Forumi Horizont Gjithsej 155 faqe: « E parë ... « 73 74 75 76 77 78 79 80 81 [82] 83 84 85 86 87 88 89 90 91 » ... E fundit »
Trego 155 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Anëtarët e forumit flasin mbi veten (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=310)
-- kush ju shtyu te regjistroheni ne kete forum? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17657)


Postuar nga Klodel datë 21 Shkurt 2010 - 19:02:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
mbaj mend qe jam regjistruar per kuriozitet me teper...duke googlu sa andej kendej pashe zonen e mjekesise tek forumihorizont (faqja e fajtorit mbaj mend qe hapej naiher per konget qe ka :p)... pastaj me terhoqi nje teme mbi ngjyren e syve qe kishte hapur analistja...te tjerat pastaj ardhen si pasoje!

sot shkruaj me pak dhe vezhgoj me shume ne hije,por mund te them qe forumi ka qene nje pjese qe i kam dedikuar jo pak kohe dhe me sherbeu si per te njohur njerez interesante si per te ndare ide me te tjere. po ashtu me sherbeu per te krijuar bazat per ndonje ide interesante qe mund te vijoje ne te ardhmen! nese lexohen ato gjera qe kam shkruajtur me behet qejfi sepse ndoshta ndokush ka perfituar ndonje gje, e nese nuk lexohen prap ato shkrime ngelen pasuri e ketij forumi (nuk o qe kushtojne shume po prap aty le te rrine :p)

forumi do kete ecurine e vet me ngritje e zbritje dhe kjo gje eshte ecuria natyrale e nje komuniteti! kam marre pjese ne shume e shume sherre nga te cilat kane lindur ndryshime dhe miqesi,por qe kane cuar edhe ne ide te reja si per tu shmangur dhe te mos u perseritur. ajo qe duhet te kemi parasysh dhe qe askush nuk mund ti beje gje eshte qe koha ndryshon...dhe cdo gje do ti pershtatet ketij ndryshimi!

Nese mendoni qe shkrimet e viteve te para ishin ato me te vecantat, do tu keshilloja ti "sillni serish ne jete" ato tema dhe te vazhdoni ate seri mendimesh qe ato persona kane lene! Ata persona me te vertete qe dhane ide interesante por duhet thene qe ishin fillimet dhe te gjithe ishin te etur per te shprehur mendimet e tyre ne nje menyre te re. Ne nje fare menyre, kane shkruajtur ne nje liber qe kishte faqet e bardha Ndoshta ata persona po ti sillje sot, mund te mos kene te njejten fantazi dhe grade shprehjeje qe kane pasur atehere, kjo per periudhen qe u gjenden dhe per deshiren per te thene dicka qe "i ziente" ne shpirt !


p.s: ah,po...forumi me sherbeu edhe me mesu me shkrujt me 10 gishta pa pare me tastjeren :p



ja e kam dhene nje kontribut, kam terhequr nje koke mjeksie ne forum.
Nuk e di te tjeret por une e kam zgjeruar shume horizontin me temat e tua.
Jam dakort me ate qe sikur na vlonte dicka ne shpirt, ishte koha ishte s'e di situate komplet tjeter, sa hapje forumin vetem ide per tema lindnin.
Plus ka qene gjenerate tjeter, me interesa te tjera. Cdo gjenerate ka shijet e veta.
Njerezit ecin perpara, por meqe te gjithe jemi nostalgjike ne themel, rikthehemi te shohim si kane ndryshuar mendimet tona me kohen. Jam e sigurt qe shume veta e lexojne forumin edhe pse nuk shkruajne.


  Gjithsej 155 faqe: « E parë ... « 73 74 75 76 77 78 79 80 81 [82] 83 84 85 86 87 88 89 90 91 » ... E fundit »
Trego 155 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.