Forumi Horizont Gjithsej 155 faqe: « E parë ... « 80 81 82 83 84 85 86 87 88 [89] 90 91 92 93 94 95 96 97 98 » ... E fundit »
Trego 155 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Anëtarët e forumit flasin mbi veten (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=310)
-- kush ju shtyu te regjistroheni ne kete forum? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17657)


Postuar nga Deb* datë 22 Shkurt 2010 - 04:09:

Lubi sinqerisht nuk po e kuptoj ankesen tende. Me perpara vertet ka patur diskutime te shumta, por edhe chit-chate sa te duash me aq sa mbaj mend une te pakten. Vertet jam regjistruar ne 2007, por e kam ndjekur si vizitore dhe me pare.
Cilat tema serioze sipas teje po degradojne ne personale apo chit-chate?
Mund te thuash qe temat serioze nuk para po frekuentohen shume nga forumistet. Ketu po. Kjo eshte shqetesuese.

Temat ku behen chit-chat jane ato te sofrave, apo tema te lira per diskutim. Nuk besoj se me pare keto kane qene tema serioze apo jo?
Me thuaj ca tema serioze qe paskan degraduar ne tip big brother sipas teje dhe moderatoret nuk paskan nderhyre?
Ti vet cfare kontributi po jep si anetare e vjeter per ta ngritur perseri nivelin e ketij forumi? Te ankohesh e te gjesh gabimet e te tjereve eshte shume kollaj. Pse nuk e filloni nga vetja njehere?

Mos harro se ishte vet hapesja e temes qe e kaloi ne personale kete teme duke na sjell ankesat qe kane forumistet e vjeter me te cilet ajo ruan kontakte per renien e nivelit te forumit dhe kujtimet nostalgjike per ate kohe kur paskan qene vet aktive.

Nuk eshte nevoja tu kujtoni te rinjve ne forum si ka qene forumi, se ai/ajo qe do e shikon npm temave te hapura nga anetaret e vjeter qe kane ngelur pasuria e ketij forumi. Nuk po ua hedh njeri poshte punen, por perkundrazi i vleresojme edhe pse ne heshtje.

Tani me thuaj. Vertet duhet te ekzistoje nje teme e tille ku ju te qani kohen e shkuar? Fare mire mund ta beni ne privat.
Do e beni si tek ai humori me Koco Devolen ku qanin me orar per ate qe humben dhe se kthejne dot mbrapsht.


  Gjithsej 155 faqe: « E parë ... « 80 81 82 83 84 85 86 87 88 [89] 90 91 92 93 94 95 96 97 98 » ... E fundit »
Trego 155 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.