Forumi Horizont | Gjithsej 28 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 280 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Islamizmi. Nje fatkeqesi kombetare e shqiptareve?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2848)
Cdo gje eshte relative,dicka qe ty mund te duket si problem mua munde te me duket si dicka qe karakterizon shume njerez objektive
Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Une thjeshte po shpreh nji opinion thjesht po them ate qe kam degjuar........
Por dua ti pergjigjem pyetjes ....Nese SHqiperia do te ishte vend Kristian do te kishte mundesi te hynte ne Evrope?un them PO..........
Ndersa persa i perket fjales PSEUDO jemi ketu te shprehim thjesh opinione un nuk kam thene qe jam Patriot ,por opinionin nuk ma ndalon njeri .......Kurse ju jeni "PATRIOT TE SHQUAR " qe mbroni me fjale te rreme ose i beni qefin vetes dhe nuk shihni realitetin ,ose rrugen qe ndjek SHqiperia...........Persa i perket renies qeverise Berishes e dini pse RA....piramidat ,hyrjen e SHqiperise ne koferencen islamik lidhjet me sherbimet sekrete ,Tirana u kthye ne metropol i botes Arabe etj etj etj persa i perket myslymanizmit.........DHe Evropes dhe U.S. nuk i pelqen kjo gje ................Eshte e kot te shkruaj doni me hy ne BE ........per te hyre keni.. Jam me ate rini moderne ajo rini qe deshiron nje kulture Evropiane e jo PERCEN.........Ne opinionin tim dua ta mbyll viv la republik e viva Europe riunite me SHqiperine ..............
Eniss ka te drejte kur thote se nuk mund te diskutosh per fene ne menyre te vecante, sidomos ne Ballkan, pa analizuar aspektet politike, sociale dhe ekonomike dhe se si ndikoi feja ne keto aspekte.
Dikush me pare ne kete forum tha se besimi fetar eshte nje evolucion shoqeror. Le te analizojme nga ana historike se si "evolucioni" i fese myslymane ka ndikuar ne te kaluaren, te sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise.
Pyetja eshte: Islamizmi, nje fatkeqesi kombetare?
Shqiptaret, qe nga Iliret dhe deri te Arberit (dhe ne nje fare mase edhe sot) kane qene te organizuar ne fise. Ky organizim ka bere te mundur mbijetesen e shqiptareve perballe sulmimeve te ndryshme (sulmimeve romake, sllave, visigoge, etj.) Ne te njejten kohe, per arsye mbijetese kryetaret e fiseve kane bere disa "kompromentime." Shqiptaret ne pergjigjesi u konvertuan nga paganizmi ne te krishtere, shume shpejt, pa dhune, ne krahasim me vende te tjera (per shembull, Rome.) Gjithashtu, kur Krishterimi u nda ne Orthodoks dhe Katolik, kufijte e te cileve leviznin lart e poshte neper Ballkan, kryet e klaneve shqiptare u adoptuan sipas interesave te tyre. Popullesia, e organizuar ne menyre te tille, konvertohej sipas deshirave te kryetarit te fisit.
Shqiptaret fillimisht perballuan sundimin Otoman, ne menyre te vecante gjate kohes se Skenderbeut. Me vone situata ndryshoi. Perandoria Otomane, per te sunduar ne menyre sa me efektive e ndau popullesine e pushtuar ne tre milete: orthodokse, cifute dhe gregoriane (kjo e fundit perfshin Armenine dhe katoliket.) Myslymanet perbenin de facto miletin e katert. Duhet theksuar se perandoria Otomane ishte perandori Islamike, qe ndiqte ligjet e Islamit, sipas te cileve ethniciteti nuk ka rendesi. Fjala "komb" ishte ekuivalente me fene. Per shembull, ne miletin orthodoks u futen shqiptaret, sllavet, greket, bullgaret pa dallim, nen pergjegjesine e Patriarkanes greke.
Miletet jo-myslymane duhet te paguanin shume taksa, ne menyre te vecante taksen e diskriminimit. Nga ana ekonomike, perandorise nuk i interesonte te konvertonte te krishteret, sepse te ardhurat me te medhaja vinin nga shfytezimi i kesaj popullesie. Megjithate, shqiptaret gjate shek. 17-18 filluan te konvertoheshin ne mase, sepse kryet e fiseve u konvertuan per te evituar taksat e renda. Jo vetem qe shqiptaret u konvertuan, por ishin dhe "qytetare shembull" te perandorise. Eshte fakt shume i njohur qe kishte te pakten 30 vezir te me origjine shqiptare.
(Duhet theksuar se greket dhe sllavet nuk u konvertuan, me perjashtim te Bosnies qe erdhi si rrjedhoje e nje dundje popullesie turke-myslymane ne ate zone.)
Ndarja e perandorise ne vilajete dhe cifliqe pati gjithashtu nje efekt mjaft negative sidomos per shqiptaret, gje qe e vuajme dhe sot. Territoret shqiptare u ndane nderjmet nje pakice familjesh (ose sherbetoreve me te mire te perandorise.) Si rrjedhoje, edhe sot nuk jemi te mundur te kalojme ligjin e tokes/prones. Ne Greqi, toka u ri-shpernda gjate viteve 20. Ndersa ne Shqiperi, deri pas luftes se dyte boterore, pronat nuk u ri-shperndane. (Ky shembull u soll per t'i pergjigjur pyetjes se nen-forumit.)
Shek. i 19-te ne Ballkan u karakterizua nga levizja per pavaresi te vendeve te Ballkanit me perjashtim te Shqiperise. Serbia, Greqia arriten pavaresine, 1825-1835. Ne Shqiperi, familjeve te medha nuk u interesonte qe te shkeputeshin nga perandaria (me perjashtim te Ali Pashes, per arsye personale dhe jo kombetare.) Shqiptaret filluan te organizohen vetem perballe rrezikut Serb dhe grek.
Le te kthehemi serish tek pyetja, a eshte Islamizmi fatkeqesi kombetare. Pergjigja eshte po, per shume arsye. Shqiptaret i paguan shtrenjte taksat qe u munduan te evitonin. E para, duke pasur parasysh sesi u nda popullesia ne milete, myslymanet ne Ballkan u pane nga vendet e fqinje si rrezik, por ne te njejten kohe si left-overs te perandorise otomane. Gjate shkembimit te popullesise midis Greqise dhe Turqise, 1.3 milione greke u shperngulen nga Turqia, gjithashtu myslymane ne Greqi u shperngulen ne Turqi, duke perfshire popullesine came te konvertuar. Duhet theksuar se camet te krishtere nuk u shperngulen. Gjithashtu, shume shqiptare kishin qene ne krye te vilajeteve ne territore greke. (ne nje periudhe kohe, ne krye te vilajetit te Thesalonikut ishte nje shqiptar.) Shqiptaret u bene sinomim me Turqine, gje qe rriti armiqesine mbi dy kombet, qe kishin bashkejetuar per qindra vjet pa probleme.
Nga ana ekonomike, pervec ligjit te tokes, shqiptaret vazhdojne te vuajne konsekuencat e pushtimit otoman, sistemi fiskal i te cilit ishte shume i prapambetur. Gjate 500 vjet te pushtimit, nuk u bene perpjekje per zhvillim ekonomik, perandoria vazhdonte te theksonte zhvillim ekonomik vetem per mbijetese, duke harxhuar pjesen me te madhe te te ardhurave per ushtrine. Nga ana sociale, roli i femres u minimizua, dhe femrat u diskriminuan, dhe sistemi patriarkal hodhi rrenje te thella ne shoqerine shqiptare.
Urrejtja midis te krishtereve dhe myslymaneve gjithashtu u rrit. Bile edhe gjate sistemit komunist, sidomos ne Veri, martesat ndermjet njerezve dy feve te ndryshme ishin shume te rralla, dhe pothuajse te ndaluara.
Persa i perket te ardhmes, n.q.s dikush mendon se fakti qe jemi myslymane nuk do ndikoje per pjesemarrijen ne EU, e kane shume gabim. Dikush solli si shembull Turqine ..... para disa ditesh perfaqesuesit te EU thane se Turqia nuk mund te konsiderohet te pakten per nja 10 vjete.
Pervec prapambetjes ekonomike dhe politike, fakti qe jemi anetare te Vendeve Islamike do vihet ne dukje sa here qe diskutohet anetaresimi i Shqiperise ne EU.
Gjate ketij diskutimi kam lene jashte shume shembuj te ndryshem, per arsye kohe.
Doja te shtoja dicka persa i perket fjales "Feja shqipare eshte shqiptaria." Aryeja qe rilindasit sollen kete patrulle per bashkimin e trojeve shqiptareve ishte per shkak te percarjes se shqiptareve si rrjedhoje e fese. Rilindasit donin te benin bashkim te kombit ne baze te popullesise qe fliste shqip. Megjithate, ne cdo perkufizim te fjales komb, gjuha nuk eshte i vetmi element i perbashket, sidomos ne Ballkan. Fjala "komb" perfshin gjuhen, zakonet, kulturen, traditat, dhe si rrjedhoje dhe fene. Prandaj nacionalizmi grek dhe sllav "paten sukses" ne Ballkan mbi shqiptaret.
E perserise, taksat qe deshim te evitomim para tre shekujsh, vazhdojme t'i paguajme sot ........... shume me shtrenjte.
Jam shume dakord per ato qe shkruante NYCgirl ,dhe i ka kap me baze cdo gje .......
Per sa i perket deklarimit te fundit qe erdhi nga Tirana .......
SHQIPERIA si QIPRO
cmendim keni ????????????????
Te shpresojme qe mos te arrisim deri ne ate pike ........
Tema eshte shume interesante dhe habitem si nuk paskem shkruar me pare.
Pikesepari Admirali dhe Rudolf nuk e shoh aspak hapjen e kesaj teme nga Eniss si tendencioze, dialektikisht antinacionaliste dhe katolikocentrike, ndonese ne vetvete kam si preferencat e mia po ashtu edhe objeksionet e mia ndaj radikalitetit dhe myslimanofobise qe shpesh here karakterizon nje nga pendat me te shquara te letersise Shqiptare
Nuk eshte hera e pare kur kemi te bejme me keto luhatje te personalitetit te shkrimtarit i cili pas viteve 90 ( sepse para kesaj kohe i kerkonte falje diktatorit ne poezite e tij , qe nuk mund te merrte dite nga jeta e vet edhe tia jepte ketij te fundit apo krahasonte partine me diellin ne prozen e tij ) ne pronocimet e tij sic eshte rasti i mesiperm permendur nga Eniss ku shkrimtari ne nje interviste dhene gazetes "La figaro" konsideron islamizmin si nje fatkeqsi kombetare te shqipetareve, apo nje interviste te dyte dhene televizionit francez TV5 ne 1996, apo me se fundi kumtesa e tij ne hapjen e ceremonise " Per Harmonine Fetare ne Shqiperi" hedh benzine ne zjarr ne menyra direkte apo jo, hap debate midis krereve te religjioneve fetare ne Shqiperi
Nuk eshte hera e pare kur shkrimtari, i veshur nen perkun e nje prej njerezve me te lexuar shfaq tendencat e tij politike ne menyre direkte , apo edhe duke qene i propozuar nga te tjere, sic eshte rasti zgjedhjeve parlamentare ne 2001 ku Kadare shihej si nje nga presidentet konsensual potencial , apo rasti i fundit i levizjes MJAFT aq shume prpoganduar edhe ne kete forum nga amerika e larget,nga zoti Ed Zaloshnja ku qellimi perfundimtar i pakryer ishte politizimi i kesaj levizje dhe krijimi i nje lobi te trete politik me ne krye "engjellin Kadare", si e vetmja rrugezgjidhe per te nxjerre Shqiptaret nga kriza.
http://www.alb-net.com/pipermail/al...on-20030512.txt
Personalisht ndonese jam mysliman dhe ne nje moment te shkurter nuk me pelqen kur degjoj thirrjen e ekzanit ne nje mbasdite kur jam me nje miken time amerikane, apo te shoh ne rruge mbeturinat e nje tregu oriental, eshte vetem nje moment i shkurter ky i dyshimit apo i frikes sepse ne fund te fundit jam Shqiptar
Citim:
Po citoj ato që tha NYCgirl
Eniss ka te drejte kur thote se nuk mund te diskutosh per fene ne menyre te vecante, sidomos ne Ballkan, pa analizuar aspektet politike, sociale dhe ekonomike dhe se si ndikoi feja ne keto aspekte.
Dikush me pare ne kete forum tha se besimi fetar eshte nje evolucion shoqeror. Le te analizojme nga ana historike se si "evolucioni" i fese myslymane ka ndikuar ne te kaluaren, te sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise.
Pyetja eshte: Islamizmi, nje fatkeqesi kombetare?
Shqiptaret, qe nga Iliret dhe deri te Arberit (dhe ne nje fare mase edhe sot) kane qene te organizuar ne fise. Ky organizim ka bere te mundur mbijetesen e shqiptareve perballe sulmimeve te ndryshme (sulmimeve romake, sllave, visigoge, etj.) Ne te njejten kohe, per arsye mbijetese kryetaret e fiseve kane bere disa "kompromentime." Shqiptaret ne pergjigjesi u konvertuan nga paganizmi ne te krishtere, shume shpejt, pa dhune, ne krahasim me vende te tjera (per shembull, Rome.) Gjithashtu, kur Krishterimi u nda ne Orthodoks dhe Katolik, kufijte e te cileve leviznin lart e poshte neper Ballkan, kryet e klaneve shqiptare u adoptuan sipas interesave te tyre. Popullesia, e organizuar ne menyre te tille, konvertohej sipas deshirave te kryetarit te fisit.
Shqiptaret fillimisht perballuan sundimin Otoman, ne menyre te vecante gjate kohes se Skenderbeut. Me vone situata ndryshoi. Perandoria Otomane, per te sunduar ne menyre sa me efektive e ndau popullesine e pushtuar ne tre milete: orthodokse, cifute dhe gregoriane (kjo e fundit perfshin Armenine dhe katoliket.) Myslymanet perbenin de facto miletin e katert. Duhet theksuar se perandoria Otomane ishte perandori Islamike, qe ndiqte ligjet e Islamit, sipas te cileve ethniciteti nuk ka rendesi. Fjala "komb" ishte ekuivalente me fene. Per shembull, ne miletin orthodoks u futen shqiptaret, sllavet, greket, bullgaret pa dallim, nen pergjegjesine e Patriarkanes greke.
Miletet jo-myslymane duhet te paguanin shume taksa, ne menyre te vecante taksen e diskriminimit. Nga ana ekonomike, perandorise nuk i interesonte te konvertonte te krishteret, sepse te ardhurat me te medhaja vinin nga shfytezimi i kesaj popullesie. Megjithate, shqiptaret gjate shek. 17-18 filluan te konvertoheshin ne mase, sepse kryet e fiseve u konvertuan per te evituar taksat e renda. Jo vetem qe shqiptaret u konvertuan, por ishin dhe "qytetare shembull" te perandorise. Eshte fakt shume i njohur qe kishte te pakten 30 vezir te me origjine shqiptare.
(Duhet theksuar se greket dhe sllavet nuk u konvertuan, me perjashtim te Bosnies qe erdhi si rrjedhoje e nje dundje popullesie turke-myslymane ne ate zone.)
Ndarja e perandorise ne vilajete dhe cifliqe pati gjithashtu nje efekt mjaft negative sidomos per shqiptaret, gje qe e vuajme dhe sot. Territoret shqiptare u ndane nderjmet nje pakice familjesh (ose sherbetoreve me te mire te perandorise.) Si rrjedhoje, edhe sot nuk jemi te mundur te kalojme ligjin e tokes/prones. Ne Greqi, toka u ri-shpernda gjate viteve 20. Ndersa ne Shqiperi, deri pas luftes se dyte boterore, pronat nuk u ri-shperndane. (Ky shembull u soll per t'i pergjigjur pyetjes se nen-forumit.)
Shek. i 19-te ne Ballkan u karakterizua nga levizja per pavaresi te vendeve te Ballkanit me perjashtim te Shqiperise. Serbia, Greqia arriten pavaresine, 1825-1835. Ne Shqiperi, familjeve te medha nuk u interesonte qe te shkeputeshin nga perandaria (me perjashtim te Ali Pashes, per arsye personale dhe jo kombetare.) Shqiptaret filluan te organizohen vetem perballe rrezikut Serb dhe grek.
Le te kthehemi serish tek pyetja, a eshte Islamizmi fatkeqesi kombetare. Pergjigja eshte po, per shume arsye. Shqiptaret i paguan shtrenjte taksat qe u munduan te evitonin. E para, duke pasur parasysh sesi u nda popullesia ne milete, myslymanet ne Ballkan u pane nga vendet e fqinje si rrezik, por ne te njejten kohe si left-overs te perandorise otomane. Gjate shkembimit te popullesise midis Greqise dhe Turqise, 1.3 milione greke u shperngulen nga Turqia, gjithashtu myslymane ne Greqi u shperngulen ne Turqi, duke perfshire popullesine came te konvertuar. Duhet theksuar se camet te krishtere nuk u shperngulen. Gjithashtu, shume shqiptare kishin qene ne krye te vilajeteve ne territore greke. (ne nje periudhe kohe, ne krye te vilajetit te Thesalonikut ishte nje shqiptar.) Shqiptaret u bene sinomim me Turqine, gje qe rriti armiqesine mbi dy kombet, qe kishin bashkejetuar per qindra vjet pa probleme.
Nga ana ekonomike, pervec ligjit te tokes, shqiptaret vazhdojne te vuajne konsekuencat e pushtimit otoman, sistemi fiskal i te cilit ishte shume i prapambetur. Gjate 500 vjet te pushtimit, nuk u bene perpjekje per zhvillim ekonomik, perandoria vazhdonte te theksonte zhvillim ekonomik vetem per mbijetese, duke harxhuar pjesen me te madhe te te ardhurave per ushtrine. Nga ana sociale, roli i femres u minimizua, dhe femrat u diskriminuan, dhe sistemi patriarkal hodhi rrenje te thella ne shoqerine shqiptare.
Urrejtja midis te krishtereve dhe myslymaneve gjithashtu u rrit. Bile edhe gjate sistemit komunist, sidomos ne Veri, martesat ndermjet njerezve dy feve te ndryshme ishin shume te rralla, dhe pothuajse te ndaluara.
Persa i perket te ardhmes, n.q.s dikush mendon se fakti qe jemi myslymane nuk do ndikoje per pjesemarrijen ne EU, e kane shume gabim. Dikush solli si shembull Turqine ..... para disa ditesh perfaqesuesit te EU thane se Turqia nuk mund te konsiderohet te pakten per nja 10 vjete.
Pervec prapambetjes ekonomike dhe politike, fakti qe jemi anetare te Vendeve Islamike do vihet ne dukje sa here qe diskutohet anetaresimi i Shqiperise ne EU.
Gjate ketij diskutimi kam lene jashte shume shembuj te ndryshem, per arsye kohe.
Doja te shtoja dicka persa i perket fjales "Feja shqipare eshte shqiptaria." Aryeja qe rilindasit sollen kete patrulle per bashkimin e trojeve shqiptareve ishte per shkak te percarjes se shqiptareve si rrjedhoje e fese. Rilindasit donin te benin bashkim te kombit ne baze te popullesise qe fliste shqip. Megjithate, ne cdo perkufizim te fjales komb, gjuha nuk eshte i vetmi element i perbashket, sidomos ne Ballkan. Fjala "komb" perfshin gjuhen, zakonet, kulturen, traditat, dhe si rrjedhoje dhe fene. Prandaj nacionalizmi grek dhe sllav "paten sukses" ne Ballkan mbi shqiptaret.
E perserise, taksat qe deshim te evitomim para tre shekujsh, vazhdojme t'i paguajme sot ........... shume me shtrenjte.
Fajin e ka Turku, fajin e ka Greku, fajin e ka Enveri , fajin e ka .....
ARMIKU I SHQIPERISE ESHTE VET SHQIPTARI.......
FAIK KONICA
Hani buken e e kombit SHqiptar dhe beni duvane e Turqise .............
Ne nje liber ishte shkruar,per popullin SHqiptar mbeturinat e imperatorise Turke............
Deri sa shkruaj shqip deri sa bej zakonet e atij kombi deri sa e mbroj atje ku thojne albanese o alvanos ,atje ku ngrehen vetullat e mija ,atje veshtrimi eshte i rrepte ,atje ku fjala SHqipatar me jep nder dhe krenari..........
Historia ballkanase ne pergjithesi ,e me te bashke ,historia SHQIPTARE ,duhet te zhvishen sa me pare nga madheshtite e rreme hijerenda,aponga idelet roze,po aq te rreme.
Ajo duhet te pastrohet nga pluhuri qe mbulon te verteten ,nga pudra qe perpiqet te mbuloje turpin,nga joshja per cubnite dhe nga krejt kultura e krimit e paraqitur si kulture heroike.
Vetem kjo shpelarje do ta ndihmoje SHqiperine te kthjelloje ne fillim ndergjegjen,e fill pas asj mendesine e vet .
Gadishulli yne ,me shume e me ngutshem se kurdohere ka nevoje sot per te verteten.
Popujt e Ballkanit nuk duhet te kene frike nga e verteta ,sepse pavarsisht nga prapesite qe kane bere me shume zell ,ka gjase te kene megjithate ,nje bilanc te pergjithshem pozitiv................
Citim:
Po citoj ato që tha gosacameria
aaaaaaaaaaahhhhhhhhhaaaaaahhhh
po sa inat e ke turqit, dhe sa i mbron greket,,,
po mos na na kujtoh historine se e dim ,,,, ,
sespe me duket e cuditshme, se e tregon me nje urrejtje te madhe per turqit<pra desha me thene sipas teje sna paska lene turku ateher,, po tani a pse nuk thua qe greku po na pengon te krijojme nje shtet demokratik te vertete,,, se po te kthemi te historiaa kam frike se do te kthehemi te kali i trojes
desha nje pergjigje prej teje se spo e mar vesh se kush na la mbrapa,,, enveri , d m then diktatura me e repte, ne gjithe historine e botes, apo turku sipas teje, se sna pskan lene te mendojme , a te ETj...
greku qe nderhyn ne politiken tone te brendshme,,
dhe sa per ate shprejen .. feja e shqiptarit eshte shqiptaria eshte e drejte por me duket se ekemi then me siper , n q s i lexon ,,,,,
edhe njehere,,
greku qe nderhyn ne poltiken tone te brendshme,,,
turku sipas teje, a
diktatura kumuniste
besoj se turku jo, se mbase sdo ishim si franca o gjermani, sespe na paska humbur kohen sipas teje,,por te pakten,,
kroacia them se po,,,<<<<<
pershendetje nayc girl...
ciao gosacameria
Me duket se nyc-girl, ka shume te drejte.
Persa i perket Kroacise;
1- A je i bindur se ka qene e pushtuar nga turqia dhe nuk ka qene pjese e perandorise venedikase? (pjeserisht me duket)
2-A nuk e di se Tito ka qene kroat...?
3-A se di se kroatet jane te besimit katolik, dhe paten nje perkrahje te madhe nga Papa, dhe gjithe vendet katolike.
4-Demet qe pesoi Kroacia nga lufta nuk ma do mendja se kane qene me te medhe se demet qe ne i shkaktuam vetvetes ne 91,92 dhe 97.
ciao trojani
Ore do e mbyllni kete tem apo jo ? Jo per gje por nuk kemi per te dal nga ky qorrsokak kum kemi hyre , sot nuk dua te jap komente dua thjesht te them se jam krenar qe bej pjes ne komunitetin e fese myslimane edhe se nuk jam praktikant, jam krenar qe jam pjestar i nje familje came megjithse dikush e vuri ne dyshim qe jemi shqiptar(turp) dhe gjeja qe urrej me shume jan pseudo shqiptaret (nese doni ta fshini kete mesazh bejeni u be rruge tani)dhe ata qe duan te na percajn. Lamtumir te gjithve se u lodha duke thartuar trute per nje teme e cila i arriti frytet e saj , ate qe te na percante. Gjith te mirat nga DIABOLIC A'S
Gjithsej 28 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 280 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.