga volter datë 08 Nëntor 2005 - 16:45:

Anders Johanson

Silueta

Brenda ne mjegull eshte aqe erret
sa ngjyra humbin.
Dikush prene nje siluete
ne leter te zeze
duke menduar se ka zbuluar nje zot.


Postuar nga volter datë 08 Nëntor 2005 - 16:46:

Anders Johanson

Pamjet

Dikur moti
enderroja shkalle te larta, te paqendrueshme
te zgjatura drejt qiellit.
Tash me afer barit
vras nganjehere mendjen
nese nje skeletdruri kah drita
me do diçka mua.

Ndoshta eshte pamja e nje zjarri
ajo ngrohtesi qe çdo njeri
mund ta ndjej per vetveten.

Nese mund ta shihte vetveten nga largesia
dhe t'ia lakmonte vetes ate jete te jetuar.


Postuar nga volter datë 08 Nëntor 2005 - 16:48:

Silke Blumbach

Syri i kalter

Syri i kalter
ku dehyem dhe ku mbyllem naten
pa ditur a eshte Atlantiku a Joni

ky burim dhe ky det i çilter
ku kalojne lembet dhe karavelat e endrrave
ku Onhezmiti fryn gjer ne Brazil

ku harroj dhe ku kujtoj
ku jeten e gjej per ta shperndare bujarisht
me dy sy te kalter


Postuar nga volter datë 08 Nëntor 2005 - 16:49:

Claudine Helft

Poeme per te huajin dhe trendafilin

Shpirtrat e te ndjereve tane sogjojne
ne te njejten largesi
endrra e tyre eshte ofkellima e se njejtes nene.

Ti do te me thuash:qindjeteshat e mberriten ferrin,
ndersa une do te pergjigjerm: Ishte dje, ishim vellezer.

Mos pyet me ku jane vendet e mia, baballaret e mi
ngaqe nuk do t'i kerkoj ne erresiren e diteve
rrenjet e rrenjeve te mia.
Te huaj!


Postuar nga volter datë 08 Nëntor 2005 - 17:15:

Fshehtesia e lirise

Claudine Helft

Fshehtesia e kaltersise. Fshehtesia e lirise.
ideja e njejte, ndersa pergjigjja cdohere e njejte
pyetje e njejte.
duket sikur po noton pa timon
neper shpresen e stermadhe, ne detin e gjere
eshte e pamundur te lexohen spirancat; ne toke
portat nuk gjenden. Ankorimi eshte i paqarte.
Drejtimi i mjegullt, anija lundron me veshtiresi
te hapen velat, era zhurmon
vetem heshtja si pershendetje duket ne horizont

Ka mbetur vetem njeriu te besoje ne bregun e vetmise se vet.


Postuar nga volter datë 08 Nëntor 2005 - 17:21:

Alfons DOVANA

Ç' eshte jeta

Foli jeta, tha:"Jam zjarri qe nuk shuhet kurre nje here
jam nje rreze qe ka lindur te jetoje ne perjetesi
jam nje vale elektriku, nje shkendi per syt' pa vlere
jam atom' e elektron e jam foton e energji"

"Jam levizja e vetedijshme, embrion prej dashurie
s'u kujdesa te shenoja dit'n e ardhjes per mbi dhe
porsa zbrita prej se larti ne keto vende arratije
mori ndjenj' pavetedija e me pyeti prej nga je?

"Isha prehja- e pergjumur ne Kaos te zbrazdesires...
por levizja se si lind prej kesaj prehje ne shkreti?
prej kesaj nate qe fal driten, prej kesaj drite t'erresires
qe rilind e qe rishuhet e rindizet perseri"

Foli jeta, tha:"Jam zjarri qe ka ndezur Promotheu
jam shkendija me e lashte e nje flake te persosur
jam dhe drita e qiellit kalter, jam dhe lenda e ketij dheu
para meje s'kan' jetuar hapesirat e pasosur".

"Un' jam forca, energjia e levizjes pa bitisur
se ne prehjen e pergjumur, n'gji te lendes se pashuar
ndrisin yje, konstelata neper qiellin e qendisur
se jam vale elektriku, energji e pashterruar.

--------------------------------------------------------

I sodisa si- i marrosur! psheretita:" Ç'eshte jeta"?
foli truri me tha:"Varre!" por nuk dua te besoj.
Rendin yjet vezulluar...i brengosur ja e gjeta:
Eshte nje lot ne dite maji, eshte nje lule ne dhjetor!

22. 7. 1954


  Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 »
Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.